“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Ishte në takim me Ramën, banorja e “5 majit”: Fshinë 17-20 minuta video,besoj te Strasburgu
12 Shkurt 2022, 16:32Nga DOSJA
TIRANË – Banorja e zonës së “5 majit” Lorena Nikolla tha se do ta dërgojë çështjen e shembjes së shtëpisë së saj në Strasburg. Në protestën e sotme të banorëve të Paskuqanit, Laprakës dhe “5 majit” në Medrese, Nikolla tregoi se Rama u soll i xhindosur në takimin e fundit me të dhe banoren tjetër të “5 majit” Liza Markun. Ajo kërkoi që të publikohet pjesa prej 17-20 minutash e reagimit të ashpër të Ramës ndaj kërkesave të tyre. Lorena Nikolla tha se ka besim që çështja e banorëve të këtyre zonave që preken nga projekti i Unazës së madhe të fitojë. “Keni vetëm një kasolle çfarë do në këmbim? Për momentin u preka, ata duan të kapen me fjalë. U zhgënjeva se Rama tha do ju dëgjojë. Ka fshirë 17 ose 20 minuta daljen tonë. Janë momentet, unë se marr vesh se ashtu është normalisht, përplaste tavolinën thoshte pusho, pusho. I bëjmë thirrje që ti nxjerrë se është i lezteshëm kur përplas tavolinën. Nëse unë do ndihem pa rrugëdalje, normalisht do ia vë flakën. Avokatja Adriana Kalaja më ka dhënë shumë shpresë se do fitojmë. Kemi kallëzuar në SPAK Nanon, Qaton, Ahmetajn, Spiropalin dhe Ramën. Besoj në Strasburg, këtu jo. Atë që është e ligjshme do ta çoj deri në fund. Për gjërat e tjera, s’mbaj përgjegjësi”, tha banorja e “5 majit” Lorena Nikolla.
TIRANË- Banorët e zonës së 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit kanë dalë sërish më protestë pasditën e sotme. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugën 5 Maj...
TIRANË- Banorët e zonës së 5 majit, Laprakës dhe Paskuqanit kanë deklaruar se shteti nuk u ka dhënë zgjidhje për prishjen e banesave. Gjatë protestës së so...
TIRANË – 3 viktima dhe 457 raste të reja pozitive me COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë përditësoi shi...
TIRANË- Një person është arrestuar pasditën e sotme në protestën e banorëve të 5 majit. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet disa efektivë policie, t...
FIER- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 31-vjeçar me iniciale E.N, ka rënë në pranga pasi ...
MIRDITË – Përkeqësimi i motit ka shkaktuar probleme në zonat e thella malore të Mirditës. Fshatrat Fushë Lugje, Lajthiz dhe Nën Shejt janë të bllokua...