LIVE UPDATES
Editorial

Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë

20 Shkurt 2019, 21:45 Nga DOSJA
Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë

Sali Berishës nesër i duhet një arkivol. Së paku një i vdekur. Pas dështimit të protestës së 16 shkurtit dhe planit të tij për të përsëritur një gjakderdhje në Bulevard, ai tërhoqi zvarrë deputetët e opozitës drejt djegies së mandatit të tyre, jo vetëm për të degraduar standardet e demokracisë shqiptare dhe përpjekjen për shembjen e sistemit, por mbi të gjitha, për ta përdorur këtë akt, si “karburant” për sprovën e tij të fundit për gjakderdhje, ose për t’i vënë flakën Shqipërisë.

Ka shumë keqkuptime mes atyre që sot dorëzojnë mandatet, shumë pasiguri dhe pikëpyetje për të ardhmen e tyre, por e vërteta është se ka pak rrugëzgjidhje. Askush prej tyre nuk është një deputet që e ka merituar atë vend në Parlament. Atë vend e kanë marrë si dhuratë për të qenë ushtarë, dhe sot thjesht po bëjnë detyrën e tyre.

Parlamentarizmi nuk humbet asgjë nga mungesa e tyre, por humbet nga keqpërdorimi i mandateve të tyre, për ta dhunuar atë. Ata nuk kanë pas zgjidhje tjetër, përveçse t’i binden Sali Berishës, pasi për këtë gjë janë përzgjedhur si deputetë. Por Sali Berisha ka zgjedhur t’i dorëzojnë sot mandatet, me shpresë që kjo të jetë “karburanti” për të ndezur nesër zjarre dhe për të prodhuar së paku një arkivol, me të cilin pastaj do të ketë shans të shëtisë rrugëve të Tiranës.

Vdekja e tij politike është rmosur sot në zyrat e SHQUP, ndërsa detyroi të çarmatosen ushtarët e tij nga mandati  i deputetit, por shanset që ai të iki në një rrugë pa kthim, janë nesër.

Dështimi i skenarit të tij për të vrarë njerëz dhe për të prodhuar viktima para Kuvendit, do të jetë fundi i tij real.

Ai është i vetmi që ka artikuluar me zë dhe gurë kërcënimin për të vrarë Edi Ramën, rivalin e tij politik. Jo se kjo e rrezikon Edi Ramën, por kjo është një nxitje për çdo ushtar të tij, të vrasë kundërshtarët, një premisë e gatshme për vepër penale, për të cilën duhet të thirret urgjent në Prokurori.

29 vjet pas rënies së Enver Hoxhës, ai përdhosi atë që shqiptarët e tuan me një çmim shumë të shtrenjtë, duke ecur me devizën e tij të njohur “pas meje, qameti”. Meqë ai nuk ja doli do të rrijë në pushtet dhe duke parë që nuk ka shanse të rikthehet, ai sot vendosi të hakmerret pikërisht ndaj sistemit që e solli në pushtet.

Por kjo është vetëm një kafshim nga një ujk i plagosur i tranzicionit. Demokracia shqiptare nuk vdes nga kafshimi i tij, ashtu siç nuk ka vdekur Shqipëria nga masakrat e tij.

Shpresa e tij se nesër mund të derdhë gjak për të mbijetuar në politikë me arkivol në krah, duhet të marrë fund. Shqipëria nuk ka më gjak për të derdhur për Sali Berishën. Makthet e tij për të shkuarën, frika nga e ardhmja dhe përballja me drejtësinë, dhe dëshpërimi se në horizont nuk shikon më shanse për të dhe familjen e tij, për t’u rikthyer në pushtet, janë arsyet reale përse ai ka vënë para si delet deputetët e opozitës të dorëzojnë në tepsi mandatet e tyre, për kokën e tij.

Të gjithë ata që mendojnë se po heroizohen për t’u rikthyer, duhet të llogarisin se kanë prerë një biletë një drejtimëshe, pasi janë përdorur nga një njeri që mendon se pas tij, Shqipëria duhet të digjet në ferr.

Pas kësaj, Shqipëria do ta ketë më të vështirë ta menaxhojë këtë krizë të demokracisë, më të vështirë për të pasur një klimë pozitive për investime dhe punë, por nuk do të ketë kthim mbrapa. Ashtu si Gruevski në Maqedoni, mendonte se Maqedonia do të vdiste pa atë dhe partinë e tij, ashtu dhe PD dhe Berisha duhet ta kuptojnë, se Shqipëria bën dhe pa ata.

Një kriminel më pak në politikë, nuk është edhe aq pak.

Marrë nga gazeta TemA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial djegia e mandateve te opozites mero baze sali berisha djegia e mandateve te opozites mero baze sali berisha

Sondazh

Poll
Editorial 20 Shkurt 2019, 20:04

Sa mundësi ka që Rama të japë dorëheqje?!

Vendimi i Opozitës së Bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve, që sipas tyre shihet si zgjidhja e vetme për kthimin e ligjshmërisë, ka vënë në lëvizje nd...

Editorial 20 Shkurt 2019, 07:43

Si duhet lexuar mesazhi i fortë i amerikanëve?

Deklarata e sotme e Ambasadës amerikane kundër djegjes së mandateve nga opozita, po shpërndahet me efektin e një bombe në mediat online. Dhe jo fare pa shkak, b...

Editorial 19 Shkurt 2019, 11:32

Djegia e mandateve, “e keqja” e domosdoshme

Vendimi radikal i PD për të djegur mandatet e deputetëve, si reagimi i vetëm për t’u përballur me një qeverisje autokratike, ka ngritur dilema të mëdha brenda k...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen