LIVE UPDATES
Politike

“Liria e medias, gjykatat dhe ndjekja penale kundër zyrtarëve e politikanëve në Shqipëri”/ Dy eurodeputetët e PPE i dr

10 Mars 2021, 15:55 Nga DOSJA
“Liria e medias, gjykatat dhe ndjekja penale kundër zyrtarëve e

BRUKSEL- Dy eurodeputetët e Parlamentit Evropian, David Lega dhe Michael Gahler, ditën e  sotme i kanë drejtuar disa pyetje Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lega, ku ka publikuar dhe kërkesat, ku tre çështjet më të rëndësishme që kanë ngritur janë,  ajo për ndjekjen penale kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve në Shqipëri, funksioni i gjykatave shqiptare dhe legjislacioni për lirinë e medias në Shqipëri.

Ndërkohë, krahas pyetjeve David Lega, shkruan në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, se Shqipëria i ka përmbushur 15 kushtet për të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Po ashtu ai shton se mirëpret integrimin e Shqipërisë në BE, teksa shton se vlerësimi i kushteve kërkon sqarim.

“Këshilli ka deklaruar se Shqipëria ka 15 kushte për të përmbushur para konferencës së parë qeveritare-së së saj të parë. Komisioneri përgjegjës, Z. Várhelyi, deklaroi së fundmi se të gjitha kushtet janë përmbushur. Ndërsa e mirëpres integrimin e Shqipërisë në BE, përmbushja e plotë është e diskutueshme. Kështu së bashku me grupin e PPE dhe zëdhënësin e çështjeve të jashtme Michael Gahler, kam dërguar tre pyetje për Komisionin. Vlerësimi i kushteve kërkon sqarim. Përsërisim, është cilësia dhe përkushtimi ndaj reformave që përcaktojnë ritmin e pranimit në BE”, deklaron Lega.

Pyetje për përgjigje me shkrim ndaj Komisionit

Neni 138

David Lega (PPE), Michael Gahler (PPE)

Subjekti: Ndjekja penale kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanë në Shqipëri

Këshilli deklaroi (në konkluzionet e 25 Marsit 2020) se para konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën e saj kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe blerjes së votës, “Përfshirë fillimin e hetimevee dhe përfundimin e tyre kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanë “dhe” të tilla si … “fillimi i hetimeve kundër atyre që akuzohen për blerjen e votave”.

Ndërsa përshëndesim ngritjen e strukturave të reja të posame në Shqipëri, siç është SPAK, ne mbetemi të shqetësuar pasi zyrtarët e niveleve të larta ende duken të paprekshëm. Komisioni deklaroi, në raportin e tij të vitit 2020, se “në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe mbetet një çështje shqetësuese … dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara” dhe “Hetimet deri më tani nuk kanë përfunduar në dënime përfundimtare të zyrtarëve të lartë të shtetit. Kjo nxit një kulturë të mosndëshkimit brenda niveleve më të larta të Shtetit”.

Në dijeninë tonë, asnjë zyrtar i nivelit të lartë i akuzuar për blerje votash nuk është aktualisht nën hetim. Ata të cilët ndodhen nën ndjekje penale në rastin 184, referuar në përgjigjen me shkrim të KE-së E-006292/2020, janë personel administrativ të nivelit të vogël/të mesëm.

Si Komisioner përgjegjës, Z. Varhelyi ka deklaruar se të gjitha kushtet për KNQ-në e parë janë përmbushur, ju lutemi paraqisni vlerësimin aktual të hetimeve kundër zyrtarëve të lartë publik në lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe blerjen e votave.

Pyetje për përgjigje me shkrim ndaj Komisionit

Neni 138

David Lega (PPE), Michael Gahler (PPE)

Subjekti: Funksionimi i gjykatave shqiptare

Këshilli ka deklaruar (në konkluzionet e 25 Marsit 2020) se përpara konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës së saj në drejtësi, “përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”.

Komisioneri Varhelyi së fundmi ka deklaruar se të gjitha kushtet përKNQ-në e parë janë përmbushur. Deri më tani, Gjykata Kushtetuese ka shtatë nga nëntë gjyqtarë. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë ka caktuar vetëm tre nga 19 anëtarët e saj.

Megjithëse Gjykata Kushtetuese konsiderohet funksionale, është e rëndësishme të theksohet se duhen të paktën pesë vota për të gjitha vendimet. Gjykata e Lartë nuk ka kuorum (14 gjyqtarë) për të caktuar gjyqtarët e mbetur në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Lartë nuk ka as kuorumin për të vendosur mbi çështje të caktuara siç janë çështjet e Prokurorisë së Posaçme dhe nuk mund të unifikojë praktikën gjyqësore.
Ne besojmë se funksionimi i plotë i gjykatave është i një kusht i rëndësishëm për të siguruar sundimin e ligjit dhe stabilitetin institucional.

A është i kënaqur Komisioni me gjendjen aktuale të gjyqësorit në Shqipëri? A nuk do të kërkojë Komisioni funksionalitetin e plotë të gjykatave para se të konsiderojë si të plotësuar Kushtet e Këshillit për gjyqësorin?

Pyetje për pëgjigje me shkrim ndaj Komisionit

Neni 138

David Lega (PPE), Michael Gahler (PPE)

Subjekti: Legjislacioni për lirinë e medias në Shqipëri

Raporti i Komisionit  i vitit 2020 për Shqipërinë përcakton se: “Parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin e medias, që synojnë të rregullojnë mediat online… mbi të cilat, në qershor 2020, Komisioni i Venecias publikoi një opinion. Ndryshimet nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe parimet e lirisë së medias, ngrenë shqetësime në lidhje me rritjen e censurës dhe vetë-censurimin si dhe për pengesa të mundshme të lirisë së shprehjes “.

Ishte zhgënjyese të shihje qeverinë të miratonte ndryshimet në 2019, pavarësisht paralajmërimeve nga grupet vendase të interesit dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Parlamentin Evropian.

Prandaj, ne, mbështetëm konkluzionet e  Këshillit në 25 Mars 2020, i cili deklaroi se përpara konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të rishikojë propozimin dhe në këtë kontekst “…amendimi i ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbetet përparësi të rëndësishme “.

Legjislacioni i sipërpërmendur ende nuk është përshtatur me standardet e kërkuara tetë muaj pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias për këtë çështje.

Megjithatë, Komisioneri Varhelyi deklaron se të gjitha kriteret për KNQ-në janë përmbushur. Ju lutemi shpjegoni se si Konkluzionet e Këshillit – dhe kriteret e rëndësishme të Kopenhagenin mbi lirinë e shprehjes – mund të konsiderohen të përmbushura, kur rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk respektohet ende?

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david lega michael gahler david lega michael gahler

Sondazh

Poll
Politike 10 Mars 2021, 14:30

TIRANË– Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi e krahasoi me Pandeli Majkon. Dod...

Politike 10 Mars 2021, 13:54

TIRANË– Ditën e sotme u zhvillua forumi “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politi...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës