LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ismail Kadare, gjeniu që ktheu letrat në filma! Personazhet që u frymëzuan nga kolosi, nga Gjenerali “pa ushtri”

28 Janar 2021, 18:19 Nga DOSJA
Ismail Kadare, gjeniu që ktheu letrat në filma! Personazhet që u

TIRANË– Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare feston sot 85-vjetorin e lindjes. Nuk ka asnjë dyshim që Kadare është një idhull për të gjithë shkrimtarët e rinj, pasi për dekada ka lënë shenjën e tij në shumë libra të paharrueshëm për të gjithë ata që dinë të vlerësojnë letërsinë e mirë. Por Kadare nuk është kufizuar kurrë vetëm në letër. Shumë prej skenarëve të tij, ata që dikush thyenin barrierat mes regjimit komunist dhe ‘kryengritjes’ së shkrimtarit janë xhiruar edhe film. Pas çdo botimi të ri të shkrimtarit, kishte një punonjës të Kinostudios “Shqipëria e Re” që rrëmonte për të gjetur një karakter, aktorët dhe skenarin për një film. Shumë prej filmave, për ndonjë edhe mund të mos e kemi ditur, mbajnë firmën e Kadaresë, dhe sigurisht aprovimin e tij…

SKENARËT

GJENERALI

Një prej librave që ka bërë me shumë bujë me “kovertimin” në film është “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i cili ka pasur sukses të jashtëzakonshëm edhe në Teatrin Kombëtar, asokohe Popullor.

Në vitin 1975, romani bie në duart e regjizorit Vladimir Prifti, i cili sheh menjëherë si pjesë të filmit, ‘gjeneralin’ Bujar Lako. Përveç tij nuk mungojë edhe emra të tjerë korifejsh të skenës shqiptare, si: Guljelm Radoja, Rosa Anagnosti, Ndriçim Xhepa etj. Ashtu siç edhe është shkuar në libër, ngjarjet zhvillohen në Shqipëri ku një gjeneral ushtarak italian bashkë me një prift vijnë për të kërkuar eshtrat e ushtarëve të tyre të vrarë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Në mes të një shumice të të vrarësh kërkohet edhe një kolonel, por fatin e tij e di vetëm një plakë…

PRILLI I THYER

“Të paftuarit” është filmi tjetër bazuar në skenarin e Ismail Kadaresë, përshtatur me mjeshtëri nga Kujtim Çashku. Gjithë ngjarja bazohet nga trillimi në librin “Prilli i thyer”, skenar që i vodhi zemrën edhe një prej aktorëve më përzgjedhës, Vangjush Fuxhiut. Ky i fundit ishte fokusuar i gjithë tek Teatri, rrallë shfaqej në filma, por për skenarin e Kadaresë nuk e mendoi dy herë. Ngjarjet në libër por edhe në film, janë zhvendosur në prill të vitit 1939, duke përshkruar muajin e mjaltit të shkrimtarit Besian Vorpsi dhe të shoqen Diana. Rruga e tyre bie ndesh me Gjorg Berishën, i cili shijon ditët e fundit në male, për t’u ngujuar me pas në kullën e tij. Por teksa shkon të paguajë taksën për vrasjen që ka bërë, koha e tij kalon si rënë ndër duar…

“Iu flet TIRANAAAAA”

“Radiostacioni” është një kryevepër tjetër e materializuar në një formë tjetër, atë të metrazhit të filmit. E gjitha bazohet në romanin e Ismail Kadaresë, “Nëntori i një kryeqyteti”. Një skuadër partizane në të cilën është anëtare Teuta merr urdhër të ringrenë ‘Radio Tiranën’. Partizanët mbledhin punonjësit e mëparshëm të Radio Tiranës dhe intelektualë të ndryshëm që kanë qëndruar larg gjatë kohës së luftës që të ndihmojnë me transmetimin, ndërsa Teuta bëhet folësja e parë për Tiranën e lirë. Regjisori i filmit, i ndjeri Rikard Larja, në një nga intervistat e tij të fundit e përshkruante marrjen e ‘detyrës’ për ta vendosur skenarin në Kinema, si një prej perlave të punëve të tij.

“Më thanë ka bërë skenarin Ismaili, merre dhe bëje film. Thashë ky është fat për mua. Si të gjithë shqiptarët, sa dilte libri ne e përpinim. Shohimçfarë ka shkuajtur, çfarë thotë dhe çfarë nuk thotë. Kur e kam lexuar e kam parë film gjithë kohën. I dija vendet ekzakt. Vetëm duhet ta punoja. Fola me Ismailin, bëj ç’të duash më tha. Ma dha lejen. Lexova edhe njëherë librin. Unë kam shtuar një karakter, por asnjë fjalë nga vetja. E mora tekstin e Ismailit nga fillimi deri në fund. Mora idenë e Ismailit, se ai luan shumë me idenë. Ishte arkivisti i radios. Këto fshatarët që lanë krrabën, dolën malit dhe donin të bëheshin borgjezë. Ky është gjenialiteti i Ismailit. Është parashikues i jashtëzakonshëm. Ashtu ndodhi vërtetë,”-u shpreh i ndjeri.

Shiko minutën e 32

Për bashkëveprimin me Kadarenë dhe adhurimin që kishin për të, ka folur qartë edhe aktorja Elvira Diamanti, e cila luan rolin e Teutës, një prej personazheve kryesorë të filmit. Ajo e kujton takimin me shkrimtarin si momentin më të vështirë të xhirimeve, duke përshkruar frikën se portreti i saj, nuk do t’i përputhej fantazisë së tij për Teutën…

“Që unë do të luaja një film kjo ishtë një gjë shumë e bukur. Por që do të luaja një nga personazhet e Kadaresë, kjo ishte e jashtëzakonshme. Ka qënë idhulli im. Në sheshxhirim vjen Helena dhe Ismail Kadare. Pyet Ismaili: Kush e luan Teutën? Unë kisha ngrirë kaq shumë dhe nuk e di si u zvogëlova brenda rrobave, mundësisht të zhdukesha. Të zhbëhesha. Mendoja se do ta zhgënjej, se kushedi si e ka përfytyruar Teutën. Dhe do i dal unë ndërkohë, një gocë as 50 kile. Por jo…,”- rrëfente Elvira Diamanti.

Shiko minutën e 8

DIMRI I MADH

“Ballë për ballë” është film artistik i metrazhit të gjatë, prodhuar në Shqipëri më 1979, po ashtu me regji të Kujtim Çashkut, por kësaj here me ndihmë nga Piro Milkani. Gjithë skenat janë bazuar nga libvri, me personazh kryesor Besnik Bermemën, përkthyes në konferencën e partive komuiste të mbajtur në Moskë në vitin 1961. Ai ishte dëshmitar i thyerjes më të madhe midis dy partive komuniste që i përkisnin respektivisht një kombi të madh dhe një kombi të vogël. Ngjarjet dramatike në konfliktin ushtarak ndodhin në një bazë detare në territorin Shqiptar në Pashaliman të cilën Sovjetikët nuk arrtitën ta përvetësonin. Çdo gërmë e shkuar nga Kadare, është e interpretuar në mënyrë të denjë nga të barabartët me të në kinematografi. Në role kryesore, u besuan: Sulejman Pitarka, edhe njëherë Bujar Lako, Agim Shuke, Kadri Roshi, Sheri Mita, Mevlan Shanaj dhe sigurisht… Timo Flloko. Ajka e kinemasë për më të mirin e letërsisë shqipe.

VITI I MBRAPSHTË

Koha e Kometës është film shqiptar, ndër më të fundit që është bazuar në skenarin e shkrimtarit, duke dalë për publikun vetëm në vitin 2008. Fatmir Koçi vendosi të risjellë ngjarjet, duke u kthyer shumë pas, në Shqipërinë e 1914. Gjatë kësaj kohe princi gjerman u caktua mbret i shqiptarëve dhe merr një letër nga fanatikët myslimanë që të bëhet synet, por ai nuk pranon. Shestani (mysliman) dhe katër shokë të tij nisen që të luftojnë për lirinë e Atdheut dhe gjatë rrugës, takon Agnesën një vajzë katolike, të cilën po e dërgojnë në Manastir kundër dëshirës së saj. Shestani dhe Agnesa bien në dashuri dhe në vënd që të gjejë luftën, që ndryshon dhe zhvendoset, ai gjen dashurinë. Për pasojë Shestani braktis luftën dhe kthehet me Agnesën në shtëpi. Rolet u janë besuar aktorëve të rinj, por nuk mungojnë as emra me peshë si: Xhevdet Ferri dhe Çun Lajçi. Karakterin e Shestanit, e luan më së miri Blerim Destani, i shoqëruar në skenë nga Masiela Lusha.

Për të gjithë iu që i keni humbur këto “perla”, jeni ende në kohë që të ndreqni gabimet… Këshillë: Gjithmonë para lexoni librin, e më pas shikoni filmin!

(k.m.f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture 85-vjetori i ismail kadare ditelindja e ismail kadare 85-vjetori i ismail kadare ditelindja e ismail kadare


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 28 Janar 2021, 11:51

TIRANE- Në 85-vjetorin e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, del nga shtypi edhe libri më i ri për të, “Kohë për rrëfim” nën logon e botimeve “Onufri”. Kadare v...

Art&Argëtim 28 Janar 2021, 11:16

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë sot gjigantin e letërsisë shqipe Ismail Kadare, në 85-vjetorin e tij të lindjes. Në një status në rrjete...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta