LIVE UPDATES
Aktualitet

Kastriot Dervishi: Si rusët futën duart në arkivat e shtetit shqiptar, morën dokumente

18 Qershor 2019, 05:50 Nga DOSJA
Kastriot Dervishi: Si rusët futën duart në arkivat e shtetit

Tiranë- Kastriot Dervishi është shprehur së fundmi se rusët gjatë sistemi komunist në Shqipëri kanë marrë dokumente shqiptare nga arkiva e shtetit. Ai thekson se rusët kanë futur duart në në arkivat e Shqipërisë pasi ende nuk kishte një ligj për dokumentet sekrete shtetërore.

“Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Qendrore të Arkivave të MPBsë në Bashkimin Sovjetik, L.Jakolev në një letër që i drejtohen Veli Dedit thotë se kjo drejtori po përgatiste disa botime të viteve 1917-1957, në të cilat ishin përfshirë edhe disa dokumente të arkivit shqiptar. Kjo do të thoshte se sovjetikët kishin futur duart në arkivat e Shqipërisë.”, shprehet Dervishi.

Sipas tij deri më 1956 Shqipëria nuk kishte rregulla të sakta për arkivin shtetëror  dhe po në këtë vit, kryeministri Mehmet Shehu miratoi rregullon mbi administrimin e dokumenteve sekret e tepër sekret.

Shkrimi i plotë:

Sikur të mos mjaftonte katastrofa e deri kësaj kohe, vihet re se në kohën e dashurisë së madhe shqiptarosovjetike, edhe sovjetikët janë qasur arkivave të Shqipërisë. Arkivi vazhdoi të ishte në nivelin e degës deri në vitin 1955. Pasi puna shkonte siç edhe kuptohet shkel e shko ose sipas parimit “ta shtyjmë sot e të vrasin veten ata që do vinë nesër”, në vitin 1955 u mendua që arkivi të ngrihet në nivel drejtorie. Varësia e tij vazhdoi të ishte nga MPB sepse kështu e kishin dhe sovjetikët. Nga raporti i datës 4.3.1955 merret vesh se kërkohej që i gjithë dokumentacioni të përqendrohej në qendër. Pra akoma gjendja ishte atje ku kishte qenë. Burokratët komunistët mjaftoheshin me mbledhje plenumesh e kongresesh, a thua se kështu do zgjidhnin çështjen.

Arkivi, drejtori
Gjatë vitit 1955 u përgatitën disa norma akte ligjore. Në relacionin përkatës të ministrit të Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu thuhej se urdhëresa e vitit 1949 dhe VKM-ja e vitit 1951 nuk sollën rezultate pozitive për arkivat. Nuk ishte arritur përqendrimi i arkivave. Kishte mungesë eksperience, ishin krijuar sasi të mëdha dokumentesh para dhe pas lufte të papërpunuara, rregulli mungonte, etj kërkohen fonde, etj. Për këtë qëllim doli VKM nr.210, datë 31.5.1955. në hyrje të saj pranohej gjendja e rëndë e krijuar në vend në rrjetin arkivor të vendit. Për këtë arsye, u vendosën disa masa: 1-Krijimi i fondit të centralizuar në Arkivin e Shtetit 2-Të krijohet Drejtoria e Arkivave Shtetërore në MPB me dy ndarje: Arkivi Qendror Shtetëror dhe Arkivi Qendror Shtetëror Historik. 3-Organika përkatëse, etj. Ngarkohet MPB në zbatimin e kësaj VKM-je dhe ministritë dhe entet e tjera shtetërore. U miratuan: -Rregullorja mbi fondin arkivor -Rregullorja e AQSH-së
Katastrofa e arkivave të shtetit shqiptar në vitet 1944-1964

Rusët trazuan e morën dokumentet shqiptare

-Rregullorja e AQSHH-së U përgatitën modelet si të hartoheshin dosjet, modularët përkatës, etj. (AQSH, F.507, V.1955, D.1)

Në vitin 1955 me strukturën e re, vendin e Sefedin Meçes e zuri ushtaraku Veli Dedi. Nga PPSH-ja vazhdonte të trajtohej arkivi si njësi ushtarake. Data e saktë është kontradiktore në disa dokumente. Të dy zyrtarët kanë datën 1 shtator 1955 atë të lënies e marrjes së detyrës. Mirëpo në disa dokumente Veli Dedi ka nënshkruar si drejtor para marrjes së detyrës. Gjatë pjesëmarrjes në 200 vjetorin e krijimit të arkivit hungarez, në Budapest më 12-16 qershor 1956 drejtori i Drejtorisë së Arkivave Veli Dedi ndër të tjera tha: “Vendi ynë nuk ka një traditë shkencore në fushën e arkivave”, duke theksuar se vetëm në vitin 1948 u ngrit një seksion i veçantë në Institutin e Shkencave.

Sovjetikët

Megjithëse arkivi ka qenë i pasistemuar duket prania e sovjetikëve në të.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Qendrore të Arkivave të MPBsë në Bashkimin Sovjetik, L.Jakolev në një letër që i drejtohen Veli Dedit thotë se kjo drejtori po përgatiste disa botime të viteve 1917-1957, në të cilat ishin përfshirë edhe disa dokumente të arkivit shqiptar. Kjo do të thoshte se sovjetikët kishin futur duart në arkivat e Shqipërisë. (AQSH, F.507, V.1955, D.6). Më 22.9.1955 Veli Dedi kërkonte përcaktimin e rolit të kryearkivit dhe arkivistëve. Një masë e marrë me 10 vjet vonesë tregonte se çfarë krimi ishte konsumuar deri atë çast.

Rregullorja e vitit 1956

Deri në këtë kohë, në Shqipëri nuk kishte rregulla të qarta për sekretin shtetëror. Në vitin 1956, kryeministri Mehmet Shehu, miratoi rregullon mbi administrimin e dokumenteve sekret e tepër sekret dhe mbi ruajtjen e sekretit shtetëror në ministritë, institucionet dhe ndërmarrjet e RPSH-së. Sipas nenit 1 të kësaj rregulloreje, në RPSH do përdoreshin dy lloj nivelesh klasifikimi: -Tepër sekret, ku hynin dokumentet e tilla si informata me karakter ushtarak (efektivi, dislokimi, fuqia, shifrat përbërja, gjendja, planet), informata me karakter ekonomik (prodhimi i mineraleve, hartat gjeologjike, të dhënat për naftë, krom, ar, volfram, uranium, platin, sasitë numerike të tyre, transporti e mjetet e tij, valuta, e planet financiare, planet ekonomike, eksport – importet, projektet e urave mbi 15 metra, mbi zbulimet e shpikjet, shifra shtetërore, dosjet e kuadrit, bisedime e marrëveshje me shtete të tjera, etj) -Sekret. Këtu hynin dokumentet si projektet, planet, relievet, aktporositë, llogaritë statike, preventivat e radiostacioneve, depove të rezervave që nuk kanë rëndësi strategjike dhe stacioneve të ujit, materiale studimi për çmimet e mallrave, për taksat e tatimet e popullsisë, bilanci i të ardhurave të popullatës, korrespondenca me vendet komuniste, aktet e komisionit të kontrollit të shtetit, plani i kostos së prodhimeve në shkallë vendi (AMB, F.48, V.1957, D 363)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dokumentet sekrete shqiptare kastriot dervishi rusët në komizëm dokumentet sekrete shqiptare kastriot dervishi rusët në komizëm

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion