LIVE UPDATES
Aktualitet

Kanabisi mjekësor, Lleshaj: Rrezikojmë t’i shërbejmë tregut kriminal, e pashmangshme

25 Prill 2022, 13:26 Nga DOSJA
Kanabisi mjekësor, Lleshaj: Rrezikojmë t’i shërbejmë

TIRANË– Sandër Lleshaj, ish-ministri i Brendshëm, i kujton qeverisë se duhet të bëjë kujdes me nismën e legalizimit të kanabisit mjekësor, pasi sipas tij, mbart riskun e devijimit të prodhimit drejt tregut kriminal. Ndaj Lleshaj sugjeron që qeveria të marrë në konsideratë përvojat më të konsoliduara europiane dhe të jenë referencat kryesore për këtë çështje. Ish-ministri thotë për gazetën “Panorama” se e rëndësishme është kush do ta bëjë prodhimin e hashashit mjekësor dhe kush do ta kontrollojë atë… Por Sandër Lleshaj nuk fsheh faktin se kërkesa kryesore për legalizimin e kanabisit shërues nuk vjen nga mjekësia, por nga ata që e tymosin atë. Kanabisin për përdorim vetjak, Lleshaj e quan një çështje shumë serioze, që kërkon një trajtim të kujdesshëm dhe, mbi të gjitha, shumë profesional.

Z. Lleshaj, nisma e qeverisë për legalizimin e prodhimit të hashashit për qëllime mjekësore, a përbën një “bombë sociale” për qytetarët shqiptarë?

Mesa jam informuar, kjo iniciativë ka një qëllim ekonomik. Me të synohet të shtohen të ardhurat në ekonomi. Megjithatë, vlerësimi i qëllimeve është në njëfarë mënyre energji e shkuar dëm, pasi rëndësi kanë jo qëllimet e mira, por rezultatet që shënohen në procesin e arritjes së tyre. Historia na mëson se ka pasur edhe nisma me qëllime shumë të bukura që kanë prodhuar tragjedi të mëdha. Jo qëllimi, por mënyra dhe mjetet që përdoren për realizimin e tij, kushtëzojnë rezultatin. Në rastin e kanabisit, ne jemi në një fazë shumë të hershme të një procesi ende të panisur, më të cilin duhet bërë kujdes shumë i madh.

Ju vetë, a e mbështesni një nismë të tillë? A jemi të përgatitur për përballjen me kundërefektet sociale? A mund ta bëjë këtë hap Shqipëria?

Personalisht nuk besoj se qëllimet e synuara nga nisma do të mund të realizohen. Së pari, besoj se një vend i vogël si Shqipëria duhet ta orientojë zhvillimin e vet duke u bazuar kryesisht, jo në burimet natyrore të cilat janë gjithsesi të fundme, por në burimet e saj njerëzore, në energjinë krijuese dhe talentet njerëzore, të cilat janë të pashtershme nëse për to kujdeset dikush. Më shumë se sa të ujisin domate, të prashisin speca apo të shesin kunguj, të rinjtë e vendit tonë duhet të mësojnë profesione të së ardhmes, të programojnë në kompjuter, të dizenjojnë, të projektojnë e të prodhojnë, të merren me shkencë, me mjeshtëritë e ndryshme, me shërbime, me art, me sport, etj… Rinia jonë nuk mund të bazojë të ardhmen e saj as te toka dhe as te nëntoka e vendit tonë. Ajo duhet të emancipohet nga toka në qoftë së do që të ndërtojë një vend jo të botës së tretë. Mos harroni se prodhimet e bujqësisë së Amerikës i realizon vetëm 1,4% e fuqisë së saj punëtore. Të ngjashme janë këto shifra edhe në vendet e tjera të zhvilluara. Me këtë nuk dua të them që të mos punojmë tokën, por këtë gjë duhet ta bëjnë pak veta në mënyrë moderne. Së dyti, unë mendoj se shtimi i një produkti të ri (kanabisit), krahas prodhimeve të tjera të tokës, nuk ka për të na sjellë ndonjë bum në të ardhura, pasi, nga njëra anë, kanabisi nuk është ndonjë bimë mjekësore çudibërëse dhe kërkesa për të është relativisht e kufizuar; dhe, nga ana tjetër, ne do të kemi të njëjtat vështirësi në konkurrencën e tregut, ashtu si ato që ndeshim në rastin e produkteve të tjera të tokës, pasi kanabis mjekësor prodhojnë edhe shumë vende të tjera.

Ekziston mundësia që situata të dalë jashtë kontrollit pasi ky fenomen kompleks kërkon kombinim të masave që, përveçse të mbrojnë shëndetin e qytetarëve, duhet edhe të parandalojë krimin?

Kërkesa më e madhe për kanabisin buron jo nga sektori i shëndetësisë. Duke qenë se kërkesa kryesore vjen jo nga mjekësia, por nga ata që e tymosin atë, dhe në kushtet kur tregtimi për qëllimin e tymosjes është ilegal në shumicën e vendeve, risku që prodhimi i synuar për tregun shëndetësor të përfundojë në tregun kriminal të tymosjes është i pashmangshëm.

Hapja e kësaj mundësie, sa besuese e bën qeverinë? Duke marrë parasysh se jo rrallë ka dështuar që të kontrollojë shumë paligjshmëri…

Është një fakt i trishtueshëm që vendi ynë ka humbur një pjesë të rëndësishme të pasurisë së tij kombëtare për shkak të paaftësisë së qeverive të tij gjatë tri dekadave të fundit. Nafta, kromi, hekuri, nikeli, bakri, gurët e shumë pasuri të tjera, disa prej të cilave mjaft të çmuara dhe të fundme, thjesht janë zhdukur pa krijuar asnjë vlerë të shtuar për shoqërinë dhe për Shqipërinë. Për ekonominë tonë, këta sektorë vijojnë edhe sot të mbeten deficitarë. Ndaj unë e kam të vështirë që të besoj se sektori i kanabisit mjekësor do të mund të bëjë ndonjë ndryshim nga sektorët e tjerë deficitarë apo të sjellë ndonjë dobi të theksuar publike. Maksimumi i pritshëm i tij është pagesa e punëtorëve dhe fitimi i prodhuesve, ndërkohë që publiku do të “arkëtojë” argumentet e ngjashme me ato të sektorit të naftës apo mineraleve të tjera, të cilat vijojnë të punojnë përherë “me humbje” pa ndonjë kontribut qenësor publik. Në thelb, unë nuk u trembem shumë dëmeve të shtuara të kanabisit mjekësor, por nuk arrij të shohë ndonjë përfitim të qenësishëm publik prej tij.

Konkretisht, si mund të bëhet kultivimi në mënyrë të kontrolluar? A ndërpriten apo shtohen veprimet e kundërligjshme në këtë rast?

Sigurisht që kultivimi mund të bëhet në mënyrë të kontrolluar. Por më parë përmenda riskun e devijimit të prodhimit drejt tregut kriminal. Ndaj është me rëndësi se kush do të bëjë prodhimin dhe kush do ta kontrollojë atë. Në përgjithësi, në rastin e prodhuesve privatë, që si qëllim kanë natyrisht maksimalizimin e fitimit, do të ekzistojë presioni për të kërkuar tregun më të favorshëm. Nëse ky projekt duhet të ndiqet gjithsesi, mendoj se zbatimi i tij nga një ndërmarrje ekonomike me kapital publik, do të ishte rruga më e sigurt në krahasim me të tjerat, të paktën në një fazë të parë. Përderisa ne arrijmë të prodhojmë, për shembull, energji nga një ndërmarrje publike, do të mund të prodhonim edhe kanabis në të njëjtën rrugë.

Me kë duhet të konsultohet qeveria për këtë nismë dhe çfarë duhet pasur parasysh në draft-ligjin që do të përgatitet për legalizimin e kanabisit mjekësor?

Qeveria duhet të konsultohet me ata që ajo çmon më shumë, pasi në fund të herës, përgjegjësinë për këtë projekt vetë qeveria do ta mbajë. E mira e do që përvojat më të konsoliduara europiane të jenë referencat kryesore për këtë çështje.

Qeveria aktualisht është në fazën e konsultimeve teknike, por kujt shteti europian duhet t’i referohemi për të frenuar rrezikun e ‘drogimit të shoqërisë”?

Duhet kërkuar nëse ka ndonjë shtet europian që ka arritur të ndërtojë një model suksesi me kanabisin mjekësor, në kuptimin ekonomik, mjekësor dhe shoqëror. Unë vetë nuk kam ndonjë ekspertizë në këtë fushë, ndaj po e mbyll këtu përgjigjen.

Gjatë kohës që ju keni drejtuar Ministrinë e Brendshme, a është diskutuar një nismë e tillë? A ka pasur një propozim të tillë para se qeveria, përmes Këshillimit Kombëtar, t’u kërkonte mendim qytetarëve?

Po, kjo temë ka kohë që është në qarkullim dhe rreth saj janë shkëmbyer ide të ndryshme. Fakti që iniciativa ka ecur, do të thotë që kanë mbizotëruar argumentet e mbështetësve të saj.

A duhet të ketë amnisti për të dënuarit pasi tashmë ka me dhjetëra të dënuar që marrin masa ndëshkuese për 3 gramë hashash? Ndaj, përderisa ka njerëz të tillë në burgje, ndërkohë që nga ana tjetër të kërkosh legalizimin, minimumi a duhet bërë një amnisti për këta të dënuar, pasi për një bimë hashash mund të shkosh deri në 10 vite burg?

Qëndrimi për amnistinë te ne më duket një ndër gjërat më të pakuptimta. Në Shqipëri ajo është kthyer në një instrument absurd, përgjithësisht si një lloj kartoline për festat e fundvitit. Shqipëria nuk ka nevojë për amnisti, por për drejtësi. Kodi ynë Penal, ashtu si dhe shumë akte të tjera ligjore, përfshirë edhe Kushtetutën, ka nevojë për përmirësim. Tregtimi apo trafikimi i kanabisit është vepër kriminale në Shqipëri dhe, për aq kohë sa mbetet kështu, duhet të dënohet. Por urgjente është përshtatja e dënimit më rrezikun shoqëror të krimit. Është padrejtësi e madhe që të vuajnë dënime të gjata ata që mund të quhen “skllevërit” e rrjeteve kriminale, si kultivuesit apo shitësit e vegjël të kanabisit. Për të vendosur drejtësi, në këtë rast nuk na ndihmojnë amnistitë, por ndryshimi i ligjit. Përshkallëzimi i dënimeve, duke minimizuar ato për “skllevërit” dhe duke shtuar ato për drejtuesit e grupeve apo rrjeteve kriminale, mendoj se është amnistia e vërtetë.

Kush duhet të jenë kontrollorët që duhet të merren me procesin e zbatimit të ligjit?

Sa më shumë kemi shtuar kontrollorët, aq më shumë na janë shtuar edhe shkeljet gjatë këtyre dekadave të eksperimentit tonë me demokracinë. Mendoj se e kundërta është zgjidhja. Neve na dëmtojnë kontrollorët e shumtë, ndërkohë që na nevojiten pak kontrollorë të mirë. Një Polici profesionale, mund të zëvendësojë shumë mirë “ushtrinë” e inspektorateve, të cilat kurrë nuk arritën të dëshmojnë ndonjë efekt pozitiv publik.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe lejimin e përdorimit të “lirë” të drogës. Nëse ndodh kjo, a rrezikon shoqëria jonë vetëshkatërrimin përmes varësisë nga droga?

Nuk besoj se kanabisi do të mund të na vrasë si shoqëri. Me gjithë problemet e shumta, ne mbetemi përherë një shoqëri me një sens shumë të lartë moral dhe me lidhje të forta familjare e shoqërore. Ne jemi një popull optimist dhe dinamik, pa prirje të forta depresive dhe besoj se, edhe për këtë arsye, ndonëse jemi të prekur, nuk jemi të plagosur fort nga alkooli, duhani apo dhe konsumi i drogave. Ndaj mendoj se dekriminalizimi i përdorimit vetjak të kanabisit, nuk do ta shkatërrojë shoqërinë, por as nuk do ta ndihmojë domosdoshmërisht atë. Ndërkohë, ata që ndalimin e kanabisit e shfrytëzojnë si një mundësi për ekskluzivitet kriminal, do ta humbnin atë në rastin e liberalizimit në këtë fushë. Megjithatë, kjo është një çështje shumë serioze, që kërkon një trajtim të kujdesshëm dhe, mbi të gjitha, shumë profesional.

Marrë nga Panorama

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni