"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Ish zv.kryeprokurori Hajdari ironi me zyrtarët e korruptuar: Burgu është i keq! Por më mirë tani në verë, se qelia në di
20 Korrik 2021, 20:57Nga DOSJA
TIRANË– Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari, njëherësh dhe ish-numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme është shprehur optimist për punën e Prokurorisë së Posaçme duke mos e lënë t’i kalojë rasti pa bërë ironi.
Në fjalën e tij, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking”, Hajdari tha se pret që SPAK të ndihmohet nga qytetarët që e kanë vuajtur vetë padrejtësinë dhe korrupsionit. Ndërsa shtoi se është më mirë që operacioni ka nisur në verë, në mënyrë që zyrtarët e lartë të mësohen me burgun derisa të vijë stina e dimrit.
“Më mirë që aksioni i SPAK ka nisur në verë se sa në dimër, pasi të gjithë ata zyrtarë dhe politikanë që do të bien në rrjetën e SPAK është më mirë të provojnë të nxehtin e qelive se sa të ftohtin. Burgu është i keq për të gjithë por më keq është kur është dimër. Kështu që atyre që do t’ju bjerë risku në verë të jenë të lumtur sepse do mësohen, vjen vera, pastaj vjeshta dhe dimri përballohet më mirë pasi do të mësohen,“-tha Shkëlqim Hajdari.
FJALA E PLOTË:
Festa e Kurban Bajramit le të shërbejë si “Mea Culpa” e të gjithë shoqërisë, kryesisht ata që kanë funksione publike, të mos dalin nëpër ekrane dhe të urojnë, pasi një pjesë e tyre është dhe e korruptuar dhe janë të pandershëm me publikun. Dhe të mos presin Pashkët apo ditën e Kurban Bajramit, që ti bëjnë thirrje publikut shqiptar që të jenë të përkushtuar, të flasin për solidaritet, ndershmëri, bamirësi etj., por këtë punë ta bëjnë cdo ditë. Sepse tagri që kanë ndërmarrë për të qeverisur, në nivel lokal ose qëndror, është tagër që ia ka dhënë publiku shqiptar jo për të vjedhur, jo për të bërë korrupsion, por për të qeverisur Shqipërinë me ndershmëri në shërbim të publikut. Por dhe shoqëria shqiptare duhet të reflektojë në këtë ditë të madhe, në mënyrë që të krijohet një rrjetë e madhe, më e madhe se rrjeta e SPAK-ut, që është rrjeta e opinionit publik. Nuk duhet të rreshtë së denoncuari, zyrtarët lokalë dhe qëndrorë, për të gjitha abuzimet që kanë bërë ndër vite. Më mirë se shqiptarët e qytetarët, firmat e përjashtuara padrejtësisht nga tenderat, nuk i di askush abuzimet. Do ta ndihmojnë SPAK që të finalizojnë hetimet. Po ashtu do të ndihmojnë edhe politikanët e ndershëm që nuk është se nuk ka në Shqipëri. Më mirë që aksioni i SPAK ka nisur në verë se sa në dimër, pasi të gjithë ata zyrtarë dhe politikanë që do të bien në rrjetën e SPAK është më mirë të provojnë të nxehtin e qelive se sa të ftohtin. Burgu është i keq për të gjithë por më keq është kur është dimër. Kështu që atyre që do t’ju bjerë risku në verë të jenë të lumtur sepse do mësohen, vjen vera, pastaj vjeshta dhe dimri përballohet më mirë pasi do të mësohen.
(k.m.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Një punëtor shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Pughlia të Italisë pasi i ka shpëtuar jetën një italiani që ishte duke u mbytur. Burri itali...
TIRANË– Një makinë është përfshirë nga flakët pasditën e sotme tek dalja e nënkalimit të Laprakës dhe fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për të ...
BRITANI E MADHE- 27-vjeçari shqiptar Esmerald Xhafa është dënuar me 28 muaj burg pasi u shpall fajtor për akuzën e kultivimit dhe trafikut të lëndëve nar...
MIRDITË– Detaje të tjera janë bërë me dije lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin Rubik-Rrëshen, ku u shënua një viktimë. Mësohet se në mjetin tip “Land ...
GREQI– Aleksandër Pema, të cilit iu sekuestrun 1.2 ton kokainë në janar të 2020, është dënuar nga gjykata greke ditën e sotme me burgim të përjetshëm për disa v...
RRËSHEN– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Rubik-Rrëshen. Sipas njoftimit zyrtar, nga aksidenti ka ndërruar ...
Aktualitet20 Korrik 2021, 15:59
TIRANË– Agim Çerma, i njohur me nofkën ‘Jimmy’, i cili dyshohet se është në krye të grupit të drogës në Kolumbi, rezultonte i dënuar në vendin...
RRËSHEN– Dosja.al ka siguruar pamje nga aksidenti i ndodhur pak çaste më parë në rrugën e Kombit. Një autoveturë tip “LandRover” me targa italiane ë...