LIVE UPDATES
Bota

Intensifikohet fushata presidenciale në SHBA

12 Tetor 2020, 15:50 Nga DOSJA
Intensifikohet fushata presidenciale në SHBA

Presidenti Donald Trump thotë se është gati t’u kthehet aktiviteteve të fushatës elektorale pas diagnostikimit me COVID-19. Ish Nënpresidenti Joe Biden shkon këtë javë në shtetin e Ohajos për të argumentuar se është kandidati që meriton një fitore për në Shtëpinë e Bardhë më 3 nëntor. Ndërkohë, Senati amerikan filloi të hënën seancat për konfirmimin e gjykatëses Amy Coney Barrett, e emëruar nga presidenti Trump për vendin e lirë në Gjykatën e Lartë.

Me pak më shumë se tre javë nga Dita e Zgjedhjeve, Presidenti Donald Trump tha se është i gatshëm të kthehet në veprimtaritë e fushatës pasi është shëruar nga COVID-19. Mjeku i tij lëshoi një deklaratë të dielën ku thotë se presidenti republikan nuk konsiderohet më rrezik për transmetimin e sëmundjes. Por debati i dytë presidencial mes kandidatëve, i planifikuar për këtë javë u anulua. Presidenti u tërhoq nga një debat virtual me ish nënpresidentin Joe Biden.

“Është mënyra sesi janë zhvilluar debatet në Amerikë gjatë 200 vjetëve të fundit. Qëndron në këmbë dhe debaton. Babai im nuk do ta zhvillojë debatin përmes një video-konference. Ai do të qëndrojë në podium, të shohë sfiduesin në sy, dhe Bideni nuk është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë”, tha Eric Trump, i biri i Presidentit Donald Trump.

Fushata e zotit Biden thotë se kandidati i saj mezi pret të debatojë personalisht me zotin Trump më 22 tetor, për sa kohë që presidenti nuk është më i infektuar dhe ndjek protokollet shëndetësore.

Edhe pse zoti Biden udhëheq ndaj presidentit Trump me deri në 12 pikë në një sondazh të fundit kombëtar me votues të mundshëm, të dy kandidatët po shkojnë në të ashtuquajturat “shtete të fushë-betejës”, shtetet kyçe që mund të vendosin rezultatin e zgjedhjeve. Këtë javë, presidenti Trump shkon në Florida për një tubim dhe më pas në Pensilvani. Zoti Biden do të shkojë në Ohajo.

Amerikanët kanë filluar të votojnë në shumë shtete. Pjesëmarrja duket e lartë në Uiskonsin, një shtet fushë beteje, ku në Qarkun Dejn, një bastion i demokratëve, numri i fletëve të votimit të dorëzuara është tashmë më shumë se 36 përqind më shumë se sa votat e hedhura në zgjedhjet e vitit 2016 në këtë qark, njoftoi gazeta The New York Times.

Fushata e zotit Biden po u thotë njerëzve të votojnë herët dhe fizikisht në shtetet që i lejojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Po u themi njerëzve të shfrytëzojnë mundësinë e votimit të hershëm dhe të shkojnë të votojnë në qendrat e votimit.Nju Orlinsi dhe Luiziana filluan votimin e hershëm dje. Po i inkurajoj njerëzit ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Votimi i hershëm është mënyrë shumë e mirë për të votuar fizikisht. Ai pakëson rradhët Ditën e Zgjedhjeve”, thotë Cedric Richmond, demokrat nga Luiziana.

Ndërsa fushatat përcjellin mesazhet e tyre të fundit, Senati të hënën filloi seancat dëgjimore për konfirmimin e gjykatëses Amy Coney Barrett për t’u bërë anëtare në Gjykatën e Lartë Amerikane. Seancat dëgjimore do të hapin një tjetër skenë debatesh për të ardhmen e vendit. Nëse konfirmohet, zonja Barrett do të zëvendësojë gjykatësen Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq në shtator.

Marrë nga: VOA 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden shba donald trump joe biden shba

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët