LIVE UPDATES
Politike

ISP apel qeverisë dhe bashkive: Ndaloni përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë

24 Mars 2019, 10:23 Nga DOSJA
ISP apel qeverisë dhe bashkive: Ndaloni përdorimin e burimeve

Raportime shqetësuese për përdorimin e burimeve shtetërore e publike në funksion të fushatës elektorale. Qeveria të përmbushë detyrimin nga rekomandimi nr.3 i ODIHR mbi strukturën e pavarur të monitorimit, KQZ si organ përgjegjës, por edhe në bashkëpunim me organet ligj-zbatuese të hetojnë rastet e raportimeve për shkelje dhe të marrin masa sipas ligjeve në fuqi

Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Programit të USAID-it në Shqipëri (ACDC – Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile) është duke kryer monitorimin e përdorimit të mundshëm të burimeve shtetërore ne funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore 2019. Fokusi i ISP kanë qenë qeveria qendrore, si dhe bashkitë Durrës, Vlorë dhe Kamëz. Nga monitorimi i deritanishëm rezultojnë një numër i madh raportimesh për shkelje të ligjit nga ana e autoriteteve shtetërore qendrore dhe lokale, kryesisht institucionet qendrore me varësi politike dhe ato të bashkive.

Konkretisht:

Janë raportuar raste të shumta të presionit shtetëror dhe detyrimit të punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë në aktivitete partiake dhe elektorale. Rasti më i fundit ishte manifestimi politik dhe elektoral i PS në Tiranë, ku pati raporteve gjerësisht se punonjës të administratës dhe enteve publike u detyruan të marrin pjesë në aktivitetin kryesor

Janë konstatuar përdorimi i burimeve shtetërore në funksion elektoral përmes ceremonive ne natyrë politike të donacioneve humanitare nga ente publike, siç është rasti i Bashkisë Durrës, ku në sistemin e dhurimeve u përfshinë edhe OSHEE dhe ente të tjera publike.

Janë konstatuar raste kur bashkia ka përdorur mjediset e saj, kapacitetet njerëzore dhe burimet e tjera në funksion të fushatës elektorale apo agjendës politike. Konstatime të tilla janë raportuar edhe në bashkinë Kamëz, ku ka pasur raste që takimet politike janë mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, apo gjatë protestave të opozitës është konstatuar mungesë e personelit në punë.

Janë konstatuar identifikime të ceremonive zyrtare me parti politike apo organizim i prirjeve festive të sponsorizuara nga deputetë apo drejtues politikë lokalë, siç është rasti i bashkisë Vlorë.

Janë konstatuar spote televizive dhe në mediat sociale në emër të bashkisë dhe me simbolin e bashkisë, por që krahas saj, shoqërohen edhe me simbolin politik të partisë politike drejtuese në bashki, siç është rasti i spotit të fundit elektoral të bashkisë Tiranë.

Janë konstatuar raste kur deputetë dhe figura të tjera drejtuese partiake organizojnë dhe ndajnë dhurata, vlerësime mirënjohje të dhëna nga institucionet ekzekutive, leje legalizimi, pagesa shpërblimi për fëmijët në spitale deri edhe ndërtim banesash me investitorë të panjohur, – praktika që janë evidentuar në secilën bashki në monitorim dhe nga shumica e institucioneve ekzekutive.

Janë konstatuar raste të shumta kur nëpunës publikë me status civil jo vetëm marrin pjesë aktive në aktivitete elektorale, por edhe drejtojnë mbledhje të strukturave politike, kandidojnë për poste në parti politike apo mbajnë fjalime publike në aktivitete paraelektorale të partive, – praktikë që dukshëm shkel ligjin dhe mbetet një shqetësim i madh për nivelin e lartë të politizimit të administratës publike në nivelet e qeverisjes qendrore dhe sidomos asaj lokale.

Secili prej këtyre akteve përbën shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe në raste të caktuara, përbëjnë edhe indicie për hetim nga ana e organeve ligj-zbatuese. Partitë politike kanë detyrimin të respektojnë legjislacionin zgjedhor dhe institucionet publike, të emëruara apo të zgjedhura kanë detyrimin të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjin. Praktikat e mësipërme janë vetëm disa prej rasteve të shumta të devijimit nga ligji dhe të shkeljes flagrante dhe publike të tij, – një sinjal negativ për vullnetin politik dhe institucional për standarde më të larta qeverisëse qendrore e lokale dhe për zgjedhje me standarde më të larta demokratike. 

ISP apelon Këshillin e Ministrave, që në përgjigje të rekomandimit nr.3 të Misionit të ODIHR/OSBE 2017, sipas të cilit “qeveria duhet të analizojë efektshmërinë e përpjekjeve të mëparshme për të luftuar shpërdorimin e burimeve shtetërore dhe presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit. Ajo duhet të marrë në konsideratë ngritjen e një organi transparent, të pavarur dhe përfshirës me detyrën dhe kompetencën e veprimit dhe të ndjekjes në periudhën para dhe pas-zgjedhore. Kjo strukturë mund të ngrihet edhe në nivel vendor në një kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të radhës”, – duhet të kishte ndërhyjë për ngritjen e organit përkatës dhe miratimin e praktikave për një monitorim horizontal dhe vertikal të rasteve të keqpërdorimit të burimeve shtetërore e publike në fushatë elektorale.

Po ashtu, në zbatim të nenit 9 të Kushtetutës, partitë politike kanë detyrimin që “burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike”, parim i cili nuk është zbatuar asnjëherë dhe që kërkon detyrimisht të jetë prioritet thelbësor për partitë dhe institucionet. KQZ mund e duhet të bëjë akoma më shumë për jetësimin e këtij parimi./ Marrë nga ISP

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike burimet fushata isp zgjedhjet e 30 qershorit burimet fushata isp zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet