"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Italia sheh ‘dritën jeshile’/ Pas më shumë se një muaji, numëron më shumë respiratorë sesa pacientë në gjendje kri
21 Prill 2020, 13:14Nga DOSJA
ITALI– Italia një ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi duket sikur po del gradualisht nga kjo krizë që u ka marrë jetën mbi 24 mijë qytetarëve.
Por teksa ka rënë numri i të infektuarëve dhe i pacientëve që e kanë të nevojshëm shtrimin në spital, duket se repartet e Covid-19 janë boshatisur dhe spitalet po marrin “frymë”.
Ndërkohë që para disa javësh “lufta” ishte për numrin e respiratorëve tashmë shumë prej tyre nuk po përdoren asapak.
Komisioneri i urgjencës në Itali deklaroi se për herë të parë gjatë pandemisë, Italia ka më shumë respiratorë se sa pacientë të infektuar me COVID-19 që ndodhen në kujdes intensive.
“Kjo na jep forcë për të ecur përpara.”- u shpreh Domenico Arcuri këtë të martë.
Sipas tij deri më tani kanë mbetur 2.500 pacientë të cilët janë në spital që i janë nënshtruar kujdesit intensiv.
“Vuanim kur çdo natë na duhej të caktonin se ku duhet t’i dërgonim këto pajisje që shpëtojnë jetë, në një kohë kur respiratorët nuk ishin të mjaftueshëm për të gjithë ata në nevojë. Nuk do ia uroja askujt këtë lloj eksperience, dilemën e të zgjedhurit se cili spital do t’i merrte këto pajisje.”- tha ai.
Kujtojmë që javën e fundit Italia ka parë një rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarëve dhe të viktimave, duke ngjallur pak shpresë për mjekët dhe për gjithë kombin që ky virus vdekjeprurës po shkatërrohet.
FRANCË– Jean-Michel Blanquer, Ministri i Arsimit në Francë ka deklruar ditën e sotme s para deputetëve të Komisionit për Kulturë dhe Edukim kushtet e një k...
ITALI– Ditën e sotme është mësuar se një foshnje ka lindur e infektuar me koronavirus në spitalin Beauregard në Aosta të Italisë.Mediat e vendase kanë shkruar ...
GREQI – Greqia është një ndër vendet e Ballkanit ku koronavirusi është shtrirë gjerë pothuajse në çdo rajon, duke rritur bilancin e të infektuarëve dhe t...
Kosovë- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar sërish ditën e sotme në Klinikës Urologjike, në QKUK, ku po merr mjekim, pasi ka gurë në veshka.&nbs...
BRAZIL– Ndryshe nga shumë lider të tjerë që po bëjnë të pamundurën të mbajnë të izoluar në luftën kundër koronavirusit, Presidenti i Brazilit Jair Bolsona...
SUEDI– Suedia ka çuditur botën mbarë sa i përket rregullave dhe menaxhimit të situatës mes një pandemie si kjo e Covid-19.Në këtë shtet njerëzit kanë vij...
Kosovë- Ditën e sotme ka humbur jetën në Gjakovë një grua shtatzënë e cila ishte e infektuar me COVID-19. Por, nuk ka munguar edhe një reagim nga burri i saj, i...
ZVICËR– Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë ditën e sotme se të gjitha provat që janë vënë deri më tani në dispozicion sugjerojnë se koronaviru...
ITALI– Italia vendi i parë më i goditur nga koronavirusi në Europë, duket se së shpejti do të lehtësojë masat drastike të Covid-19.Rihapja e Italisë do të nisë ...
MBRETËRI E BASHKUAR– Mbretëresha Elizabeth sot mbush plot 94 vjeçe. Në këtë përvjetor të pazakontë, ku e gjithë bota është gjunjëzuar nga Covid-19 d...