Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Hetuesit që merren me zbardhjen e trafikimit të vlerave të mëdha monetare kanë zbardhur pistat se ku janë përqëndruar hetimet për 294 miëje e 30 eurot që u sekuestruan një natë më parë në portin e Durrësit. Në një prononcim për gazetën Panorama, ata shprehen me bindje se këto para kanë si burim shitjen e lëndëve narkotike.
Hetuesit shtojnë më tej se po bashkëpunojnë me palën italiane dhe se me ndihmën e tyre do zbardhin më shumë detaje. Autoritetet fqinje, do të zbardhin itinerarin e dy shoferëve të kamionëve që u ndaluan një natë më parë në Durrës, të cilët rezulton të jenë ngarkuar në Bergamo.
Më pas, nisja e tyre është bërë nga porti i Ancona-s. lëvizjet e shoferit të arrestuar, Ferdinant Murikaj dhe të Aldo Likës që u procedua penalisht, do të zbardhë ‘dorën’ e origjinës së parave që mbanin të stampuara fjalët: Bergamo dhe Bologna.
“Dihet tashmë. Kjo është e disata herë që sekuestrojmë shuma të konsiderueshme të padeklaruara në kufi. Grupet kriminale përdorin metoda nga më të ndryshmet për të transportuar para të fituara në rrugë ilegale. Këto vlera monetare janë paratë e drogës. Ne kemi nisur hetimet për të mësuar burimin e këtyre vlerave monetare. Do kërkojmë nga homologët tanë italianë për të na mundësuar itinerarin e personave që kemi proceduar. Kë kanë takuar ata, me kë kanë bashkëpunuar, lidhjet dhe gjithçka tjetër. Tani besoj se do kryhet një hetim paralel në vendin tonë dhe në Itali. Sigurisht, ky është një hetim që do durim pasi nuk mund të kemi rezultate të shpejta, pasi puna do përqendrohet në dy vende: Itali dhe Shqipëri. Personat e përfshirë në këtë ngjarje nuk preferojnë të bashkëpunojnë, ndaj edhe do të jetë pak e vështirë arritja e rezultateve në kohë rekord,”- thanë hetuesit.
Deri më tani, dihet që destinacioni i kamionit ishte Lushnja, ku dhe do të dorëzoheshin paratë, në duart e BOSS-ëve shqiptarë që veprojnë apo strehohen në atë zonë. Në kërkim është shpallur Erjon Jovani, pronari i firmës së kamionëve që bënte rrugë Itali-Shqipëri-Itali, një person me precedentë penalë. Jovani u vu në pranga para katër viteve, pasi tentoi të trafikonte 190 kg kanabis drejt Italisë, sërish me kamionët e firmës së tij.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
STAMBOLL-Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari i cili është dërguar në Turqi pasi është infektuar me Covid-19 ka foluar për gjendjen e tij. Me anë të një postimi në...
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Trikala. Sipas mediave greke, një 40-vjeçar shqiptar emri i të cilit nuk është bërë i ditur është ...
TIRANË– Rektori Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, ka deklaruar se ky dimër do të jetë mjaft i vështirë për qytetarët shqiptarë. I ftuar në emi...
TIRANË-Pesë makina police kanë ndjekur, mesditen e sotme një kamioçinë, e cila ka përfunduar në rrethrrotullimin e Saukut në drejtim të Elbasanit. N...
TIRANË– XH. B. vendosi t’i japë fund lidhjes me një 36-vjeçar, dy vjet pasi në lidhjen e tyre ishin zbuluar rrethana që vajza nuk i dinte. “Ai ishte...
FIER– Një furgon, brenda të cilit udhëtonin burrë e grua ka rënë në kanal. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Fier-Levan. Siç shi...
TIRANË– Një 23-vjeçar do t’i ketë punët pisk me drejtësinë, e cila e kishte toleruar njëherë dhe e kishte dërguar nën arrest shtëpiak. Mes dhj...
TIRANË– Ipeshkëv-Ndihmësi Imzot Arjan Dodaj ka dhënë detaje për shëndetin e Arqipeshkvit Imzot George Frendo, i cili është infektuar me Covid-19 dhe ...
KLOS- Një zetor është rrëzuar ditën e sotme në fshatin Dom në Njësinë Administrative Gurrë, ku si pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe është dërguar në ...
DURRËS- Historinë e rrëfejnë pa problem, por fytyrën nuk janë gati ta ekspozojnë. Ky i ri nga Durrësi nisi të dyshonte se ishte prekur nga Covid kur filloi...