LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kënaqem që bota mendjemadhe e tyryfyle, ra në gjunjë’/ Artan Fuga tregon si e kalon kohën në karantinë: S

11 Prill 2020, 14:44 Nga DOSJA
‘Kënaqem që bota mendjemadhe e tyryfyle, ra në

Një ‘sekret’. Artan Fuga nuk ‘u lodh’ shumë për këto përgjigje. I janë dashur nja ndoca minuta për të m’i kthyer: I shkroi  në whatsapp teksa komunikonim, dhe po aty m’i dërgoi (one tool fits all). Ka një shpejtësi te to, siç ka edhe dritë që ka fuguar nga libri në libër, nga mejtimi në mejtim, për t’u bërë sintezë në ato fjali të kësaj mini-interviste.

Shtërzimi, jo shpejtësia, do të kishte qenë i tepërt.

Anëtar i Akademisë së Shkencave, Fuga ka fituar shumë pikë kur u zhvendos si outsider duke kritikuar shumë prej mentaliteteve dhe aktiviteteve të kësaj ngrehine (të supozuar) të dijes në Shqipëri.

Akademinë e vet Fuga e ka zhvendosur në web, në faqen e tij në Facebook, në leksionet online që u mban studentëve, në librat që shkruan dhe në analizat/komentet që bën në shtyp, në televizione, në shpejtësinë me të cilën është i pranishëm në hapësirën publike. Ai është intelektuali publik me të cilin nuk mund të jesh dakord në gjithçka, por praninë dhe nevojën e  zërit, që edhe nëse imbalancon disa prej nesh, balancon mendimin kritik dhe demokratik, duhet t’ia duartrokasim.

a.l

Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?

Artan Fuga: Unë e njihja këtë fjalë. Brezi im e ka njohur. Dikur, në rininë time, më ka qëlluar të shkoja te kushurinj që banonin në fshatra. Ndodhte që kishte epidemi në gjedhe nëpër Shqipëri dhe, në fshat, para se të hyje të detyronin të fusje shojet e këpuceve a sandaleve në ca si govata me ujë ku kishin tretur lëndë dizinfektuese, si biçim gurkali. Mos harrojmë që brezi ynë gëlltiste kininë e medikamente të tjera në shkollë kundër malarjes, bënim lloj-lloj vaksinash, që na çponin. Kundër tuberkulozit, a ku e di tjetër. Edhe ndodhi epidemia e skarlatinës aty nga vitet ‘60, ku ende fëmije n’a mbyllnin brenda. Madje, një herë, kur isha nja 4 vjeç, ra botkini dhe na mbyllën në kopësht e nuk na linim të dilnim. Kurse më pas, vitet e fundit, kur jam marrë me romanin filozofik ‘Murgu’, kam studjuar dokumenta si kantinonin në Mesjetë kundër kolerës, etj. Atje kam parë se si epidemia zhdukte gati gjithë popullsinë e zonave të tëra. Keëa tipat e konspiracionit kujtojnë se epidemitë janë tani. Nuk kanë memorje. Dhe për mua ‘Dekameroni’ i Bokacios më bënte të ndjeshëm. Në kushte karantine djemtë e qytetit gjenin rastin të shkonin të shërbenin te gratë e bukura, të cilave më parë nuk u afroheshin dot, tanimë i shërbenin trupave të tyre dhe shpesh vdisnin bashkë me to.

Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?  

Artan Fuga: Mbyllja nuk ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe në jetën time sepse profesioni dhe tipi im e adhurojnë vetminë. Kur dëshiron të punosh në fushën e ideve kërkon, profesionalisht, një distancim social nga tjetri, nga vetja, nga miqtë, shoqëria, paragjykimet e tua, nga jeta banale. O e bën, o nuk e bën. Turma, kolektiviteti, bandat e miqve, zijafetet, ku di unë tjetër, profesionalisht i mban larg për higjienë personale profesionale. Do t’a dashurosh tjetrin intelektualisht. Eshtë tjetër dashuri. Ndryshimi? Kohë paraindustriale. Puna, familja, shoqëria të mblidhen në habitat. Nuk ka më dallim si në kohët moderne. Unë po ia thith nektarin kësaj situate të kthimit në periudhën paramoderne nga kjo pikëpamje. Budallalliqet simbolike të modernitetit, jaa pra, nuk qenkan simbolike.

Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?

Artan Fuga: – Vështirë të dalloj optimizmin nga pesimizmi im. Dalloj të të tjerëve, por jo të mitë. Kënaqem që bota mendjemadhe, tyryfyle, prepotente, idiote ra në gjunjë. Ne po bëjmë mëkatin e dytë pas Evës dhe Adamit, ata nuk e dëgjuan Zotin. Ne? Ne kërkojmë të hiqemi se marrim pushtetin e Zotit. Sikur sundojmë hapësirën, klonojmë njeriun, manipulojmë genet. Virusi n’a tha: O idiotë të mjerë. Mos kujtoni se njeriu është i gjithëfuqishëm. Mburoja e teknologjisë ra, Prometheu u dorëzua, Herkuli, Akili, Hektori, ranë për një kohë. Njerëzimit, kishte nevojë dikush t’ja ulte kokën. Ja uli një faktor miniatural, i padukshëm, që ne e quajmë të keq, dhe e luftojmë duke u dorëzuar. Mbylluni në shtëpi, ju gjuan nga një faqe, mos bëni asgjë, rrini, kthejini tjetrën. Ca nuk e kuptojnë fuqinë e kësaj këshille të vjetër. Brilante.

Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën? 

Artan Fuga: – Fle deri vonë në mëngjes. Pastaj një orë ecje, pastaj pas mëngjezit dhe kafesë, në punë, leksionet online me studentët. Dreka. Pasdite një orë e gjysëm joga me séance në web. Kam një zysh’ kolumbiane. Ku ka kufij në web. Pastaj merrem me redaktim librash, kërkim shkencor. Hapur Facebookun gjithë ditën. Uauu, shkruan një tekst të shkurtër dhjetra mijë lexime. Adrenalinë. Ndjek informacionin shkencor mbi epideminë. Luftoj kundër sharlatanëve gjoja shkencorë që spekulojnë. Pastaj në ballkon, biçikletë apartamenti. Në darkë ndonjë film. Të këshilloj? Nuk di. Ka hypertekst, unë shoh një hyperfilm. Një copë këtu, një copë atje. Shoh skena jolineare, nuk shoh filma, shoh aktorë, jo regjisore. E në darkë kam filluar nga ndonjë gotë verë. Heq mendjen çakërqejf nga ky turp i madh, nga ky poshtërim i madh, pëgërje gjigande, nga kjo andrallë e zezë që na ka zënë, që na çoi në zgrip, n’a përdhosi gjithë heroizmin, humanitetin, solidaritetin, na ndëshkoi për herë të dytë mizorisht, meritueshëm ne, ademët dhe havatë e fandaksur të shekullit 21, që u mbyll shpejt.

Marrë nga Politiko.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga koronavirusi ne shqiperi artan fuga koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet