LIVE UPDATES
Aktualitet

Tiranë/ Kapën në mënyrë spektakolare grabitësit e kambistit, Lleshaj takon policët e rrugores: Model suksesi!

3 Prill 2019, 07:54 Nga DOSJA
Tiranë/ Kapën në mënyrë spektakolare grabitësit e

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj takoi tre punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët ndaluan dhe arrestuan në flagrancë grupin e grabitësve që dhunuan dhe i morën 60 mijë dollarë kambistit Agron Shira në Tiranë. Ministri shprehu vlerësimin maksimal dhe theksoi se ky është modeli i suksesit që duhet nxitur, motivuar dhe përhapur në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit.

Na duhet pikërisht ky model; modeli i një polici, i cili është vigjilent, është i përgatitur, është profesionist, por është i guximshëm dhe trim për të bërë detyrën. Këtë kërkojnë të gjithë shqiptarët, këtë kërkon gjithë Policia e Shtetit dhe ky është modeli i suksesit, që ne kërkojmë ta nxisim, ta motivojmë dhe ta përhapim në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit.

Më tej ai nënvizoi se Policia Rrugore duhet të jetë e mirë trajnuar dhe profesioniste, pasi është e para që ndeshet në mënyrë të përditshme me një pjesë të madhe të problematikave të sigurisë që shfaqen në rrugët e vendit.

Në rrugët e vendit lëvizin edhe të mirat, por edhe të këqijat dhe besoj ju e dini më mirë se kushdo se sa problematikë paraqitet në rrugët e vendit, jo vetëm në kuptimin e shkeljes së rregullave të trafikut apo të qarkullimit rrugor, por dhe në kuptim të sigurisë dhe ne duam dhe kërkojmë që sidomos Policia Rrugore, të kuptojë mirë që nuk është një Polici e thjeshtë për të menaxhuar trafikun, por në radhë të parë është një element i rëndësishëm i strukturave të rendit dhe të sigurisë. Për këtë qëllim jam shumë i gëzuar me veprimin tuaj, sepse keni treguar pikërisht atë që duhet të jetë Policia Rrugore, të ndeshet e para me krimin dhe këtë e keni bërë në mënyrë shembullore. Keni mirënjohjen dhe respektin e shumë qytetarëve shqiptarë. Besoj edhe e keni ndjekur çfarë reagimesh pozitive, gati entuziaste ka patur për atë gjest tuajin, i cili dëshmon se qytetarët e këtij vendi mund të kenë besim dhe duhet të kenë besim tek policia jonë dhe përmes këtyre veprimeve, ju kontribuoni që qytetarët e këtij vendi të shtojnë besimin, i cili është parakusht për suksesin e Policisë.

Ai theksoi se do të merren masat e domosdoshme për mirë pajisjen dhe trajtimin e këtyre strukturave, që të shndërrohen në siguri të shtuar për qytetarët dhe për vendin.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur shpërblim për punonjësit e Rrugores. Ai deklaroi se akti i efektivëve është shembull dhe duhet shtrirë në gjithë strukturat e Policisë.

Veprimi me iniciativë i tre punonjësve të Policisë, ishte një veprim që ne mundohemi ta përgjithësojmë në gjithë strukturat e Policisë, jo vetëm ato të Policisë Rrugore. Për këtë, me propozim të Shefit të Komisariatit dhe të Drejtorit Vendor të Policisë Tiranë, unë kam firmosur shpërblim për 3 punonjësit e Policisë. Ata e meritojnë, kanë parandaluar një ngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorëve, të cilët kishin konsumuar një vepër të rëndë penale.

Më 29 mars, Agron Shira, pronari i një “Exchange”mbeti i plagosur, pasi u godit me thikë dhe levë nga disa persona që e grabitën. Ngjarja ndodhi në rrugën e Barrikadave, teksa grabitësit i morën çantën me 60 mijë dollarë. Ndërsa, policia ka arrestuar 4 persona, të cilët dhunuan dhe grabitën kambistin mëngjesin e 29 marsit.

(a.m..dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu grabitja e kambistit sander lleshaj shperblehen tre policet ardi veliu grabitja e kambistit sander lleshaj shperblehen tre policet

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait