LIVE UPDATES
Aktualitet

“Java e pikut kaloi, po shkojmë drejt sheshimit”, Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë, komenton Shkodrën: Kam infor

7 Prill 2020, 15:46 Nga DOSJA
“Java e pikut kaloi, po shkojmë drejt sheshimit”, Pëllumb

TIRANË– Doktori Pëllumb Pipero deklaron se kjo javë do të shënojë  shifra pak a shumë të njëjta, një shesh pushim sa I takon kurbës së të infektuarve për ta çuar më pas gradualisht drejt rënies. Në një intervistë me skype për OraNews, me gazetarin në studio Leftion Peristeri, Pipero beson se pas 7-8 ditësh ndoshta duhet të nisin të zbuten masat shtrënguese të qeverisë, por kjo jo për të të moshuarit dhe për të sëmurët kronikë. Ata vijojën të jenë më të rrezikuarit qoftë me 2 raste qoftë me 100 raste të infekuarish me COVID-19. “Duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë me masa shtrënguese më të lehta por më të shtrënguara, sidomos pensionistët dhe të sëmurët kronikë” nënvizon ai.

Pëllumb Pipero:  “Situata në spitalin COVID-1, spitali infektiv është dinamike. Kemi pacientë që bëhen gati të dalin nga spitali.  Dita ditës po shtohet numri i të shëruave dhe ky është një lajm i mirë kemi dhe pacientë, raste të mesmë, të rëndë dhe raste kritike, 2-3 në terapi intensive.

Gazetari:  Duket sikur edhe numri i shërimeve por dhe i viktimave është i lartë?

Pëllumb Pipero: Duket sikur ka kontradikta në shifra por unë nuk e lidh problemin me përqasjen që  ka bërë vendi ynë në raport me testimet. Kam qenë pro kësaj qasjeje, testime prë konfirmim dhe diagnozë dhe jo testim për depistim, dhe po të keni vënë re % e rasteve pozitive është relativisht e lartë pasi epidemiologët gjurmojnë fort rastet e kontaktit të afërt. Fakti që kemi disa familje me numra të shtuar rastesh të konfirmuar e dëshmon më së miri këtë, dhe kur vjen puna për të bërë përqindjet qoftë të sëmundshmërisë a vdekshmërisë duket përqindje e lartë. Është herët për të diskutuar për % e vdekshmërisë, duhet të presim të kalojë vala e epidemisë për tiu referuar shifrave.

Pëllumb Pipero: Ajo që di tju them se është se në raport me projeksionin e pritshmërinë jemi shumë mirë, edhe pse çdo jetë e humbur është e dhimbshme dhe jo e lehtë për këdo.

Gazetari: Si e komentoni gjëndjen në Shkodër, pati një shpërthim të menjëhershëm?

Pëllumb Pipero: Situata në Shkodër është më ndryshe. Nga informacionet që kam shumë lokale janë të hapura dhe pse duket sikur janë me qepena të mbyllur, ka njerëz brenda. Qytetarët nuk respektojnë si duhet qoftë vendimet e qeverisë dhe këshillat e mjekëve, fakti që rastet e shtuara janë në rrethe të ngushta familjare është relativisht qetësuese sepse po të kishte shumë vatra do të ishte shumë më e rëndë situata. Në radhë të parë e kemi të përqëndruar vatrat dhe është punë e lavdërueshme e epidemiologëve të Shkodrës që i kanë gjurmuar siç duhet.

 Gazetari: Në Dibër dhe Korçë nuk raportohen më raste të reja?

Pëllumb Pipero: Në rast se gjurmojmë rastet në kontaktet të afërt izolojmë shumë shpejt edhe këto vatra të vogla.

Gazetari: A është kjo koha e duhur për të dhënë pak më tepër liri qytetarëve ?

Pëllumb Pipero: Besoj fort se qeveria i ka marrë masat në kohën e duhur. Kjo javë do të jetë në shifra pak a shumë të njëjta ndoshta pak më poshtë sesa java e kaluar, dhe unë do e çuaj një vijë horizontale, apo shesh pushimi dhe gradualisht do nisin të biejnë, të paktën kjo duke iu referuar kurbave në Itali e Spanjë e Kinë. Por ne jemi më mirë se Italia e Spanja sepse kurba ka qenë e butë pasi qeveria mori masat shumë më parë. Zbutja e rënia e kurbës do të jetë graduale, pra do të zgjasë pak më shumë në kohë  por do kemi më shumë mundësi për ta përballuar, sikundër e kemi përballuar. Unë do të thoja që pas 7-8 ditësh ndoshta duhet të nisin të zbuten masat shtrënguese të qeverisë. E gjykoj racionalitet dhe propocionalitet me ecurinë e epidemisë së vendit tonë. Java që sapo lamë ishte e pikut, dhe kjo javë është ajo e sheshpushimit. Duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë me masa shtrënguese më të lehta por më të shtrënguara, sidomos pensionistët dhe të sëmurët kronikë. Pra pavarësisht se masat mund të lehtësohen  nuk duhet të jenë të lehtësuara dhe nuk mund të lehtësohen për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë pasi ato vazhdojnë të jenë të rrezikuar një lloj si kur kemi 2 raste apo 200 raste. Për ta periudha qëndrimit të  detyruar në shtëpi do të jetë më e gjatë. Në përputhje me to do të kemi dhe rigjallërim të aktivitetit ekonomik, por I mbetet qeverisë të marrë masat e duhura në përputhje me rekomandimet e specialistëve.

Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet