LIVE UPDATES
Politike

“Ke frikë nga lista e LSI-së”/ E krahasoi me filxhanin, Kryemadhi-Ramës: Nuk do lëvizësh dot as qafën pas 25 prillit,

10 Mars 2021, 15:56 Nga DOSJA
“Ke frikë nga lista e LSI-së”/ E krahasoi me filxhanin,

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot, në një video-montazh nuk e përmendi fare në garën e 25 prillit në qytetin e Elbasanit, përballës kandidates së tij, Evis Kushi, por e xëvendësoi me një filxhan.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se Rama iu duk sot si një balerinë që vallëzonte në bunkerin e tij, duke shtuar se pas 25 prillit, kryeministri nuk do të lëvizë dot më as qafën e jo belin.

Kryemadhi përmendi edhe pseudonimin që Rama i ka vënë ministre së Shëndetësisë, të cilën e quan luleshtrydhe dhe tha se e di mirë ai pse e thërret në atë mënyrë. Kryeadhi shtoi se Rama ka frikë nga lista e LSI-së sepse ka frikë nga vendet e punës që mudn tu hapen të rinjve. Sipas Kryemadhit, e vetmja gjë që ka bërë Rama në këto vite është tu rrisë taksat shqiptarëve.

Fjala e Kryemadhit:

Do të dëshiroja që këtë komunikim me qytetarët shqiptarë ta bëja disa orë më parë, menjëherë pas fjalimit disfatues dhe të dhimbshëm të kryeministrit në ikje Edi Rama, por për shkak të një fatkeqësie që ndodhi, të vdekjes së shokut tonë Eno Laço, unë isha e detyruar dhe kisha obligim moral dhe njerëzor për të zhvilluar ceremoninë mortore të tij dhe për t’u përshëndetur për herë të fundit. Sepse Eno ishte miku ynë që në themelimin e LSI-së, por që nuk mundi t’ia dilte sot, duke lënë jetimë 3 fëmijët e tij, të cilët do ta ndjejnë mungesën e tij, por dhe ne do ta ndjejmë mungesën e tij. Tashmë do t’i përgjigjem Edi Ramës. Edi Rama që sot shfrynte e turfullonte dhe shkumëzonte nga inati. Nga inati sepse përfaqësonte një listë humbëse dhe kishte përballë listën fituese. Kishte përballë listën fituese, listën e opozitës. Atë listë të cilën prej më shumë se 2 vitesh tentoi ta blinte, e kërcënoi, e shantazhoi, por nuk e mundi dot. Sot shikonim Edi Ramën që si balerin vallëzonte i vetëm në bunkerin e tij dhe kishte marrë zanatin e belly dancer-it. Por e garantoj dhe e siguroj që më 25 prill, as qafën nuk ka për të lëvizur dot, e jo më belin.

Tani po i kujtoj për garimin dhe konkurrencën e tij të madhe që bënte midis figurave të tij dhe figurave të opozitës. Si gjithmonë një njeri i cili ka probleme psikike, e gjen gjithmonë ilaçin për sëmundjet e veta, duke bullizuar apo duke intimiduar të tjerët. Por harron se çfarë përfaqëson vetë. Me qenë se e nisi me “star-in” e pandemisë, Ogerta Manastirliun, të cilën e njoh shumë mirë, por që pseudonimin vetë Edi Rama ja ka vendosur luleshtrydhe dhe ai e di shumë mirë sesi e përdor luleshtrydhen. I them që pyet qytetarët shqiptarë që vazhdojnë dhe sot e paguajnë fatura mbi 3 mijë euro për ilaçet e Covid-it. Vazhdo dhe pyet mjekët dhe infermierët në spital sesi e kanë të pamundur për t’i shërbyer qytetarëve dhe i ka futur në hasmëri me pacientët. Sesi për herë të parë jo vetëm në tranzicion, por në të gjithë historinë e saj, shëndetësia shqiptare është në disfatën më të madhe që ka kaluar. Edhe në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, që ishim një vend totalisht feudal, nuk ka pasur shëndetësi kaq të rrënuar dhe të shkatërruar.

Për të vazhduar me njëshin e tij të sistemit të drejtësisë, Etilda Gjonajn. Harroi që deri dje kishim njësh Fatmir Xhafajn dhe sot e kemi 23-shin, por nxori Etildën. Le të na shpjegojë lidhjet e saj me lojërat e fatit, se ajo dhe familja e saj e dinë shumë mirë. Dhe të na tregojë edhe për firmat e financuesve të bandave, të cilët i degdisi në Itali vetëm e vetëm që të mos merreshin në pyetje nga SPAK-u. Për të vazhduar me Belinda Ballukun, për lidhjet e saj me Fushë-Krujën, aeroportet dhe me kaçatorrët që ulen dhe ngrihen në aeroport. Dhe për të mos çuar më tutje për Evis Kushin, e cila po e çon arsimin shqiptar drejt tjetërsimit të gjuhës shqipe. E them këtë, sepse ne jemi shumë të qartë dhe të kthjellët, që arsimi shqiptar, është arsimi për të cilin fëmijët e shqiptarëve nuk kanë nevojë të mësojnë asnjë gjuhe tjetër përveç gjuhës shqipe dhe gjuhëve, të cilat janë të miratuara me Konventën Europian që është shumë e thjeshtë, anglisht italisht, frëngjisht, gjermanisht. Dhe jo për të futur të detyrueshëm gjuhën e njeriut të cilit ia lëviz fijet siç i do ai vetë. E them këtë sepse Edi Rama e di shumë mirë që shumë shpejt arsimi shqiptar nuk mund të jetë peng e strukturave a identitet të lindjes së largët. Pse lista e Edi Ramës është listë humbëse? Shumë qartë. Sepse Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një humbës i cili e ka shkruar fundin e tij më 25 prill. Edi Rama rriti shqiptarëve taksat, taksat mbi rrogat edhe për ata pak njerëz që kishim ekonomi. Edi Rama rriti çmimin e energjisë elektrike, rriti çmimin e bukës. Edi Rama ou vuri para në parkingjet e rrugëve të Tiranës të cilët paguhen nga 4-5 herë nga qytetarët e Tiranës. Edhe pse dëgjojmë sesi ngërdheshet, çirret, fshihet lali Eri pas taksave të qytetarëve të Edi Ramës. Edi Rama iu rriti çmimin e ujit shqiptarëve bashkë me lali Erin. Edi Rama iu rriti taksat e pastrimit shqiptarëve dhe paratë rytbe shkojnë për inceneratorët. Edi Rama grabit xhepat e shqiptarëve për të pasuruar veten e tij. Edi Rama ka një problem shumë të madh sepse Edi Rama shkatërron prodhimet e fermerëve të cilët hedhin në kanal domatet, specat, lakrat.

Sepse Edi Rama krijon importin dhe hap hapësira pafund për oligarkët e tij që ti importojnë produktet nga jashtë dhe shkatërron dhe denigron fermerin shqiptar. Edi Rama ka frikë nga lista e LSI sepse lista e LSI është lista e socialistëve të vërtetë. Ndërsa Edi Rama nuk ka më asnjë socialist në listën e tij. Dhe ata pak që kishte, i sekterisi, i largoi, i përdori, i shfrytëzoi, i dhunoi i fyeu dhe më pas tha nuk ju dua. Edi Rama ka frikë nga lista e LSI sepse ka frikë nga vendet e reja të punës që LSI krijon për të rinjtë. Ka frikë nga arsimi që LSI do t’ju japë hapësira për të pasur një arsim më të mirë dhe cilësor për të rinjtë dhe fëmijët e shqiptarëve. Ka frikë nga shëndetësia cilësore që do t’ju ofrohet qytetarëve shqiptarë. Ka frikë nga LSI, sepse nuk bën dot kompromis me të, nuk gjen dot pikë të përbashkët me të. Sepse janë dy qëndrime të ndryshme.

Ka një qëndrim kundër oligarkëve, të cilët grabisin qytetarët shqiptarë, ka një qëndrim të qartë kundër inceneratorëve të Edi Ramës, i cili grabit xhepat e shqiptarëve për t’ia dhënë të blerëve të tij. Ka një qëndrim kundër LSI largimit, të të rinjve, shpopullimit sepse Edi Ramës i duhen njerëz që nuk dëgjojnë, që nuk kuptojnë, nuk i duhen shqiptarët, të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri që të votojnë kundër tij dhe do që tij largojë. Dhe ne do ti kthejmë dhe do ti kthejmë të gjithë. Ka një qëndrim LSI kundër krimit dhe kundër varfërisë sepse sot krimi është rritur në Shqipëri për shkak të varfërisë së popullit shqiptar. Varfëroi denigroi dhe pastaj merri peng në mekanizëm të cilët përdoren nga bandat e krimit. Edi Rama ka një problem shimë të madh me LSI. Sepse Edi Rama nuk mund të tjetërsojë vullnetin e të rinjve shqiptarë. Dhe normal që shkumëzon për listat e opozitës dhe të LSI. Sepse Edi Rama nuk ka cfarë të thotë për LSI. Ai e di shumë mirë që goli i 25 prillit nuk është goli i LSI por është goli i popullit shqiptar. Është një gol që nuk bëhet as ofsite, as me penallti, as me arbitër të blerë dhe as me stadium bosh, por është një gol që do të bëhet nga porta në portë, qe ti nuk ke për ta kuptuar kurrë Edi Rama se socialistët janë ata që do të bëjnë golin më të madha që nuk ta ka bërë askush në jetën tënde.

Për belidencin që vallëzonte sot si një çingije e beu të Lushnjes në fillimin ‘Koncert në vitin 1936’, nuk më ngelet gjë tjetër që ti them: data jote e skadencës është 25 prilli, rruga jote deri në 25 prill është shumë e thjeshtë, duke pasur të gjitha tv rreth teje, policinë, prokurorinë, SPAK, OFL, çdo gjë, por vetëm një gjë nuk ke me vete. Nuk ke me vete popullin shqiptar, nuk me vete, të rinjtë, të rejat, gratë, burrat, pensionistët, nuk i ke Edi Rama sepse i ke gënjyer, mashtruar. Ke 8 vite që i gënjen, në 8 vjet mbi 600 mijë pensionistë nuk ua ke rritur asnjë lek pensionin, përkundrazi u janë shtuar faturat e ilaçeve që janë më të shtrenjta se asnjëherë. Ke mashtruar rininë shqiptare, ku ju the do të hapim 300 mijë vende pune, përkundrazi i ngrite me plaçka në krah dhe i degdise në emigracion. Mashtrove me shëndetësisë, se the shëndetësi falas, bërë shëndetësinë më të shtrenjtë në Europë. Mashtrove mësuesit, the që depolitizojmë shkollën, por përkundrazi ktheve në mercenarë, militantë që nuk ishin gjë tjetër veç militantë që vetëm bëjnë like e share statuseve tua. Mashtrove policinë që i degdise rrugëve me paga qesharake përballë krimit. Mashtrove ushtrinë. Mashtrove NATO, i the që do të rris buxhetin, por përkundrazi e ule buxhetin e ushtrisë dhe nuk jemi asnjëherë dinjitozë dhe të barabartë si të gjithë vendet e NATO-s. Mashtrove këdo Edi Rama, mashtrove dhe familjen tënde duke thënë se jam burrë i mirë, por ti nuk je gjë tjetër, je vetëm një burrë, i cili nuk ka më kthim mbrapa dhe do të ngelesh një humbës, një humbës i cili në memorien e shqiptarëve do të mbahesh mend, si njeriu që shkatërroi ata, sekterisi shqiptarët. Por do të mbahesh mend edhe si njeriu që shqiptarët e tërhoqën zvarrë pas 25 prillit. Me votë Edi Rama, se për gjërat e tjera s’ta bëjmë dot nderin që ti japim fund të menjëhershëm tmerrit që të pret.

Por çfarë bëri Edi Rama sot? 

Në nisje zyrtare të fushatës elektorale, sot kryeministri Edi Rama i mori me radhë të gjithë kundërshtarët politikë. Me tallje, Rama nxorri pozat e tyre më të këqija dhe tha se ata janë alternativa për qytetarët. Kryemadhin, Rama nuk e nxorri fare në kolazhin me foto, duke e zëvendësuar me një filxhan kafeje dhe shtoi: Besoj e shquani mjaft mirë kush është!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fushata e 25 prillit monika kryemadhi edi rama fushata e 25 prillit monika kryemadhi


Sondazh

Poll
Politike 10 Mars 2021, 14:30

TIRANË– Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi e krahasoi me Pandeli Majkon. Dod...

Politike 10 Mars 2021, 13:54

TIRANË– Ditën e sotme u zhvillua forumi “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politi...

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci