All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Editorial

Katër arsye pse Rama duhet të tërhiqet nga beteja e 30 qershorit

20 Qershor 2019, 11:49 Nga DOSJA
Katër arsye pse Rama duhet të tërhiqet nga beteja e 30 qershorit
All - Paragraf - 1

Edhe për shkak të shtimit të flakëve dhe tymit të protestave të opozitës, përditë e tepër analistë apo njerëz që i kemi listuar si mendimtarë, të cilët duhen dëgjuar, apo lexuar, janë duke paralelizuar situatën aktuale me atë që çoi në ngjarjet e vitit 1997.

Pas rreth 22 vitesh analize, reflektimi, nxënieje, pjekjeje… jemi duke shkuar drejt një regresi për Guinness, drejt, largqoftë, një përplasjeje civile, apo derivati të saj.

Aktualisht opozita ka djegur mandatet e deputetëve të saj dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 qershorit dhe duke vendosur një kusht të panegociueshëm, – largimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit. Një kusht që nuk e zhbën as anullimi i datës së zgjedhjeve, as caktimi i një date të re.

Duke e justifikuar me kontekstin shqiptar, kreut të opozitës, Lulëzim Bashës – i cili është investim i familjes Berisha në krye të Partisë Demokratike – në prag të zgjedhjeve vendore i duhej të bënte një betejë të ngjashme.

Është një betejë ekstreme, për jetë a vdekje, një betejë ku luhet me qarin, apo me të panjohurën. Kjo sepse në prag të zgjedhjeve vendore opozita nuk shihte ndonjë epërsi apo qoftë situatë në barazpeshë sa i përket shanseve për fitore.

Pas 6 vitesh në pushtet Edi Rama paraqitej tepër i fortë dhe i sigurt në një fitore të radhës. Ai, jo vetëm që kishte mbajtur gjallë dhe të motivuar votuesit e majtë, të cilët, duam apo s’duam, janë më të shumtë në numër se ata të djathtë për shkak të një konteksti historik, por edhe ndihej komod, pasi kishte në duar, më shumë se të tjerët, atë mekaniznin e menaxhimit të fitores me anë të blerjes të votave, me anë të shantazhit e intimidimit, duke përdorur për këtë, qoftë administratën, qoftë të fortët apo qoftë krimin.

Një mekanizëm i praktikuar në Shqipëri gjatë të paktën 5-6 zgjedhjeve të fundit për të cilin kanë përgjegjësi dhe kontribut të merituar të gjitha forcat kryesore politike shqiptare.

E përmbledhur, Lulëzim Basha, drejtpërdrejt dhe në pozitat e një opozite shqiptare, i kishte të gjitha gjasat të korrte një tjetër humbje të madhe në zgjedhjet lokale. Një humbje që do ta dobësonte edhe më tepër dhe që, në zgjedhjet e përgjithshme, sigurisht do e çonte drejt një katastrofe, me gjasa edhe më të thellë.

Ky do të ishte ai momenti kur këmba shkel në zgrip të greminës, ai fundi i padiskutyueshëm dhe i pakthyeshëm politik, jo vetëm i Lulzim Bashës, por edhe i mbështetësve e mentorëve të tij.

E thjeshtë për t’u kuptuar, kjo është në thelb situata që motivon apo edhe justifikon aksionin opozitar, që shqiptarët po shohin ti shtohen flakët e tymi ditë pas dite.
Sigurisht që në aparencë gjithçka shitet ne emër të parimeve të mëdha.

Flitet për lidhjet e pushtetit me krimin, për vjedhje e blerje votash e të tjera, sikur vetë opozita nuk e njeh fare këtë historinë e vjedhjes e blerjes së votës, sikur ajo nuk është lidhur ndonjëherë me krimin, nisur nga batërdia zgjedhore e vitit 1996.

Gjithsesi të djathtët kanë meritën se këtë radhë kanë bërë opozitë të fortë, madje me një stretegji të mirëmenduar. Sërish, nëse do të flasim në emër të evolucionit shoqëror dhe politik të shoqërisë shqiptare, opozita është në rregull.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama duket se e ndien apo vendos vetën në pozitën e një viktime që i kanë hyrë në hak. Ai mendon se opozita nuk mund të kërkojë “anulim loje” në kohën kur llogaritë e nxjerrin humbëse në zgjedhje.

Po kështu atij mund ti vijë shumë inat se blerja e votës dhe përdorimi i të fortëve apo krimit në zgjedhje kapi atë me presh në duar, në një kohë që fenomeni edhe është prodhuar edhe është përdorur nga të gjithë bashkë.

Gjithsesi ai po vijon përballjen me opozitën me të gjitha bateritë e pushtetit, duke reklamuar se ka një mandat të dhënë nga populli, një pozicionim që mbështetet pothuaj njëzëri edhe nga ndërkombëtarët.

Në këtë pikë, për skenën e afërt 30 qershorit, imagjinata lartëson pamjen e dy deshëve gjigandë, të pozicionuar përballë njëri-tjetrit, për një përplasje brirësh epike e përfundimtare.

Një përplasje që nuk dihet se kë do të nxjerrë fitues, pa llogaritur se në të tilla raste gjithmonë pasojat i kanë paguar shqiptarët e thjeshtë.

Por nëse opozita, edhe pse në një lojë aspak të pastër, po shkon drejt flakëve të 30 qershorit për shkak se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për të faktorizuar veten përballë votës së qytetarëve, logjika thotë se tashmë i mbetet lojtarit tjetër, Kryeministrit Edi Rama, të gjejë me patjetër mundësinë e një zgjidhjeje politike. Përplasjen e 30 qershorit Edi Rama duhet ta shmangë për një varg shkaqesh.

Së pari, sepse ka përgjegjësinë e të zotit të shtëpisë. Historia ka treguar se në raste të konsumimit të ngjarjeve të mëdha e të dhimbshme, kopili në derë i ka mbetur të zotit të shtëpisë.

Kështu, më 1997, kopili në derë i mbeti Sali Berishës, megjithë ankesat për rebelim të kuq, apo ndërhyrje të shërbimeve sekrete amerikane apo greke. Më 14 shtator 1998, pavarësisht dhunës së militantëve të Partisë Demokratike, kopili në derë i mbeti Fatos Nanos, që dha dorëheqjen. Më 21 janar 2011, pavarësisht se policët rrëzoheshin përtokë si fiq, të goditur me gurë 1 – kilogramësh, kopili në derë, apo vrasja e 4 të pafajshmëve, sërish i mbeti të zotit të shtëpisë, Sali Berishës…

Së dyti, sepse është duke rënë me të dyja këmbët në grackën e opozitës, apo saktësisht në grackën e Sali Berishës – mentorit të Lulzim Bashës. Sali Berisha u ka treguar shqiptarëve se nuk është as film me dashuri dhe as film me episode të këndshme. Sali Berisha është film me luftë.

Vetëm duke e tërhequr Edi Ramën në lojën e dhunës, pra një lojë që ai e njeh dhe e bën më mirë, ka shumë të ngjarë që ai ta mundë. Tërheqja e një kundërshtari të fortë, apo edhe dominues, në një lojë që ti di ta bësh më mirë, tashmë është teori e provuar.

Së treti, sepse, përkundër opozitës, Edi Rama ka më tepër mundësi e zgjidhje. Ai edhe mund të dorëhiqet dhe më pas të menaxhojë fort situatën në postin e Kryetarit të Partisë Socialiste, të mbajë të karikuar mbështetësit dhe votuesit e majtë, të cilët historia i ka fiksuar në shumicë dhe të përgatisë një rikthim 360 gradësh, që në çdo rast do të ishte më dinjitoz.

Së fundmi, Edi Rama duhet të tërhiqet nga përplasja për t’ju treguar shqiptarëve se se nuk ka asgjë të përbashkët me kolegët e tij të opozitës, të cilët “për pushtet i vënë flakën Shqipërisë”, se ai “përpara përplasjes me shumë të panjohura të 30 qershorit, po zgjedh interesnin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial edi rama ferdinand dervishaj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama ferdinand dervishaj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Editorial 17 Qershor 2019, 17:31

Rama-Keshi, përgjimi që shpjegon gjithçka

TIRANË- Në një përmbledhje audiopërgjimesh të renditura në mënyrë që të kuptohet qartë hierarkinë e organizatës që po blinte votat, gazeta “Bild” këtë herë...

Editorial 17 Qershor 2019, 12:13

Dhunimi publik që u bëri Rama ish-ministrave

Në listën e emrave që kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit, nuk mund të mos binte në sy, prezenca e ish – ministrave. Të shkarkuar në fund të dhjetorit të...

Editorial 16 Qershor 2019, 05:18

Kush përfiton nga trazimi i Tiranës

Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet e brendshme dhe paqëndrueshmëria. Krizat politike të cilitdo sht...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend