LIVE UPDATES
Politike

Kërcënimi i PD për kallëzim në prokurori, Biba: Letër e hapur drejtuar mamit të Zeqos dhe gjithë Zeqirëve kudo që ndod

8 Korrik 2019, 18:35 Nga DOSJA
Kërcënimi i PD për kallëzim në prokurori, Biba:

TIRANË- Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike për akuzat për manipulim të pjesëmarrjes. PD gjithashtu ka bërë me dije se do i kallëzojë penalisht anëtarët e KQZ për shifrat e 30 qershorit.

Në një letër të hapur, Biba thotë se nëse kallëzimi do ishte një nismë serioze nga Partia Demokratike, atëherë një pyetje e thjeshtë lind sipas tij, sesi mund të kallëzojë PD anëtarët e KQZ, për një palë zgjedhje që nuk i njeh.

“Sjell ne vemendje te atyre qe po me lexojne, qofshin keta edhe njerez te cilet, per shkak te qendrimeve politike te tyre nuk kane mendim te mire per mua se, ne bindjen tuaj te plote, te cilen nuk lini radhe pa e bere publike, ne date 30 qershor 2019 nuk pati proces zgjedhor”-shkruan Biba. Reagimi i Bibës vjen pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku sipas KQZ morën pjesë 23.6% e qytetarëve, shifër kjo që nuk njihet nga PD.

Reagimi i plotë i Denar Bibës:

Prej disa ditesh, njeri pas tjetrit e sot njera pas gjithe te tjereve, iu keni premtuar pasuesve tuaj (te cileve ua qaj hallin se kane mbetur te ndricohen nga ca te erresuar) se do te beni kallzim penal ndaj meje e kolegeve te tjere ne KQZ sepse, sipas jush “paskerkeshim manipuluar shifrat e pjesemarresve ne zgjedhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019”.
Nuk eshte problemi im por i atyre gjithmone e me pak individeve qe vazhdojne t’ju besojne ende, se cfare kuptimi ka qe dilni cdo dite nje e nga nje dhe kercenoni, kur mjafton qe vetem njeri prej jush te zbrese nga maja e thanes, te ule te ndenjurat e te shkruaje dy rreshta qofte edhe sa per sy e faqe, ti vere emrin “kallzim” ne krye e ta depozitoje prane Prokurorise se Tiranes. Fundja mund ta nisni edhe me poste, nese keni turp nga koleget juriste te paraqiteni personalisht.
Me thene te drejten, une kujtoja se e kishit bere derisa degjova sot prape njeren qe, pas te njejtes fAltore, e tha serish pa iu dridhur fare syri. Epo, halli asht sa me t’plas cipa! – thone mencurisht shkodranet ne te tilla raste.
Nga ana tjeter eshte problem imi cdo perpjekje e juaja, sado patetike qofte, per te hedhur balte mbi procesin zgjedhor ne pergjithesi dhe mbi emrin tim e KQZ ne vecanti. Per te qene i sinqerte, me keni bezdisur edhe familjaret, te cilet prej ditesh presin qe ju ti ktheni fjalet ne vepra e te ikin te qete ne det, duke qene se pas kesaj do jeni ju qe do mbeteni ne te thate.
Tani dy fjale edhe me ate pjese te ndergjegjes suaj juridike qe uroj t’ju kete mbetur.
Ju e dini mire se nuk ka asnje nen te Kodit Zgjedhor qe te parashikoje dicka, cfaredolloj rregullimi, qofte edhe perciptas, mbi ndonje detyrim te anetareve dhe/ose administrates se KQZ per te dhene informacion mbi pjesemarrjen e shtetasve ne zgjedhje. Ju e dini mire gjithashtu se ky informacion jepet prej vitesh dhe qe asnjehere nuk ka qene plotesisht i sakte, por thjesht provizor, sikunder edhe eshte cilesuar publikisht. Per pasoje, nuk ka asnje ligj te shkelur nga KQZ ne lidhje me sa me siper.
Ndonese kjo qe sapo shkruajta eshte me shume se e mjaftueshme per kedo me dy pare mend, per ju dhe ata qe ju ndersejne po shpalos edhe dicka tjeter, qe pervecse te paprincipe ju ben edhe qesharake.
Sjell ne vemendje te atyre qe po me lexojne, qofshin keta edhe njerez te cilet, per shkak te qendrimeve politike te tyre nuk kane mendim te mire per mua se, ne bindjen tuaj te plote, te cilen nuk lini radhe pa e bere publike, ne date 30 qershor 2019 nuk pati proces zgjedhor. Gjithcka ndodhi – sipas jush e ca te tjereve te cileve iu mbani ison – i gjithe procesi ishte nul dhe absolutisht i pavlefshem. Pra, kjo eshte qasja juaj subjektive. Arsyeshem, nqs i qendrojme interpretimit tuaj te fakteve dhe te ligjit, edhe cdo veprim tjeter qe pason e bazohet mbi nje proces nul, eshte nul. Atehere, si na paskerka krim (veper penale), kur ngado qe ta shohesh kete histori, si nga ana e ligjit, si nga ana e interpretimit tuaj te ligjit, nuk ka asnje ligj te shkelur?
Dhe ju e dini mire kete! Sikunder dini gjithashtu se “Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer … dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.” (Neni 305 “Kallezimi i Rreme” i Kodit Penal).
Kini parasysh qe konsumimi i kesaj vepre penale kerkon thjesht e vetem qe kallzuesi te dije se krimi i kallzuar nuk ekziston – dhe secili nga ju ka ore te tera regjistrimesh neper studiot tv ku shfaqet duke “argumentuar” se zgjedhje ne date 30 qershor nuk ka pasur!
Si ka mundesi qe nuk i qendroni kesaj linje e te godisni per pavlefshmeri absolute ne gjykaten administrative qofte edhe nje vendim te vetem te KQZ?! Si ka mundesi qe, te bindur se ajo cka ndodhi ne date 30 qershor ishte nje nulitet i madh, nuk beni kallzim ndaj KQZ ne lidhje me disa miliona leke prokurime qe urdheroi Kryetari i KQZ e qe nuk i anuloi asnjehere, megjithese per te Dekreti i Presidentit ishte dhe eshte i ligjshem?!
Ore, do te thote ndonje nga ju, se edhe njihemi (pika qe s’ju bie!), sa u lodhe per gjithe keto, na kishe shkruajtur ate kallzimin ndaj teje; me ate rast kishe perfituar te vije edhe ndonje etiketim pozitiv per vete (fjala vjen “Denar Biba, pikerisht sepse eshte edhe nje nga juristet me te mire ne vend, rezulton edhe dhunuesi kryesor i ligjit” ).
E dini cfare, vazhdoni aty nga maja e thanes se, gjithkush ben ate qe di, vetem ju lutem mos me thoni kur te ndodhe qe te takohemi se nuk e kishit seriozisht; se politika keshtu e ka e brockulla te tjera. Jo, politika nuk e ka keshtu! Nuk duhet ta kete keshtu! Kjo mender me thene politika juaj po, si per te na e shpifur. Harroni ju qyqe se, duke delegjitimuar institucionet publike dhe sistemin e vetem te marrjes se pushtetit, po prisni degen ku qendroni edhe vete. Apo aq ju ben, ju keni majen e thanes…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denar biba kallezimi i pd pjesemarrja ne zgjedhje denar biba kallezimi i pd pjesemarrja ne zgjedhje

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion