LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ish-i dashuri i Bora Zemanit pjesë e “BB2”! Vin Veli refuzoi ofertën për BB1, shkak Donaldi

24 Prill 2022, 12:36 Nga DOSJA
Ish-i dashuri i Bora Zemanit pjesë e “BB2”! Vin Veli refuzoi

Personazhet e dalë nga “Big Brother Vip” janë shndërruar ndër më të suksesshmit në tregun e showbizzit. Famën që ua dha ky format duket se ia kanë zili edhe artistë të tjerë që refuzuan ftesën. E teksa jemi ende larg nga nisja e edicionit të dytë, kanë nisur të përfliten personazhet e para që mund të jenë pjesë e formatit. Nuk mund të kalonte pa vëmendjen emri i Dj Vin Velit.

Ndonëse prej vitesh ai ka një karrierë të suksesshme, në media gjithnjë emri i tij atashohet me atë të moderatores Bora Zemani, pasi Dj është ish-partneri i Zemanit. Çifti kanë qenë lidhur para shumë vitesh dhe nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë edhe djali i tyre, Arbor. Prania e Vinit në “Big Brother” pritet të sjellë një tjetër pjesë nga “telenovela” e Bora Zemanit.

Teksa duket se të gjitha palët e përfshira në këtë histori kanë reaguar, duke sqaruar gjithçka, një pjesë tjetër e historisë mbetet ende e pazbuluar. Futja e tij në spektakël do të nxirrte në pah të tjera detaje nga jeta e ish-çiftit, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen e publikut nga moderatorja, që nga ana tjetër zgjedh të heshtë gjithnjë kur vjen puna për jetën e saj private.

Vin Veli ka qenë i ftuar edhe vitin e shkuar për të marrë pjesë në “Big Brother”, por duket se ai ka refuzuar. “Nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, tha ai në një intervistë të tij, ku zbuloi për ftesën që kishte marrë. Më pas ai shtoi se si ai ka dhe njerëz të tjerë që nuk shohin “Big Brother”, për arsye nga më të ndryshmet.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm, e përqendrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen, jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë”, do të thoshte artisti, duke mos e fshehur ironinë për formatin.

Në fakt, produksioni e ka kërkuar të ishte pjesë e sezonit të shkuar, ku do të ishte si lojtar përballë Donaldit, ish-partnerit të nënës së djalit të tij. Por ndonëse është ende herët për t’u thënë, në rrjet po qarkullon lajmi se Vin Veli është ende një personazh i dëshirueshëm për të qenë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother”. Gjatë kohës që rrjeti shpërtheu nga historia Bora-Donald-Beatrix, Vin Veli në rrjetet sociale ironizoi situatën e krijuar. Së bashku me partneren e tij të re, ai publikoi një foto ku dukej ironia drejtuar trekëndëshit të dashurisë, BoraDonald-Beatrix.

“Na ndihmoni me ca kokoshka”, shkruante ai si një mesazh aspak mbështetës për ish-partneren e tij. Por duket se gjithçka u la pas kur ai u shfaq në ditëlindjen e Borës. Vini ishte i ftuar edhe në 30-vjetorin e Bora Zemanit dhe u shfaqën shumë të qeshur pranë djalit të tyre. Teksa në media flitej e përflitej historia e saj me Donaldin, Vin Veli dhe Bora u shfaqën në festë të pashqetësuar nga gjithçka kishte ndodhur.

I ftuar në emisionin “N’Zoom” ai foli për lidhjen e tij me Arborin, si edhe për lidhjen e tij me moderatoren. “Duke qenë se dhe kam një vetë menaxhim të kohës, një pjesë shumë të mirë ia dedikoj Arborit pa diskutim. Fundjavat, por edhe ditë të javës pas shkollës, patjetër që mundohem të jem sa më afër. Kam një raport shumë të mirë (me Borën) dhe patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje, jo vetëm këtë 30-vjetor. Thjesht urim, kaq. Unë, kudo që njoh, mundohem të jap mesazhin tim edhe te miqtë e mi që kanë të njëjta probleme apo mund të kenë histori të ngjashme. Larg urrejtjes dhe larg nxitjes së dhunës, sidomos larg urrejtjes më tepër te fëmija. Patjetër që mendoj që jam shembull dhe jam munduar gjithmonë të jem shembull për këtë pjesë”, është shprehur Vini.

Kjo nuk është hera e parë që ata shfaqen pranë njeri-tjetrit, pasi Bora dhe Dj-i janë bërë bashkë në evenimente të ndryshme me rëndësi për ta, si ditëlindja e birit të tyre apo ceremonitë e tij në shkollë. Mbetet për t’u parë nëse Dj do ta pranojë ftesën për të kaluar 100 ditë në program këtë herë. Ndërkohë, mediat online kanë publikuar disa prej emrave që pritet të jenë pjesë e formatit.

Eva Murati, Kejvina Kthella, Shpat Kasapi, Fatjon Kuqari, Roza Lati janë disa nga emra që po lakohen. Ndërkohë, një tjetër emër që refuzoi ftesën sezonin e parë ishte Lorik Cana. Ish-kapiteni i Kombëtares në vend të tij, çoi kushëririn, Granitin. Por duket se për sezonin e ardhshëm, ai e ka sërish ftesën, vetëm se këtë herë po e konsideron pranimin e ofertës së tij. Edhe vajza e Sabianit ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e “Big Brother”.

Ndaj mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ftesë për Keisin. Natyrisht që këta janë vetëm emrat e parë të personazheve që përfliten në rrjet dhe do të duhet edhe pak kohë për të konfirmuar nëse ndonjëri prej tyre realisht do të bëhet pjesë e lojës për çmimin e madh. Ndërkohë, me të përfunduar edicioni i parë i “Big Brother”, të shumtë kanë qenë ata që kanë nisur me pyetjet se kur do të nisë edicioni i dytë.

Ka qenë vetë moderatorja, Arbana Osmani që ka bërë me dije se në shtator do të nisin përgatitjet për edicionin e ardhshëm, duke u përpjekur mos të jap shumë detaj rreth surprizave që do të kishte. Sipas Arbanës, gjithçka do të ishte gati në fund të janarit për të nisur me spektaklit. E deri atëherë të tjera detaje do zbulohen dhe dinamika të reja do të zhvillohen.

Ndërkohë që banorët e shtëpisë sot janë ndër më të klikuarit dhe më të paguarit për reklamat e tyre, pritet që vitin e ardhshëm personazhe më në zë dhe më me peshë në showbizz të bëhen pjesë e lojës 100-ditëshe, jo vetëm si pretendentë për çmimin e madh, por për të përfituar edhe për famën që ky format të jep./Panorama

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bora zemani donald veshaj vin veli bora zemani donald veshaj vin veli

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë