"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Izolohet” Tirana, mijëra policë në terren/ Zbardhet urdhri i ministrisë së Brendshme, postblloqe në hyrje të kryeqyt
17 Maj 2020, 08:30Nga DOSJA
Tiranë- Mijëra efektivë policie ndodhen në sot në terren, pasi qindra qytetarë janë ngritur në protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit ” në hyrje të autostradës Elbasan, pranë “Tynelit të Krrabës-Tiranë” është ngritur një postbllok policor me shërbime të përforcuara, pas një urdhëri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme. Ky postabllok është ngritur për të penguar qytetarët që mund të tentojnë të vijnë në Tiranë për t’ju bashkuar protestës. Ndërkohë, pritet që të vendosen edhe postblloqe në hyrjet e tjera të kryeqytetit.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Lirohet nga Policia ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka dhe gazetari Alfred Lela. Të dy u arrestuan pak orë më parë gjatë përplasjes me efekti...
TIRANË- Aktivistja Adriana Kalaja dhe regjisori Edmond Budina iu kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë, në të kundërt do të pushtojnë ambientet ...
TIRANË– Shkrimtarja Flutura Açka ka akuzuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, se i ka tradhtuar dhe ka lejuar me qëllim prishjen e Teatrit Kombë...
TIRANE- Unioni i Gazetarëve ka reaguar për shoqërimin e dhunshëm të gazetarit Alfred Lela dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Në një deklaratë për mediat, UGSH...
Tiranë- Shembet Teatri Kombëtar. Ndërkohë pranë sheshit të Teatrit Kombëtar qindra qytetarë janë ngritur në protestë, pasi nuk janë dakord me këtë vendim të bas...
Në Shqipëri, në orët e para të mëngjesit, mjetet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë duke shembur godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, ndërsa ...
TIRANË– Revoltohen qytetarët për prishjen e Teatrit Kombëtar. Mes “detit” të qytetarëve është edhe djali i deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Soko...