All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

11 Shtator 2020, 11:39 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

TIRANË- Zbardhet letra e që nëna dhe daja i Eva dhe Endrit Dumanit, i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë rikthimin e tyre në atdhe. Nëna e dy fëmijëve, Mide Ndregjoni Dumani shprehet se i mbulon vetë shpenzimet për rikthimin e fëmijëve, por shteti duhet ta ndihmojë në këtë procedurë të vështirë.

“Më zhbëri dhimbja më beso. Tani jam gru dhe bëj çfarë guri bën në përditshmëri time. I vetmi shtef nëpër të cilin mund të kthehen jeni vetëm ju. Shteti ashtu siç Eva thërret “nëpër telefonatat dhe mesazhet e sa shpresdhënëse.”, shprehet nëna e dy fëmijëve.

Në letër, ajo i ka treguar kryeministrit edhe mesazhet me fëmijët që tregojnë gjendjen e tyre duke rrëfyer tmerrin që po përjetojnë në një vend të panjohur, larg familjes.

Ndërkohë, kryeministri iu është përgjigjur se instancat po merren me këtë çështje, por nuk kanë asgjë në dorë.

“Jemi marrë me çështjen e këtyre njerëzve dhe nuk e kemi në dorë ne! Është shumë e ngatërruar me shtetet e tjera”, thuhet në përgjigjen e Ramës për familjarët e dëshpëruar.

LETRA E PLOTË
Me shpresën e mirëkuptimin me shumë respekt e konsideratë për detyrën dhe përkushtimin tuaj unë Mide Ndregjoni Dumani mora guximin t’ju shkruaj në rrethana krejtësisht të vështira. Më duhet t’ju kërkojë ndjesë në emër të familjes sime atërore Ndregjoni për këtë dhimbje të madhe që ish- bashkëshorti im shkaktoi. Ai rrëmbeu dy fëmijët tanë dhe përkatësisht Eva dhe Endri Dumani përkatësisht në anë kohë 8 dhe 5 vjeç dhe i çoi ata në Siri. Shumë pak muaj pas mbërritjes atje ai humbi jetën dhe fëmijët e mi Eva dhe Endri kanë përjetuar një kalvar të mundimshëm vuajtjesh she stërmundimesh, të marrë penf në një vend ku vdekja u kërcënohej çdo ditë. Sot ata gjendjen në kampin “Al Hoot” në Siri i cili kontrollohet nga Forcat Ushtarake Kurde. Besomë nuk kishte dhimbje më të madhe për mua, nuk kishte më as ajër, po vetëm shpresa se ata një dotë do të kenë nevojë për mua më ka mbajtur gjallë. Çfarë dhimbje kam përjetuar. Çfarë tragjedia! Kur humb një fëmijë humb të ardhmen. Mbas denoncimit tim në prokurori për rrëmbim të fëmijëve të mi në datën 27 janar 2014 nisi një kalvar vuajtjesh dhe stërmundimesh për mua dhe familjen time. Fati i paracaktuar për mua. Duke qenë se unë ndodhem përballë një humnere të madhe shpirtërore prej 6 vitesh vendosa të flasë drejtpërdrejtë me ju z. kryeministër. Siç ju thashë më lart, pas ikjes së ish- bashkëshortit sigurisht ishte dhe mosakordimi i institucioneve tona dhe unë u ktheva në familjen atërore. Nisur nga edukata dhe kultura e familjes time për çdo moment u bëmë njësh me shtetin dhe institucionet për të bashkërenduar në të gjitha të dhënat që ne merrnim dhe shteti na kërkonte. Përdorëm çdo mundësi të qenë dhe të paqenë. Duke shpresuar…Ish- bashkëshorti im disa muaj  mbas mbërritjes atje humbi jetën duke lënë në mes të luftës fëmijët e mitur. Shpresa ime u rikthye gradualisht vit pas viti dhe duket pranë dita kur unë do t’i përqafoj. Siç është bëre me dije nga mediat dhe institucionet në fazën e parë u rikthyen një grup prej 100 personash në shtetin e Kosovës . Aty rilindi shpresa jonë. Zoti kryeministër Eva sot është një vajzë 13 vjeçe dhe Endri sot është 11 vjeç. Më zhbëri dhimbja më beso. Tani jam gru dhe bëj çfarë guri bën në përditshmëri time. I vetmi shtef nëpër të cilin mund të kthehen jeni vetëm ju. Shteti ashtu siç Eva thërret nëpër telefonatat dhe mesazhet e sa shpresdhënëse. E vendosur të mos e bëj dhimbjen time publike duke respektuar njerëzit që më qëndrojnë afër dhimbjes sime po ju bashkangjis disa mesazhe të Evës që dhe ju të kuptoni që Eva kërkon ndihmën tonë, ndihmën tuaj, të shtetit, ashtu siç ajo thërret me zërin e saj engjëllor.

“Daja Xhetan ne jemi mirë. Mundohuni me na marrë sa më shpejt/ Ajo daja Xhetan. Unë jam në linjë fol sa më shpejt ca ke për të fol se këtu është shumë frikë se na kontrollojnë dhe nuk mundemi me fol shpesh. O daja Xhatan me kështu njerëzish ne kemi frikë me dale se ne jeni nëpër tela. Telaj janë krejt ushtarë dhe nuk mundemi me dalë pa ushtarë as deri në pazar dhe nuk mundemi me e bë këtë se ca gra janë munduar të dalin e i kanë kapur dhe i kanë futur në burg. O daja Xhatan lidhur me shteti që të vij shteti të na marrë, ambasada jonë të na kërkojë. Këta na kanë thënë s’ka problem nëse vjen shteti u merr ne ju lejmë se dhe shumë shtete të tjera i kanë marrë me shtet. Edhe ti interesohu krejt me shtet që të vijnë të na marrin krejt ne shqiptarët që jemi këtu. Me këta lloj njerëzish fshehta unë kam frikë me ardh. O daja Xhatan, unë nuk mundem me fol përditë se edha këta bezdisen se edhe ky telefon është i një motre të huaj dhe nuk mundem me e tregu. O daja Xhatan, thuaj familjes së Kreshnikut se familja e tij është me neve, i kemi çadrat ngjitur krejt shqiptarët, mos të mërzitet, por ajo nuk ka anjë komunikim me ta.

Zoti kryeministër, Eva ka bërë një liste identifikimi për të gjithë shqiptarët që janë në kamp, listë të cilën ne jua kemi cuar organeve kompetente. Eva është një vajzë që ka pasur rezultate te shkëlqyera në shkollë dhe unë jam e bindur se ajo do të bëhet një qytetarë e mirë. Ju lutem jepini shpresë Evës, Endrit. Zoti kryeministër, ju lutem mundësoni dhe përshpejtësoni sa më shpejt, kthimin e tyre të sigurt në rrugë zyrtare, unë nëna e tyre të lutem me dhimbje nëne. Endri dhe Eva kërkojnë çdo ditë orën e kthimit. Kemi nevojë për ndihmën tuaj që ata fëmijë shqiptarë të kthehen këtu për t’i riatdhesuar she rehabilituar si shtetas shqiptarë, Ata ndodhen në kampin “Al Hot” në Siri mundësimi i tyre mendoj është prioritet sepse ata nuk kanë asnjë prind aty. Në këtë aspekt familja ime ofron ndihëm për të marrë përsipër shpenzimet e udhëzimit të tyre nga Siria drejt Shqipërisë për të gjithë fëmijët dhe gratë dhe sigurisht t’ju mbështetim juve në të gjithë procesin e rehabilitimit të tyre të shpejtë”. 

Dy fëmijët u larguan 7 vite më parë drejt Sirisë, bashkë me babain e tij, Shkëlzen Dumani. Ky i fundit vdiq gjatë luftimeve të grupit islamik. Atje mbërriti edhe e ëma e tij, Mentije Dumani për ta bindur që ai të kthehej, por nuk mundi. Kjo e fundit vdiq në Siri pak ditë më parë, në moshën 73-vjeçare.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama endrit dumani eva dumani mide ndregjoni dumani edi rama endrit dumani eva dumani mide ndregjoni dumani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd