6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
ITALI – Andrea Pirlo ka komentuar eliminimin zhgënjyes nga Champions League. “Nga ky moment ne largohemi duke e harruar këtë ndeshje, – deklaroi ai. – Ne duhet të mendojmë vetëm për kampionatin, jemi në mars, ka akoma ndeshje dhe duhet të bëjmë më të mirën për t’u ngjitur në renditje”. Për të ardhmen e tij: “Unë jam trajneri i Juventusit për momentin, është vetëm fillimi i një projekti më të madh. Ky është vetëm viti i pare për mua.”
“Ne bëmë katër gabime në dy gara dhe ato na kushtuan kualifikimin. Në Champions League këto gabime nuk janë të pranueshme, – ka komentuar trajneri, në “Juventus Channel”. – Djemtë bënë çmos, por fatkeqësisht nuk mjaftoi. Kemi bërë një ndeshje të keqe në Porto dhe këtu e kemi filluar keq. Dhe kur i bën këto gabime dhe pëson katër gola, është e vështirë të kualifikohesh. Jemi në mars, duhet të mendojmë vetem për kampionatin, duke u përpjekur të harrojmë atë që ndodhi, sepse ka ende kohë për t’u rikuperuar. Kieza po luan shumë mirë, edhe në fazën e realizimit, më vjen keq për të dhe për të gjithë ekipin, sepse donim të shkonim përpara me çdo kusht në Champions”.
Pirlo e analizon në këtë mënyrë ndeshje. “Ne nuk gabuam kur ishim në epërsi numerike, sepse e vetmja zgjidhje që mund të zbatonim, ishte t’i zgjeronim sa më shumë që të ishte e mundur. Të bënim që topi të qarkullonte mirë nga njëra anë në tjetrën, duke mos iu dhënë mundësi që ata të kishin 5-6 lojtarë në vijën mbrojtëse. Kështu që ne u përpoqëm t’i hapim, nga njëra anë në tjetrën, dhe golat më pas erdhën me këto veprime”.
“Sonte patëm një fillim të mirë, me Morata mund të kishim kaluar në avantazh menjëherë. Pastaj një episod në zone, na kushtoi penalltinë që ndryshoi ndeshjen. Në pjesën e dytë bëmë lojën që duhej, edhe falë epërsisë numerike. Ndodh, që ndonjëherë të mos i qasemi në mënyrën më të mirë të mundshme, por sonte patëm një fillim më të mirë se ata. Nëse arrini ta zhbllokonin rezultatin pas 2-3 minutash, gara do të ndryshonte”.
Goditja e lirë e Sergio Oliveira ishte vendimtare, një përzierje gabimesh midis mbrojtësve dhe portierit. “Ne i zgjedhim lojtarët e murit, nuk kishte ndodhur kurrë që ata të ktheheshin. Ata nuk duhej të reagonin ashtu. Një gabim u bë dhe në Champions League ju paguani për gabimet që bëni”.
Tani t’i drejtohemi kampionatit. “Ka ndeshje dhe ndeshje, momente dhe momente. Për mua është hera e parë si trajner dhe është me të vërtetë keq. Por tani duhet të vazhdojmë të punojmë sepse jemi në mars. Ne kemi lojtarë të rinj që po e rrisin lojën pas çdo ndeshje. Nuk është e lehtë për të luajtur këto ndeshje, por Juventus ka lojtarë të rinj që luajtën me dëshirë dhe vetëmohim. Ne nuk mund t’u themi asgjë atyre, ata dhanë gjithçka.”
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI – Nuk është kapërdirë aspak mirënë Itali eliminimi i Juventusit nga Champions League. Sigurisht që kritikat kryesore vec trajnerit kanë rënë edhe tek lide...
SPANJE – Kosova siguron që do të luajë lojën vetëm në kushte të barabarta në lidhje me simbolet (flamurin, himnin…) dhe se nëse jo, ajo nuk do të luajë kundër S...
HUNGARI – Marco Rossi, trajneri italian i Hungarisë, ka folur në emisionin “Stadiumi i hapur”, në TMW Radio, në funksion të ndeshjeve të radhës: “Gjithmonë ka p...
ITALI – Gjykata e Apelit në Milano, ka zbardhur arsyet e vendimit, i cili në dhjetor konfirmoi dënimet me 9 vjet burg për Robinho dhe një mikun e tij, Ric...
GJERMANI – Pavarësisht, se 21 vitet nuk i ka mbushur akoma (në korrik), Erling Haaland tashmë llogaritet në mesin e sulmuesve më të mirë në botë dhe vazhdon të ...
KOSOVE – Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit e cila në postim që ka bërë në faqen zyrtare, lidhur me n...
TORINO– Ndeshje e “çmendur” në Torino. Porto humbet në shtesë me rezultatin 3-2, por kjo humbje kualifikoi skuadrën portugeze që kishte fituar ndes...
GJERMANI-Borussia Dortmund kualifikohet për në fazën tjetër të Champions League. Skuadra verdhezi barazoi në ndeshjen e kthimit 2-2 ndaj Sevilla. Njëriu i ndesh...
TORINO-Po luhet ndeshja mes Juventusit dhe Portos e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve. Ndeshja e parë në Portugali u mbyll me fitoren e vendasve...
TORINO-Po luhet ndeshja mes Juventusit dhe Portos e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve. Ndeshja e parë në Portugali u mbyll me fitoren e vendasve...