LIVE UPDATES
Bota

Irani dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi, du kundërshtaret e SHBA-së më pranë njëra-tjetrës

28 Mars 2021, 08:22 Nga DOSJA
Irani dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje afatgjatë

IRAN– Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, ministrat e jashtëm të të dy vendeve Mohammad Xhavad Sarif dhe Vang Yi nënshkruan dokumentin, që rregullon bashkëpunimin politik, strategjik dhe ekonomik mes Iranit dhe Kinës.

Me këtë është hapur rruga për investime miliardëshe të Kinës në Iran. Në këmbim Irani do t‘i shesë naftë me çmim të leverdisshëm Kinës. Është planifikuar edhe bashkëpunimi  në fushën ushtarake. Presidenti i Iranit Hassan Rohani e cilësoi bashkëpunimin me Kinën si strategjik: “Ne e duam Kinën si një partner të madh tregtie të Iranit”,- theksoi Rohani në takimin me ministrin kinez Vang Yi.

“Marrëdhëniet tona me Iranin nuk do të influencohen prej situatës aktuale, por janë afatgjata dhe strategjike”, deklaroi ministri i Jashtëm i Kinës, sikurse njoftojnë agjencitë iraniane të lajmeve. Ndryshe nga shtete të tjera Irani „nuk i ndryshon marrëdhëniet me vende të tjera përmes një telefonate”,- tha Vang.

Dy rivalë të SHBA-së afrohen më shumë

”Jemi të mendimit, që marrëveshja mund të kontribuojë me mjaft efikasitet për thellimin e raporteve kinezo-iraniane”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Chatibsadeh. Zëdhënësi kujtoi vizitën e presidentit kinez Xi Jinping para pesë vitesh në Teheran, ku u vendos guri i themelit për marrëveshjet e zgjeruara të bashkëpunimit. Kjo shënon edhe një një afrim të dukshëm mes dy rivalëve të rëndësishëm të SHBA-së. Për Kinën marrëveshja me Teheranin është pjesë e një nisme mjaft ambicioze të saj One Belt, One Road, që lidhet me akset historike tregtare të rrugës së mëndafshit. Aktualisht Kina është partnerja më e rëndësishme tregtare për Iranin dhe aleatja afatgjatë e republikës islamike. Qeveria në Pekin më 2016 premtoi, rritjen e tregtisë bilaterale brenda dhjetë vjetësh në 600 miliardë dollarë, duke e dhjetëfishuar atë.

Krizë e ashpër ekonomike

Përpara se SHBA më 2018 në mënyrë të njëanshme doli nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin duke vendosur sanksione të reja ndaj këtij vendi, Kina ishte blerësja më e madhe në botë e naftës iraniane. Irani për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA përpara tre vjetësh, ndodhet në një krizë akute ekonomike, që është ashpërsuar edhe prej pandemisë së koronavirusit. Përderisa duket se as presidenti Joe Biden nuk ka ndërmend t’i shfuqizojë sanksionet, qeveria iraniane orientohet më shumë tek Kina dhe Rusia. Ashtu si Kina edhe Rusia është partnere e marrëveshjes ndërkombëtare atomike me Teheranin. Të dy këto vende e kanë dënuar daljen e SHBA nga marrëveshja atomike si dhe sanksionet e vendosura më 2015 ndaj Iranit. Biden ka shprehur gatishmërinë që SHBA të rikthehen tek kjo marrëveshje. Por kundrejt Kinës edhe ai si demokrat ka një qendrim të prerë. Biden tha, se ka folur personalisht me presidentin kinez Xi dhe i ka thënë atij, që SHBA ”nuk do konfrontim” me Pekinin. “Megjithatë ne e dimë, që do të ketë një konkurrencë të fortë.”

Vizita e ministrit të Jashtëm kinez Vang në Teheran pasoi pak ditë pasi ai priti në qytetin jugor të Kinës Guilin homologun rus Sergej Lavrov. Edhe marrëdhëniet ruse me Uashingtonin ndërkohë janë të tensionuara. Në grindjen lidhur me deklaratat e Biden lidhur me presidentin Putin, Kremlini ndërmori hapin e rrallë të tërheqjes për konsultime në Moskë të ambasadorit rus në SHBA javën e kaluar.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota marredhedheniet shba-kine mohammad xhavad sarif vang yi marredhedheniet shba-kine mohammad xhavad sarif vang yi

Sondazh

Poll
Bota 28 Mars 2021, 06:13

Marrëveshja për të pagjeturit mbetet enigmë

KOSOVË- Familjarët e personave të pagjetur në Kosovë dhe opinioni vendor ende nuk kanë arritur të kuptojnë se cilat janë pikat e Marrëveshjes për të pagjet...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet