LIVE UPDATES
Politike

DEKLARATA TË FORTA/ Rama s’kursehet nga Vlora, prezanton projektet e reja, ‘kapet’ me PD: Bëjnë sikur vijnë nga hëna,

25 Shtator 2020, 15:38 Nga DOSJA
DEKLARATA TË FORTA/ Rama s’kursehet nga Vlora, prezanton projektet e

VLORË- Kryeministri Edi Rama nga Vlora, me gjuhë të ashpër iu përgjigj kritikave të qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë të opozitës. Duke ndjekur me radhë të gjitha çështjet, Rama u shpreh i sigurtë se Partia Socialiste do të triumfonte sërish në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duke mos e kursyer gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe përfaqësueseve të saj. Fillimisht duke adresuar ironinë e qytetarëve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Rama tha se puna do të niste në tetor sepse ishte shtyrë prej pandemisë, ndërsa më pas shprehu ambicjen e tij për kthimin e Vlorës në qytetin më të mirë të Mesdheut, duke mos i kursyer kritikat ndaj qeverisë Berisha të thuajse 8 viteve më parë. Numri një i qeverisë nuk la pa përmendur edhe rritjen e pagave për mjekët dhe mësuesit, duke mohuar kategorikisht se ishin të ndikuara nga zgjedhjet që do të zhvillohen pas 7 muajsh. Në fund, Rama bëri me dije se do të garojë sërish në Vlorë, duke mohuar zërat se Durrësin do të udhëhiqte vetë në 25 prill. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

AEROPORTI I VLORËS: 

Dëgjoj që thonë me ironi: Sapo erdha në aeroport. Dëgjoj të gjitha ironitë, sidomos nga ata që s’i kanë thënë kurrë punës mirëmëngjes. Nuk i kursejnë përqeshjet dhe sharjet. Janë fjalë që i dëgjon rëndom por nuk kanë lidhje me realitetin. Jo se është rozë për të gjithë, dhe as transformimi ynë do ta bëjë Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë. Nuk e kemi thënë, dhe se kemi ndërmend. Ballafaqohemi me shpifjet dhe sajesat. Fjala e popullit që kur gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës, e vërteta nuk ka veshur pantallonat, nuk rezulton e vërtetë. Pa e zgjatur dua të them që procesi për fillimin e punës u ndërpre nga karantina e përgjithshme. Procesin e ngrimë aty ku ishte dhe në pak ditë, në javën e parë të tetorit procesi do të rihapet. Do fillojë aty ku u ndërpre. Do fillojmë të presim ofertat ndërkombëtare. Do të doja të kishte filluar më parë, por eksperienca më ka mësuar se ka të papritura dhe vonesa. Dhe patjetër që ka një rrugë të gjatë për të bërë deri kur të lidhet një kontratë. Projektet nuk nisin kur njerëzit shohin fadromat. Projektimi nuk është proces i thjeshtë, nuk kemi bërë mrekulli por jam i bindur që në çdo lloj diskutimi nuk ka krahasim puna e bërë prej nesh me punët që janë bërë më parë. U përballëm me dy goditje shumë të forta.

SHËNDETËSIA DHE SULMI NDAJ OPOZITËS: 

Tërmetet goditën financat tona, ndërsa pandemia që u tunden themelet e botës. Nëse do të kishte ndodhur në kohën kur qeverisnin ata që sot flasin ata që bëjnë sikur vijnë nga hëna. Përdorin fjalën katastrofë vend e pavend, por atëherë do të kishte qënë katastrofë. Parafytyroni betejen kundër COVID në QSUT që gjetëm ne. Atë spital ku nuk kishtë asnjë lloj kushti për sterilizim dhe kushti. Njerëzit vareshin nëpër hekura, se nuk dinin kur të shkonin. Jemi në një “V”, me një rënie shumë të shpejtë dhe më një rritje shumë të shpejtë. Viti i ardhshëm do të ketë një tjetër hov ekonomik sepse kemi vendosur shumë baza. Ne nuk jemi kujtuar tani, ne jemi kujtuar më parë. Unë jam kujtuar edhe në kohën kur zotrote flije gjumë. S’ka lidhje rritja e pagave se kemi zgjedhje në prill. Sot na erdhën mundësitë. Sigurisht ka edhe nga ata mjekë që fusin duart në xhepat e qytetarëve se nuk ka pyll pa derra. Edhe për tërmetitn. Po i rindërtojmë shtëpitë por edhe ato duan kohën e tyre. Nuk ka qënë e lehtë për asnjë familje për të përballuar të gjithë këtë stres.

SIGURIA PËR FITOREN E ZGJEDHJEVE:

Populli është më i mënçur se secili prej nesh. Asnjë individ nuk është populli. Ata që flasin në emër të popullit, i them askush nuk ka mandat dhe të drejtë për të folur në emër të popullit. Populli do të flasi prapë kur t’i vijë. Jam i sigurtë që do të flasi prapë.

PROJEKTET DHE “RILINDJA” E QYTETEVE

Kemi bërë një llogari për impaktin ekonomik të LungoMares. Është i pabesueshëm përveç atij social për shkak të asaj vepre. Të gjitha veprat nuk janë zbukurime, as fasada siç thonë injorantët. Nuk e kam parë ndonjë vend të pistë dhe të pastër. Nuk ekziston. Do të ndërhyjmë edhe tek sheshi i Flamurit që mbetet hallkë e dobët. Është si mes dy krahëve, nga njëra e anë lagjia e vjetër dhe bulevardi i ri. Kërkon të pastrohet. Kemi ambicje ta kthejmë në qytetin më të bukur të Mesdheut, jo vetëm të Shqipërisë. Duhet të ndërhyjmë edhe brenda për brenda, në lagjet ku jetohet përditë. Vlora nuk është vetëm qyteti por është edhe zona përtej qytetit. Edhe në fshatrat jetojnë njerëz që kanë nevojë për shërbime, por është edhe aset shumë i madh. Rruga e lumit po vazhdon. Thonë që e ndërpretë se nuk do ta bëni. Janë përralla. Do t’i bëjmë shumë mirë, jo shkel e shko. Jo rrugë që mbetën rrugëve. Qeveria e mëparshme jo vetëm që ka dhënë shumë tendera, por ka dhënë para. Janë dizbusuar më pas. Rruga bëhet kur bëhet, jo kur thua t’i që bëhet. Do fillojmë projetin matanë ujit të ftohtë për të shkuar matanë Radhimës. Ne duam që në Vlorë të kemi një qytet me miliona turistë dhe jo thjeshtë me pak më shumë sivjet me vitin e kaluar. Nuk i mban Lungomarja as sheshi i Flamurit po do t’i mbajë e gjithë zona. Kjo është pak a shumë pamja. Jam shumë mirënjohës që kemi mundur të kemi këto gjëra.

GARA PËR 2021

Po e mbyll me zgjedhjet. Mos hapni llafe që s’do jem në Vlorë. Bëni kujdes se çfarë dëgjoni. Çfarë nuk dëgjohet sot në Shqipëri. Unë në vlorë kam qënë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur i bëra dhe jam tani. Në Vlorë do jem edhe po të mos jem kryeministër, se do kem më pak angazhime. Se më ikën mendja kur më thonë dil e shiko realitetin. I kam rënë Shqipërisë cep në cep, saqë e di nga rruga ku jam a ka valë apo jo telefoni. Kjo jo për të thënë, se nuk është zotësi, pra s’do bëj më kilometra por do bëj metra brenda Vlorës. Më ka lidhur fati, historia e famijes dhe bukuria.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne vlore edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll
Politike 25 Shtator 2020, 12:56

TIRANË–  Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmi u zbulua pak ditë më parë nga disa foto të publi...

Politike 25 Shtator 2020, 12:13

TIRANË- Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo në një postim në Facebook shkruan se Erion Veliaj ka mashtruar për çmimin e ujit në Tir...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj