Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Aktualitet
Zbulohet shtëpia plot me fara kanabisi në Gjirokastër,pranga babë e bir,një në hetim
10 Dhjetor 2021, 12:09Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
GJIROKASTËR– Një sasi droge e gjetur brenda një makine ku edhe po udhëtonin 2 të rinj, ka çuar Policinë në zbulimin e gjurmëve të diçkaje më të madhe. Në kuadër të operacionit “GREEN SEED”, Policia ka gjetue dhe sekuestruar 2075 fara kanabisi të gjetura brenda një shtëpie, ndërsa në pranga kanë përfunduar babë e bir, të dy banues në Çepunë. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpitë e tyre janë gjetur: një armë gjahu pa lejen përkatëse, fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fishekësh.
NJOFTIMI I PLOTË:
Gjirokastër
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “GREEN SEED”. Sekuestrohen 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 1 armë gjahu, fishekë, 1 automjet dhe 4 aparate celulare. Vihen në pranga babë e bir, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “GREEN SEED”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. Sh., 57 vjeç dhe S. Sh., 26 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasagjer në mjet. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Suzuki”, më të cilin dy të rinjtë po lëviznin në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, u gjet një sasi lënde narkotike. Në vijim të kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve të arrestuar janë gjetur: një armë gjahu pa lejen përkatëse, fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fishekësh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, një sasi fishekësh, 1 automjet dhe 4 aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
TIRANË – Në konferencën e përbashkët Shqipëri-Itali mbi goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ka folur edh...
TIRANË – Në konferencën e përbashkët me Policinë e Shtetit për luftën kundër kultivimit të kanabisit, kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuse...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron qytetarët në Jug të vendit për rrezikun si pasojë e reshjeve që pritet që të jenë intensive nga mbrëmj...
DURRËS– Moti është përkeqësuar në qytetin e Durrësit, duke mbushur qytetin me ujë. Paraditen e sotme ka pasur reshje të shumta dhe në formë breshëri....
DURRËS – Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë – Durrës, ku dy persona kanë mbetur të ...