LIVE UPDATES
Bota

Ka vepruar kundër gjithë botës, flet njeriu që fshihet pas strategjisë kundër COVID-19 në Suedi: Mbyllja e kufijve masa m

22 Prill 2020, 07:13 Nga DOSJA
Ka vepruar kundër gjithë botës, flet njeriu që fshihet pas

SUEDI- Suedia është një nga të paktat vende në botë që ka marrë masa represive kundër COVID-19, e duke lënë që jeta të vijojë si më parë edhe gjatë pandemisë. Pas gjithë strategjisë së Suedisë, është epidemiologu i njohur në këtë vend Anders Tegnell,  pjesë e Agjencisë së Shëndetit Publik të Suedisë, një organ i pavarur rekomandimet e të cilit eksperti ndjek qeveria.

Tegnell ka vendosur që të flasë dhe ka treguar se si është ndërtuar e gjithë strategjia kundër COVID-19. Në një intervistë për revistën Natyre, epidemiologi deklaroi se mbyllja e kufijve është masa me e gabuar që është marrë nga të gjitha vendet, pasi tashmë virusi ndodhet në çdo shtet dhe rrezik për të është lëvizja brenda vendit.

A mund të shpjegoni qasjen e Suedisë për kontrollin e koronavirusit?

Unë mendoj se është mbivlerësuar pak kjo qasje që është quajtur unike. Si në shumë vende të tjera, ne kemi për qëllim të ulim kurbën, duke ngadalësuar përhapjen sa më shumë që të jetë e mundur – përndryshe sistemi i kujdesit shëndetësor dhe shoqëria janë në rrezik kolapsi.

Kjo nuk është një sëmundje që mund të ndalet ose zhduket, të paktën deri sa të prodhohet një vaksinë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje afatgjata që mbajnë shpërndarjen e infeksioneve në një nivel të mirë. Ajo që secili vend po mundohet të bëjë është t’i mbajë njerëzit larg, duke përdorur masat që kemi dhe traditat që ne duhet t’i zbatojmë ato masa. Kjo është arsyeja pse ne përfunduam të bënim gjëra pak më ndryshe.

Ligjet suedeze për sëmundjet ngjitëse kryesisht bazohen në masa vullnetare – në përgjegjësinë individuale. Në mënyrë të qartë thuhet se qytetari ka përgjegjësi të mos përhapë një sëmundje. Kjo është thelbi nga i cili kemi filluar, sepse nuk ka shumë mundësi ligjore për të mbyllur qytetet në Suedi duke përdorur ligjet aktuale. Karantina mund të konsiderohet për njerëz ose zona të vogla, të tilla si një shkollë ose një hotel. Por [legalisht] ne nuk mund të mbyllim një zonë gjeografike.

Në çfarë provash u bazua kjo qasje?

Është e vështirë të flasim për bazën shkencore të një strategjie me këto lloje sëmundjesh, sepse ne nuk dimë shumë për të dhe po mësojmë ashtu siç po bëjnë të gjithë, dita-ditës. Mbyllja, izolimi, karantina, mbyllja e kufijve – asgjë nuk ka një bazë shkencore historike, sipas mendimit tim. Ne kemi ndjekur me vëmendje disa vende të Bashkimit Evropian nëse do të publikonin ndonjë analizë mbi efektet e këtyre masave përpara se të fillonin, por nuk pamë pothuajse asnjë analizë të tillë.

Mbyllja e kufijve, për mendimin tim, është qesharake, sepse Covid-19 është në çdo vend evropian tani. Kemi më shumë shqetësime për lëvizjet brenda Suedisë. Ne si shoqëri, i nxisim njerëzit duke i kujtuar të përdorin masat mbrojtëse; i përmirësojmë masat atje ku shohim dita ditës se ato duhen rregulluar. Nuk kemi nevojë të mbyllim gjithçka plotësisht sepse do të ishte kundërproduktive.

Si i merr vendimet Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik?

Rreth 15 persona nga Agjencia takohen çdo mëngjes dhe azhurnojnë vendimet dhe rekomandimet sipas mbledhjes dhe analizës së të dhënave. Ne bisedojmë me autoritetet rajonale dy herë në javë. Debati i madh me të cilin po përballemi tani është rreth shtëpive të kujdesit për të moshuarit, ku kemi regjistruar shpërthime shumë fatale të koronavirusit. Kjo përbën nivelin më të lartë të vdekjeve të Suedisë, krahasuar me fqinjët tanë. Hetimet janë duke vazhduar, sepse duhet të kuptojmë se cilat rekomandime nuk janë ndjekur dhe pse.

Qasja juaj është kritikuar si shumë e relaksuar. Si u përgjigjeni këtyre kritikave? A mendoni se rrezikon jetën e njerëzve më shumë se ç’duhet?

Nuk besoj se ekziston ai rrezik. Agjencia e Shëndetit Publik ka nxjerrë një modelim të detajuar të bazuar mbi të dhënat rajon pas rajoni, i cili vjen në përfundime shumë më pak pesimiste sesa studiuesit e tjerë për sa u përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve për mijëra infeksione. Ka pasur një rritje, por nuk është traumatike deri më tani. Sigurisht, ne po kalojmë në një fazë të epidemisë ku do të shohim shumë më tepër raste gjatë javëve të ardhshme – me më shumë njerëz në njësi të kujdesit intensiv – por kjo është ashtu si në çdo vend tjetër. Askund në Evropë nuk është arritur të ngadalësohet përhapja në mënyrë të konsiderueshme.

Rreth shkollave, kam besim se ato do të qëndrojnë të hapura në nivel kombëtar. Ne jemi në mes të epidemisë dhe, sipas mendimit tim, shkenca tregon se mbyllja e shkollave në këtë fazë nuk ka kuptim. Shkollat duhen mbyllur shumë herët në një rast epidemie për të marrë ndonjë efekt. Në Stokholm, i cili ka shumicën e rasteve të Suedisë, ne tani jemi afër majës së kurbës, kështu që mbyllja e shkollave është e pakuptimtë në këtë fazë. Për më tepër, është e dobishme për shëndetin psikiatrik dhe fizik që brezi i ri të mbetet aktiv.

Studiuesit kanë kritikuar Agjencinë për mosnjohjen e plotë të rolit të bartësve asimptomatikë. A mendoni se bartësit asimptomatikë janë problem?

Ekziston mundësia që asimptomatikët të jenë infektues dhe disa studime të fundit e tregojnë këtë. Por sasia e përhapjes është ndoshta mjaft e vogël në krahasim me njerëzit që shfaqin simptoma. Në shpërndarjen normale të kurbës, asimptomatikët gjenden në kufijtë e saj, ndërsa shumica e kurbës është e zënë nga simptomatikë. Dhe janë ata që me të vërtetë duhet të ndalojmë.

A mendoni se qasja ka qenë e suksesshme?

Është shumë e vështirë të dihet; është shumë herët, vërtet. Çdo vend duhet të arrijë “imunitetin e tufës” [kur një pjesë e madhe e popullsisë është imune ndaj një infeksioni, duke kufizuar kryesisht përhapjen te njerëzit që nuk janë imunë] në një mënyrë ose një tjetër, dhe ne do ta arrijmë atë në një mënyrë tjetër.

Ka mjaftueshëm sinjale që na tregojnë se mund ta arrijmë imunitetin e tufës. Shumë pak raste të riinfektimit janë raportuar globalisht deri më tani. Sa do të zgjasë “imuniteti i tufës”, nuk e dimë, por patjetër që ka një përgjigje imune.

Çfarë do të kishit bërë ndryshe?

Ne i nënvlerësuam rastet në shtëpitë e përkujdesjes e të moshuarve dhe mënyrën se si zbatoheshin masat atje. Duhet ta kishim kontrolluar këtë më hollësisht. Në të kundërt, sistemi shëndetësor, i cili është nën presion të pazakontë, megjithatë ka qenë gjithmonë përpara kurbës.

A jeni i kënaqur me strategjinë?

Po! Ne e dimë që Covid-19 është jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit e moshuar, gjë që natyrisht është e keqe. Por, duke parë pandemitë, ka skenarë shumë më të këqij se ky. Shumica e problemeve që kemi tani nuk janë për shkak të sëmundjes, por për shkak të masave që në disa mjedise nuk janë zbatuar siç duhet: vdekjet midis njerëzve të moshuar janë një problem i madh dhe ne po luftojmë shumë.

Për më tepër, ne kemi të dhëna që tregojnë se epidemia e gripit dhe norovirusi i dimrit ka rënë vazhdimisht këtë vit, që do të thotë se distancimi ynë shoqëror dhe larja e duarve po funksionojnë. Dhe me ndihmën e Google, kemi parë që lëvizjet e suedezëve kanë rënë ndjeshëm. Strategjia jonë mbi vullnetin e njerëzve ka pasur një efekt real.

(Përkthyer nga Nature)

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anders tegnell koronavirusi ne suedi masat kunder covid 19 anders tegnell koronavirusi ne suedi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll
Bota 22 Prill 2020, 06:42

Kinë- Zëvendës ministri kinez i sigurisë publike, Sun Lijun, është arrestuar së fundmi pasi akuzohet se “ka shkelur disiplinën e partisë dhe ligjin,”. Analistët...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri