LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton kandidaturën e fundit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, merret në konsider

21 Gusht 2020, 16:43 Nga DOSJA
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton kandidaturën

TIRANË– Në Tiranë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mori sot në shqyrtim kandidaturën e Shaqir Hasanajt për t’u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë ka plot 30 muaj, ose dy vjet e gjysmë, nga shkurti 2018, që ka dalë jashtë funksionit prej shkarkimeve dhe dorëheqjeve në radhët e saj gjatë procesit të vetingut.

Zoti Hasanaj ishte kandidaturë e vetme dhe e fundit, që ngeli në garë për dy vende bosh të shpallura nga Presidenti në shkurt 2018 dhe nga Parlamenti në gusht 2018, vakanca këto të rishpallura përsëri në mesin e 2019, ndërsa KED po i diskuton sot në gushtin 2020. Vëzhgues të reformës në drejtësi pohojnë se pas vështirësive të krijuara në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën e Lartë dhe në gjykatat e Apelit, nevojitet një lehtësim i kritereve për të rifituar sa më shumë kandidatë, të cilët tashmë kanë mbaruar apo ngurrojnë të kandidojnë.

Drejtuesi i Qendrës Shqiptare për Shtetin e të Drejtës, Jordan Daci, thotë se duhen hequr disa kritere ndaluese që të zhbllokohet situata dhe kandidatët të mos dekurajohen nga pengesa të pakapërcyeshme.

Problemi numër një janë disa kritere, të cilat për mua, nuk janë domethënëse. Për shembull: dallimi midis kriterit 15 vjet përvojë dhe 13.5 vjet apo 14.9 vjet është pothuajse zero. Apo qenia në një funksion si këshilltar juridik i një zyrtari nuk ka pse të pengojë kandidimin. Zyrtarët marrin këshilltarë juridikë si teknicienë, por këta të fundit nuk janë politikanë, por zakonisht janë më të mirët në vend dhe kështu po digjen në kandidime për të kontribuar në sistemin gjyqësor. Pra, në kriteret ndaluese për funksionet politike duhet të ngushtohet rrethi, dhe të ndalohen ata që dukshëm janë përfshirë në politikë dhe e dëmtojnë besimin e sistemit gjyqësor. Kriteri i dytë pengues që mund të rishikohet është kriteri i përvojës, dhe kjo do t’i hapte rrugën drejt këtyre institucioneve edhe shumë juristëve që kanë studiuar në universitete të njohura perëndimore” – thotë zoti Daci.

Ndërkohë, 3 vendet e fundit në Gjykatën Kushtetuese duhet t’i plotësojë Gjykata e Lartë, e cila edhe ajo është jashtë funksionit, dhe mund të shpallë ato 3 vende bosh për aplikim, kur të plotësohet vet me 15 anëtarë.

Zoti Daci thotë se po aq shqetësim janë edhe vonesat në plotësimin e Gjykatës së Lartë, e cila është në fakt celësi i zgjidhjes së gjendjes në Gjykatën Kushtetuese ndaj ku KLGJ mund dhe duhet të veprojë më shpejt.

Mes të tjerave e shoh të nevojshme që institucionet e pavarura, si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor etj., në bashkëpunim edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, të organizojnë një forum shkencor ku të dakordësohen në vija të përgjithshme një qasje e njëjtë që ata duhet të kenë për disa problematika praktike. Mendoj se institucionet e shtetit shqiptar duhet të flasin me të njëjtën gjuhë, por ne kemi dy institucione që nuk flasin me të njëjtën gjuhë: KLGJ dhe KED kanë mendime të ndryshme për tema të njëjta. KLGJ nuk e pranon një këshilltar presidenti për të kandiduar si gjyqtar, KED e ka pranuar” – thotë zoti Daci.

Gjykata Kushtetuese, tani jashtë funksionit, ka aktualisht 4 anëtarë dhe krahas 2 vendeve bosh që shqyrtohen sot me një kandidat të vetëm, KED ka nëproces shqyrtimi edhe plotësimin e vendit vakant të krijuar në nëntor 2019 nga shkarkimi i zotit Besnik Muçi.

Vëzhguesit vërejnë se numri i kandidatëve për vendet bosh në sistemin gjyqësor është mjaft i ulët, problem që mund të tejkalohet me lehtësimin e kritereve si dhe me ftesën drejtuar shqiptarëve me studime të thelluara në universitetet më të mira perëndimore për t’u bërë pjesë e sistemit gjyqësor të Shqipërisë, krahas atyre të shkollës së magjistraturës.

Marrè nga VOA

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gara per gjykaten e larte shaqir hasanaj gara per gjykaten e larte shaqir hasanaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet