Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Zbarkimi i anijes kërkimore shqetëson kryeministrin grek, Mitsotakis telefonon Presidentin e Komitetit Europian: Do e ankimoj
12 Tetor 2020, 14:50Nga DOSJA
GREQI- Vendimi i fundit i Turqisë për të dërguar përsëri anijen kërkimore Oruç Reis në ishullin e Kastelerozio ka shqetësuar Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ka telefonuar Presidentin e Komitetit Evropian, Charles Michel.
Sipas mediave vendase Kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se këtë veprim të njëanshëm ai do e paraqesë në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Evropian në 15 dhe 16 tetor.
Ndërsa Ministria e Jashtme greke ditën e sotme e ka quajtur NAVITEX-in e ri të Turqisë: përshkallëzim të madh dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj paqes dhe sigurisë në rajon.
Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ndërsa ditën e sotme Turqia e ka nisur prap anijen e Orucc Reis për të rinisur kërkimet në ishullin e Kastelerozio.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për punët e Jashtme Josep Borrell ka folur në një koferencë për shtyp pas takimit me ministrat e Jashtëm të B...
ZVICËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhru ditën e sotme në Zvicër ku një kamion u përplas me një tramvaj në qytetin zviceran të Zyrihut, ku si pasojë m...
KOSOVË- 1 person ka humbur jetën dhe 68 raste të reja janë regjistruar 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë 33 persona jan...
FRANCË- Ditën e sotme në Parisë ka rezultuar një shifër e lartë infektimesh, ku mbi 17 % e testeve të kryera, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.“Më shum...
KOSOVË -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar sot arrestimet e ditëve të fundit nga Prokuroria Speciale. Në një deklaratë për shtyp, kreu...
BEOGRAD– Mediat serbe kanë publikuar disa materiale, të cilëat pretendojnë se janë telefonata të transkriptuara mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe at...
GREQIA- Turqia ka lajmëruar se do të dërgojë aijet e saj kërkimore sërish në ujërat e diskutueshëm të Mesdheu Lindor, ky vendim ka sjell dhe reagimin e Greqisë....