Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
KANABIS në Dobrenjë! Procedohet kryetari i fshatit, arrestohen nënë e bir, shpallet në kërkim bashkëshorti
23 Korrik 2021, 06:58Nga DOSJA
BERAT-Policia e Skraparit ka evidentuar dhe ka asgjësuar një parcelë të sapo mbjellë me kanabis. Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Mira Mezini, 52-vjeçe dhe Qamil Mezini, 17-vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.).
Në lidhje me ngjarjen u procedua penalisht dhe kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi nuk ka raportuar ekzistencën e parcelës me kanabis.
NJOFTIMI I POLICISË:
Skrapar/Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Procedohet penalisht kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.Gjithashtu, bien në prangat e Policisë edhe 2 shtetas të shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 52 vjeçe dhe Q. M., 17 vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.), të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Dobrenjë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre.Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat dhe Kuçovë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 2 shtetasve të shpallur në kërkim.Shërbimet e Policisë Berat kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor G. D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim prone”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kapën dhe ndaluan shtetasin A. Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË–Policia e Lezhës ka arrestuar një person dhe ka proceduar tre të tjerë. Shkak u bë pasi këta persona po gërryenin shtratin e lumit Mat në mënyrë të p...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë raportin për obezitetin, në të cilin Shqipër...
TIRANË– Shoferi i Lamborghinit, i cili para pak ditësh u dënua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorë...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territo...
LLOGARA- Gjenden pas 6 orësh kërkime, shëndoshë e mirë çifti francez që kishin humbur rrugën teksa kishin dalë për shëtitje në shtigjet e Llogorasë për n...
TIRANË- Gazetarja dhe shkrimtarja Vera Iskau është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ajo humbi jetën në moshën 66-vjeçare, ndërkohë që familjarët e saj ...
ITALI- Një grabitje është ndaluar mbrëmjen e kaluar në Itali nga karabinierët. Torinotoday shkruan se ngjarja ndodhi në Torino, ku dy persona, një prej të cilëv...
TIRANË– Aktivistja Elona Caslli ka komentuar lajmët që qarkullojnë në rrjet lidhur me postin që këngëtarja Eli Fara ka mbajtur në dy nga ministritë e...