LIVE UPDATES
Bota

Joseph Borrell: Është koha të flasim më shumë me Rusinë sesa për Rusinë

5 Shkurt 2021, 13:57 Nga DOSJA
Joseph Borrell: Është koha të flasim më shumë me

RUSI-Kryediplomati i BE, Joseph Borrell do të diskutojë në Moskë marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë, pasi pas arrestimit të opozitarit Navalny, raportet janë përkeqësuar sërish. Në një shkrim të publikuar në media ai ka paraqitur situatën dhe pikat e diskutimit.

Shkrimi i plotë:

Sot po udhëtoj drejt Moskës. Hera e fundit që një Përfaqësues i Lartë i BE-së vizitoi Rusinë ishte katër vjet më parë. Qëllimi kryesor i vizitës sime është të diskutoj çështjet që na shqetësojnë në lidhje me vendin dhe rolin e Rusisë brenda Evropës dhe angazhimin e saj në nivel ndërkombëtar. Marrëdhëniet BE – Rusi janë përkeqësuar gjatë dekadës së fundit dhe veçanërisht që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe Sevastopolit në vitin 2014, ato janë shenjuar nga mungesa e besimit. Sot, ne e shohim njëri-tjetrin si rivalë dhe konkurrentë dhe jo si partnerë. Ne kemi mosmarrëveshje të forta kur bëhet fjalë për konfliktet e fqinjësisë, nga Ukraina dhe Bjellorusia, te Libia dhe Siria, dhe kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Helmimi i Alexey Navalny-t, arrestimi dhe dënimi i tij si pasojë, dhe arrestimi i mijëra demonstruesve gjatë ditëve të fundit janë sinjale të dhimbshme ngushtimit të hapësirës për opozitën, shoqërinë civile dhe zërat e pavarur në vend. Veprimet e Rusisë gjatë viteve të fundit nuk përputhen me angazhimet e saj as si anëtare e Këshillit të Evropës dhe as si shtet pjesëmarrës në OSBE. Le të kujtojmë se këto institucione janë në qendër të bashkëpunimit, paqes dhe sigurisë në Evropë. Ne na duhet ndërveprim i sinqertë me Rusinë mbi gjendjen e marrëdhënieve tona. Qëllimi i diplomacisë është pikërisht angazhimi, përcjellja e mesazheve dhe përpjekja për të gjetur një bazë të përbashkët. Diplomacia është thelbësore kur punët janë keq. Kanalet tona të komunikimit duhet të jenë gjithmonë të hapura. Megjithatë, ne më shumë kemi folur për njëri-tjetrin (madje edhe për të kaluarën) sesa me njëri-tjetrin. Kjo vetëm përjetëson mosbesimin dhe pengon në zgjidhjen e sfidave që kemi përpara. Ne duhet të jemi të qartë për shqetësimet tona. Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë se jemi të ndërlidhur ngushtë me fqinjin tonë më të madh, jo vetëm historikisht ose gjeografikisht. Bashkimi Evropian është ende partneri i parë tregtar i Rusisë dhe burimi i saj më i madh për investimet e huaja direkte. Studentët rusë janë më të shumtët në numër në një vend jashtë BE-së që përfitojnë nga shkëmbimet universitare Erasmus + dhe Rusia është vendi ku lëshohen më shumë viza Shengen. Lidhjet tona mbeten të rëndësishme në mënyrë reciproke. Prandaj, ne duhet të ndjekim një qasje shumëplanëshe, siç pasqyrohet në paketën e parimeve udhëzuese të dakorduara nga BE për marrëdhëniet e saj me Rusinë. Ky do të jetë kuadri i referencës për vizitën time në Moskë. Ai përfshin angazhim selektiv për çështje në interes të BE-së, si dhe shtrirjen dhe mbështetjen e shoqërisë civile ruse. Dhe kjo nuk mund të bëhet përmes videokonferencës. Përkundër gjithë kësaj, ka çështje ku ne mund të punojmë së bashku, dhe kur ta bëjmë këtë, ne mund të arrijmë rezultate. Shembulli më i mirë është Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit – Marrëveshja e Iranit, e cila është ende një nga gurët e themelit të arkitekturës globale të mospërhapjes së armëve bërthamore. Shumë kriza rajonale do të përfitonin nga mirëkuptimi nga afër dhe përpjekjet e përbashkëta të BE-së dhe Rusisë.

Sfidat globale të kohës sonë kërkojnë zgjidhje globale, duke filluar me pandeminë COVID-19. Na duhet më shumë bashkëpunim, transparencë dhe shkëmbim informacioni, jo më pak. Ne na duhet të luftojmë dezinformimin, i cili sidomos tani është veçanërisht i dëmshëm dhe mund të vërë në rrezik jetën e njerëzve. Ne kemi parë aktivitete në këtë fushë që vijnë nga Rusia.

Ne duam të angazhohemi më tej me Rusinë në sfidat e klimës. Ne mbështetemi në angazhimin e Rusisë për ta kthyer në sukses COP26 e Glasgout. Vetëm duke kapur mundësitë për një tranzicion të drejtë dhe të ndershëm për të gjithë ne, mund të ruajmë prosperitetin, ndërsa shpëtojmë planetin.

Së fundmi, ne duhet të trajtojmë kërcënimet dhe mundësitë e reja që shfaqen në sferën digjitale dhe hapësirën kibernetike. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë sulmeve kibernetike në të kaluarën e afërt, të cilat janë bërë simptomë e rivaliteteve të reja. Nga ana e BE-së, ne kemi qenë të qartë në angazhimin tonë për të zgjidhur me mjete paqësore mosmarrëveshjet ndërkombëtare në hapësirën kibernetike. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk përgjigjemi. Ne kemi vendosur sanksione kundër autorëve të veprimtarive dashakeqe dhe nuk do të ndalemi me kaq, nëse do të jetë e nevojshme.

Në përputhje me Aktin Final të Helsinkit, stabiliteti në Evropë duhet të bazohet në bashkëpunim, respekt për integritetin territorial dhe sovranitetin e kombeve, dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Angazhimi në dialog nuk do të thotë që të kthehemi te “biznesi si zakonisht”, por duhet të gjejmë fusha të mirëkuptimit për të rindërtuar besimin në mënyrë progresive.

Unë do t’i informoj udhëheqësit e BE-së mbi rezultatin e vizitës sime në një debat të ardhshëm strategjik mbi marrëdhëniet BE-Rusi. Thelbësor mbetet garantimi i një drejtimi të qartë dhe unitetit në angazhimin tonë me Rusinë.

Në vitet ‘90, ne ëndërronim për një Evropë tjetër, ndërsa punonim të gjithë së bashku për t’u bërë ballë sfidave globale. Në vitin 2021, këto ëndrra fatkeqësisht nuk përputhen me realitetin. Megjithatë, ato duhet të vazhdojnë të na frymëzojnë dhe ne duhet të angazhohemi në realizimin e tyre.

Burimi: Kathimerini

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joseph borrell joseph borrell

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë