LIVE UPDATES
Ekonomi

Instituti i Vjenës rishikon me rritje PBB-në e Shqipërisë, e çon në 5%, vala e tjetër e pandemisë nuk krijon recesion

8 Korrik 2021, 05:01 Nga DOSJA
Instituti i Vjenës rishikon me rritje PBB-në e Shqipërisë, e

TIRANË– Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përmirësoi pritshmëritë për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit dhe në dy vitet në vijim. Në projeksionet e reja për 23 vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria instituti rishikoi me rritje projeksionet për ekonominë e 20 vendeve. Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 5 për qind më 2021 nga 4.5 për qind që ishin parashikimet e prillit 2021.

“Fushata e vaksinimit masiv e filluar në mars ka pasur efektin e dëshiruar dhe numri i rasteve COVID-19 ka rënë dukshëm. Megjithatë, ekzistojnë rreziqe negative nga variante të reja të virusit dhe nga fluksi i turistëve. Partia Socialiste doli fituese nga zgjedhjet e Prillit 2021 dhe do të qeverisë vendin për një mandat të tretë. Kjo nënkupton një stabilitet të caktuar dhe vazhdimin e disa projekteve të infrastrukturës që do të tërheqin investime. Kështu, ne kemi përmirësuar parashikimin tonë të rritjes për 2021 nga 4.5% në 5%, dhe për dy vitet e ardhshme në mbi 4%” argumentohet në deklaratën zyrtare të Institutit të Vjenës për Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare.

Më tej ata analizuan ecurinë e ekonomisë shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2021. Rritja u përshpejtua në 5.5% në tremujorin e parë e 2021. Eksportet e mallrave pësuan rritje me 35% në katër muajt e parë të 2021, ndërsa eksportet e shërbimeve shënuan rritje kryesisht prej turizmit, i cili këtë vit do të mbështetet tek vizitorët nga vendet fqinje.

Një valë e re e COVID-19 dhe shtrëngimi i parakohshëm fiskal janë rreziqet kryesore për rimëkëmbjen. Në parashikimin e ri të verës, Instituti pret që 23 ekonomitë e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) të rriten me 4.2% në 2021, një rishikim në rritje prej 0.4% krahasuar me parashikimin e Prillit. Pavarësisht nga gjendja dëshpëruese shëndetësore Rajoni i Europës Juglindore e mbylli vitin 2020 shumë më mirë sesa pritshmëritë e fillimit të pandemisë në pranverën e vitit të shkuar.

Rritja në CESEE do të drejtohet kryesisht nga konsumi privat. Konsumi do të nxitet nga kursimet e akumuluara nga viti 2020 dhe huadhënia bankare. Investimet e biznesit do të kontribuojnë gjithashtu, me kompanitë që nisin projekte të reja dhe ata që i kishin pezulluar më 2020.

Punësimi pritet të rritet në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa papunësia do të ulet, por faktor vendimtar pritet të jetë mbështetja fiskale e siguruar nga qeveritë . Inflacioni do të jetë më i lartë se sa pritej më parë, i nxitur kryesisht nga rritja globale e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Inflacioni mesatar në CESEE në maj ishte 4.5%, niveli më i lartë 2015. Por inflacioni i lartë do të detyrojë bankat qendrore të rrisin normat e tyre të interesit në 2021.

Rreziku kryesor për rimëkëmbjen ekonomike në CESEE është një valë e re e COVID-19. Imuniteti i tufës nuk do të arrihet në shumicën e vendeve të CESEE, pasi vaksinimi nuk po e përmbush këtë mision. Sidoqoftë, një valë e re nuk ka gjasa të sjellë të njëjtin dëm ekonomik si valët e mëparshme. Ekonomitë në të gjithë rajonin kanë mësuar të përballen me pandeminë. Kështu, një valë e re COVID-19 do të çojë vetëm në një ngadalësim të rritjes, sesa në një recesion, analizoi institutit i Vjenës për Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi instituti i vjenes rritja ekonomike ne shqiperi instituti i vjenes rritja ekonomike ne shqiperi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait