Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Një djalë, i cili zbriti nga banesa për të pirë kafe, pak minuta përpara se lokali të mbyllej nga ora policore u sulmua me thikë së bashku me shokun e tij nga një burrë që e njihte si fytyrë. Kur ai shkoi i plagosur në spital së bashku me shokun e tij dëshmia e tyre i ka shtangur mjekët e njëkohësisht edhe policinë e cila ka përpiluar urdhër arrestet.
Të kërkuarit e uniformave blu ishin një burrë i martuar në moshë të madhe dhe djali i tij, të cilët kanë lënë tavolinën ku po konsumonin birra dhe kanë kërkuar të sqarojnë një incident që sipas tyre buronte nga platforma tik tok.
Sqarimi që burri në moshë kërkonte të hidhte dritë ishte se përse shtetasi L. B i kishte shkruar në tik tok të dashurës së tij. Ai madje nuk është kursyer as nga prania e të birit, pasi ka parë pamjet indiferente të të riut që ka ngritur supet, duke deklaruar “unë s’kam fare tik tok”. Sipas dëshmisë të dhënë në polici nga dy të dëmtuarit L. B dhe shoku i tij E. K, ata shkuan për kafe në një lokal.
“Në kafe ishte dhe shtetasi G. B, me një burrë të vjetër në moshë dhe me një djalë të ri. Më thërritën dhe u afrova, i thashë atij që më thirri, s’po të njoh dhe kur ai m’u prezantua më tha – më ke komentuar në tik tok të dashurën time”.
I riu i është përgjigjur menjëherë – nuk kam fare tik tok.
“Në këto çaste, G. B. mori të dashurën në telefon, kështu m’u duk dhe foli me kamera me të. E pyeti a ke folur ndonjëherë me këtë person? Ajo i tha nuk e njoh dhe nuk kam folur asnjëherë me këtë person. Pas këtij sqarimi online, kallëzuesi shton se shtetasi në fjalë i kërkoi falje dhe se më pas, përfundoi kafen dhe u çua nga tavolina.
“Isha në rrugën “Haxhi Hysendalliu së bashku me E. K., i cili ndërkohë ishte jashtë duke folur në telefon. Aty pashë se si shtetasi G. B së bashku me pesë persona të tjerë ku njëri ndër ta ishte i biri S. B kishin thika në duar. Ai që erdhi drejt meje ishte G. B dhe më gjuajti me thikë”.
Sipas tij ai është shmangur dhe është rrëzuar dhe mjeti i mprehtë e ka kapur vetëm në shpatull dhe i ka grisur bluzën. Policia bën me dije për gazetën Si se si menjëherë në vendngjarje ka ndërhyrë shoku i tij, E. të cilin po ashtu e kanë goditur me thikë. Bëhet me dije se oficerët kanë pyetur banakierin dhe kamerierët e lokalit për klientët në fjalë.
F. Q tregon se i dëgjoi klientët të flisnin për tik tokun dhe se burri në moshë i kërkoi llogari të riut së pari se përse e kishte bërë follow të dashurës së tij dhe mandej se përse e kishte komentuar të dashurën në fjalë.
Mbas kërkimeve, policia i ka gjetur dhe i ka arrestuar të dy babë e bir. I riu i befasuar për shkaqet e sherrit të të atit, ka pohuar vetëm kaq “do flas në një moment tjetër”. Ndërsa burri, i cili e bëri sherrin për të dashurën mësohet të ketë thënë sipas burimeve të sigurta se kishte qenë i dehur. Më duket se e godita me shishen e birrës dhe jo me thikë. Djali nuk gjendej me mua kur u sqaruam dhe nuk gjendej as në sherr, ai u afrua pas sherrit kur dëgjoi të bërtiturat. Ndoshta më ka nxehur fakti që djali i ri për të cilin isha i sigurt që i kishte shkruar të dashurës sime, u ngrys dhe më pa me shpërfillje, pasi me këtë njeri u sqarova dhe nuk kam asnjë konflikt tjetër.
Pavarësisht qëndrimit të tij, ndaj burrit do të ngrihet akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, kurse agjentët do të pyesin edhe të dashurën e tij, e cila ka qenë dëshmitare okulare në rrugë virtuale gjatë sqarimit.
Marrë nga Gazeta Si
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj Sokol Xhurës. Njësia e inteligjencës financiar...
TIRANË– Top Channel sjell pamjet nga Aeroporti i Kukësit, teksa pak para se të ulet avioni i parë,të rinj e të reja e kanë pritur me këngë e valle, me daul...
TIRANË– Sherri në Sauk të Vjetër pak përpara mesnatës me pasojë 3 të plagosur, vëllezër me njëri-tjetrin, ka nisur për një vajzë. Mësohet se Roland, Eltjan...
TIRANË– Spitali COVID 3 është mbyllur ditën e sotme. Mbyllja e spitalit vjen për shkak të rënies së numrit të shtrimeve.Tashmë pacientët të cilët ishin të ...
TIRANË– Një qytetare ka filmuar punonjësit e Bashkisë të cilët po transportonin materialet që po përdorin për fushatë në një magazinë. Me telefon në ...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e Don Boskos. Në një video të bërë publike nga JOQ shihet se apartamenti ësht...
Kur raportuam përvetësimin e të dhënave personale për 910 mijë banorë të Tiranës nga Partia Socialiste për fushatën e 25 Prillit, e kemi theksuar vazhdimisht se...
SHKODËR– Makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drinit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 ...
TIRANË– Në sherrin me thika dhe sende të forta që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sauk u përfshi dhe kandidati i LSI për deputet në Qarkun e Tiranës, Klodian ...
LIBRAZHD– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd. Një makinë është përmbysur në mes të rrugës.Duke dashur që të mos përplaset me një makinë në rr...