LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd

27 Mars 2021, 21:18 Nga DOSJA
Gjyqi për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd

SHBA- Një juri e larmishme racore në Mineapolis do të vendos për fatin e një ish-polici të bardhë në gjyqin për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd që fillon të hënën. Pamjet filmike të incidentit tregojnë ish-oficerin e policisë Derek Chauvin duke mbajtur gjurin në qafën e afrikano-amerikanit Floyd për gati tetë minuta. Ngjarja shkaktoi protesta në të gjithë botën dhe gjyqi pritet të ndiqet me vëmendje.

Anëtarët e jurisë do të vendosin mbi fajësinë ose pafajësinë e policit Derek Chauvin lidhur me akuzat për vrasje.

Vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd në maj të vitit të kaluar shkaktoi protesta të mëdha në shumë qytete amerikane dhe qindra qytete në vende të ndryshme të botës.

“Ne e pamë se si ai vdiq. Njerëzit panë në video, të transmetuar në mediat sociale, një njeri që po vdiste dhe kjo tërhoqi vëmendjen e botës në lidhje me dhunën policore ndaj afrikano-amerikanëve”, thotë Andra Gillespie nga Universiteti Emory.

Gjyqi ka të bëjë me vdekjen e një njeriu dhe fajësinë ose pafajësinë e një tjetri. Por, një analist tjetër thotë se ai ngre pyetje më thelbësore.

“Sa demokraci ka në këtë vend? Si vlerësohen afrikano-amerikanët? Dhe një pyetje më thelbësore është se a është e rëndësishme jeta e afrikano-amerikanëve?”, thotë Steve Phillips, drejtues i emisionit Demokracia me Ngjyra.

Ai thotë se shumë shpesh policia keqtrajton afrikano-amerikanët, pa u ndëshkuar.

Mbrojtja shpreson të argumentojë se përdorimi i drogës nga George Floyd kontribuoi në vdekjen e tij.

Por gjyqi pritet të theksojë rastet e afrikano-amerikanëve të tjerë që kanë vdekur në duart e policisë, thotë Andra Gillespie, studiuese e çështjeve racore dhe mobilizimit politik.

“Kjo nënvizon protestat në rritje që nga viti 2014, të nxitura nga vdekjet e afrikano-amerikanëve Michael Brown dhe Eric Garner, që janë një thirrje për të tërhequr vëmendjen tek ndikimi i thellë psikologjik i këtyre incidenteve“, thotë ajo.

Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Keith Ellison e ka një qëndrim të fortë për këtë çështje dhe po punon që drejtësia të triumfojë. Phillips thotë se politikanët duhet të trajtojnë çështjet e pabarazisë dhe veprimet e policisë që janë thelbësore në këtë rast.

“Pavarësisht nga rezultati përfundimtar i kësaj çështje, miratimi nga udhëheqja politike i reformave të mirëfillta politike do të ketë një rëndësi të madhe“, thotë zoti Phillips.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e qytetit të Mineapolisit miratuan një dëmshpërblimi prej 27 milionë dollarësh për familjen e afrikano-amerikanit George Floyd, pas një padie civile të ngritur nga familja e tij kundër qytetit.

Tani çështja do të trajtohet nga një gjykatë penale, ndërsa një qytet dhe një vend i tensionuar pret vendimin e gjyqit që pritet të zgjasë dy deri në katër javë.

MARRË NGA VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota derek chauvin george floyd derek chauvin george floyd

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen