LIVE UPDATES
Aktualitet

Revolta e studentes ndaj profesorit: Varfëria më ka bërë më të fortë, refuzoj të marr dije nga ty

3 Prill 2019, 05:41 Nga DOSJA
Revolta e studentes ndaj profesorit: Varfëria më ka bërë

Tiranë- Albina Ruko, studentja e cila është bërë e njohur pas pjesëmarrjeve dhe organizimeve në protestat e studentëve, ka bërë së fundmi një shkrim ndaj një profesori të  Fakultetit të Shkencave Sociale. 

Ruko është edhe vetë studentete në këtë fakultet dhe tregon pakënaqësitë në procesin mësimor dhe mënyrën sesi trajohen studentët në fakultet publike. Ajo shprehet se falë mësimdhënies është mësuar të mësojë në mënyrë robotike dhe ka treguar ofendimet që ka marrë gjatë orës së mësimit. 

“Por unë refuzoj! Orët e leksionit dhe të seminarit dua t’i shfrytëzoj diku tjetër në kontribut të shoqërisë. Refuzoj të dëgjoj historitë e nipërve të tu. Varfëria më ka bërë më të fortë dhe s’më vjen aspak turp ta pranoj që jam një e varfër që dua të arsimohem. Mos u ndjeni i turpëruar zotëria juaj, jo të gjithë kanë qenë ambasadorë. Ndoshta kur ta marr lëndën tuaj do e bëj një studim për sjellet në shoqëri. Me siguri do më duhet një kohë e gjatë. Gjithë të mirat profesor! Do shihemi sërish në dyert e fakultetit. Me dashuri, studentja që refuzon të jetë pjesë e “dijes”. “, shprehet Albina Ruko.

Reagimi i plotë:

I dashur profesor!

Sot nuk më lejove të bëja provimin. Më ofendove dhe më detyrove që të dilja nga klasa si një studente e çrregullt që nuk i kisha frekuentuar të gjitha orët. Më the se nëse Dekani do më jepte lejë, edhe mund të më lije të qëndroja në provim. Më the gjithashtu që po respektoje rregullat e vendosura nga fakulteti.

Më kujtohet mirë që kur na flisje për nacionalizmin, na tregoje edhe për vajzën tënde që jeton jashtë Shqipërisë. Që ka dy djem, njëri në klase të dytë e tjetri në kopësht. Më kujtohet mirë që djali që është në klasë të dytë luan futboll dhe e ka shumë qejf Messin. Vajza jote është profesoreshë dhe ka një burrë shumë të mirë. Ti shkon i viziton shpesh ata për pushime dhe je shumë i lumtur për këtë gjë. Historitë familjare janë shumë të bukura kur na flet dhe për nacionalizmin. E sheh, unë mbaj mend shumë gjëra nga orët e tua të leksionit. Madje po mendoj të botoj dhe një libër me tregime për nipërit e tu.

Na thua se jemi Fakulteti i Shkencave Sociale dhe ne që studiojmë sociologji nuk duhet kurrë ta gjykojmë individin apo shoqërinë, por gjatë bojkotit studentor më the se jam e varfër dhe s’kam të drejtë të vij në fakultet nëse nuk e paguaj dot tarifën. Na ke mësuar se të jesh pjesë e këtij fakulteti duhet të flasësh me gjuhë të bukur, intelektualësh, por gjatë bojkotit na ofendove duke na thënë që “jeni llumi i kësaj shoqërie”. Na ke mësuar se të jesh nacionalist duhet të luftosh për vendin tënd, por ti je palë me ata që po na thonë se fakulteti ynë nuk sjell benefite shoqërore. Kur na thoje se dija nuk blihet, vije dhe na shisje libra brenda auditorit me detyrim. Na thoje se na duheshin dhe se ekzistonte listë-prezenca për ata që do dhe s’do i merrnin librat.

Na ke folur edhe për sistemin politik në vend, sesa shumë e do dhe sesa mbështetës i fortë je. Dikur ke pas kandiduar për kryetar bashkie në Vlorë, por s’ia dole ta fitoj atë post. E ndaj sot je profesor doktor i nderuar që ke dhënë një kontribut të lartë në shoqërinë tonë. Kam mësuar shumë gjëra nga ty në fakt. Kam kuptuar si të mësoj përmendësh si robot dhe të nesërmen t’i harroj të gjitha ato që kam lexuar. Kam mësuar se rregullat vlejnë veç për ne kur tentojmë t’i thyejmë ato se nuk na duken të drejta. Kam kuptuar çdo të thotë të tregosh autoritet, por më vjen keq, unë nuk e njoh atë. Kam mësuar se të punosh dhe të arsimohesh sipas jush është e pamundur, ama këta studentë tregojnë të kundërtën. Kam kuptuar që kur na thoje se një ditë mbase ne do të ishim në vendin tuaj, s’më vjen keq por aspak shembull të mirë nuk po na e jepni, madje vë bast se Petriti, komshiu jot në katin e dytë, do na jepte një shembull më të mirë. Deri tani keni prodhuar studentë që kanë frikë, që i detyroni të binden dhe të mësojnë si doni ju.

Por unë refuzoj! Orët e leksionit dhe të seminarit dua t’i shfrytëzoj diku tjetër në kontribut të shoqërisë. Refuzoj të dëgjoj historitë e nipërve të tu. Varfëria më ka bërë më të fortë dhe s’më vjen aspak turp ta pranoj që jam një e varfër që dua të arsimohem. Mos u ndjeni i turpëruar zotëria juaj, jo të gjithë kanë qenë ambasadorë. Ndoshta kur ta marr lëndën tuaj do e bëj një studim për sjellet në shoqëri. Me siguri do më duhet një kohë e gjatë. Gjithë të mirat profesor! Do shihemi sërish në dyert e fakultetit. Me dashuri, studentja që refuzon të jetë pjesë e “dijes”. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mirela ruko profesori fakultetit i shkencave sociale sistemi i arsimit mirela ruko profesori fakultetit i shkencave sociale sistemi i arsimit

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët