LIVE UPDATES
Insights

Jemi kthyer në fis te Margjeloja

12 Prill 2019, 21:24 Nga DOSJA
Jemi kthyer në fis te Margjeloja

Më habiste Gustave Le Bon kur një shekull më parë theksonte një ide shumë të çuditshme për mua. Ai theksonte te “psikologjia e turmave” që kur një popull bën një revolucion për të cilin nuk është i përgatitur sepse elitat e tij janë për faqe të zezë, atëhere ndodh katrahurë: Revolucioni pas pak kohe kthehet në një ndryshim fjalësh kurse situata vazhdon si më parë, ose rikthehet te pika ku u nis.

Revolucioni bëhet një ndryshim fjalësh me të cilin shprehet i njejti realitet!

Kam përshtypjen se duke analizuar fjalorin politik të kohëve të tanishme në media dhe në gojët e politikanëve dhe disa pushtetarëve rezulton se edhe fjalët që përdoreshin një ose dy dekada më parë, dhe që mbanin pak erë demokraci, janë zhdukur. Të përmendësh ato sot është mëse qesharake, duken qesharake në sytë e njerëzve.

Imagjinoni sot të përdoren fjalë që nuk kanë asnjë kuptim pas tridhjetë vitesh gjoja demokraci.

Votim i lirë
Shanse të barabarta për qytetarët
Qytetar i mirëinformuar dhe i formuar
Mirëqënie
Konkurrim idesh
Media të lira dhe të pavarura
Zhvillim teknologjik
Kulturë kombëtare
Demokraci lokale
Hapje kulturore me Perëndimin
Treg i lirë

Të gjitha këto fjalë janë kthyer në forma bosh, pa përmbajtje. Ato që tridhjetë vite më parë konsideroheshin nga brezi i kohës si ëndërra.

Tani nuk flitet fare për qytetar, por vendin e kanë zënë pjestarët në mitingje ulur në karrige plastmasti.

Gazetarit të pavarur i thërrasin kadri. 
Opozita është një tufë qorrash
Profesorët janë bandë kopjacësh që meritojnë veting
Bujqit që kanë rendimente qesharake në prodhime quhen fermerë.
Burri dhe gruaja që rrinë pas banakut të ndonjë kioske quhen biznesmenë familjarë.
Ca vende urbane që ngjajnë si kampe përqendrimi për autovetura quhen parkingje. 
Librat që shiten në përsheshe gjithë pluhur dhe me kopertina tejet të lodhura quhen kulturë. 
Një megafon që transmeton gjithë ditën këngë të viteve ’70 quhet media publike.

Gjithë ditën dëgjon këngën MARGJELO!

Ata që braktisin atdheun duke ikur nga sytë këmbët quhen emigrantë ekonomikë të integruar në tregun e lirë. 
Njeriu që bosi e vendos në një listë që ua paraqet votuesve të rrallë dhe që ngre e ul dorën sipas uljes dhe ngritjes të syve të shefit quhet deputet. 
Ngritja e kullave bina quhet rritje ekonomike. 
Dhënia e pasurive kombëtare badjava privatëve quhet partneritet. 
Letra pa asnjë vlerë në tregun e punës quhen diploma.

Ne kemi shkuar në fis!

Vendimarrja ne kohën e diktaturës varej nga nja njëzet a tridhjetë veta. Nga sa veta varet sot?

Këmbë artisti i huaj nuk shkelte dot në Shqipëri në diktaturë? Sa artistë në vit vijnë nga jshtë në skenat tona sot?

Bëheshin ndoca dhjetra filma me metrazh të gjatë shqiptarë. Sa filma shqiptarë, drama, etj. prodhohen sot me markën shqiptare?

Në diktaturë punohej kot në jo pak raste, por edhe bëheshin vepra të mëdha. Sot rrihet kot.

Diktatura të përgjonte dhe të mbyllte gojën duke të kërcënuar me shkop, internim, vrasje. Sot administrata ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon.

Nuk kishte në diktaturë media të lira dhe pluralitet mediash dhe diversifikim opinionesh në media. Cfarë qendrimi mban pushteti ndaj mediave sot?

Nuk jemi kthyer në fis?

Ku është tregu i lirë sot? Po njësoj si në kohët e vjetra ku pushteti e kontrollonte ekonominë.

Në fis!

Kthyer atje ku ishim! Fjalët ndryshojnë!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog artan fuga artan fuga

Sondazh

Poll
Insights 11 Prill 2019, 05:27

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur

Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të tetë milionë eurove, në aeroportin e Rinasit, ministri i Brendëshëm i ës...

Insights 10 Prill 2019, 20:41

Po! Jam ku*vë, po ti çfarë je?

S’kam për ta harruar herën e parë që e dëgjova këtë fjalë nga aq afër, më tingëlloi pisët mu tek veshët e mi. Sa kisha filluar gjimnazin dhe ecja me Anën jashtë...

Insights 10 Prill 2019, 13:50

Erioni gënjen Veliajn

Kështu përmblidhet me tre fjalë thelbi i emisionit “Alsberg” i gazetarit Artur Çani. Nëpërmjet disa sekuencave të intervistave të Lali Erit nëpër kohë dë...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion