LIVE UPDATES
Politike

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, Balla: Jemi të përkushtuar ndaj reformave, do jetë prioritet

25 Janar 2021, 11:41 Nga DOSJA
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, Balla: Jemi të

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Taulant Balla u shpreh se procesi i reformave nuk po bëhet me përkushtim sepse BE po e kërkon por sepse ia kanë borxh qytetarëve të cilët mbështesin proceset integruese të vendit. Balla shtoi se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë të bindur që reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit janë të duhura dhe për të mirën e vendit. Ndër të tjera Balla u shpreh se reforma në drejtësi do të jetë prioritet.


FJALA E TAULANT BALLËS

Raportimi mbi zbatimin e Planit të Veprimit për hapjen e negociatave të miratuar në Kuvend me Rezolutën e datës 24.09.2020 mbi “Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe Miratimin e Planit të Masave për Përmbushjen e Përparësive të Përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.Faleminderit Kryetare,
I nderuar Z. Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Evropian ,
Të nderuar anëtarë e të ftuar të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian

Më lejoni ta nis fjalën time në këtë mbledhje të parë të KKIE për 2021 me një falenderim për të gjitha institucionet e përfshira në Planin e masave për punën e tyre në përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian. Siç mund të evidentohet qartazi edhe nga informacioni që do të prezantojë vetë Kryenegociatori është bërë një punë e rëndësishme për të plotësuar çdo përparësi të lënë nga Këshilli, pavarësisht shtyrjes për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare e cila për fat të keq ndodhi për arsye që shkojnë përtej nesh. Megjithatë dua të theksoj se pavarësisht shtyrjes që po i bëhet në vazhdimësi këtij procesi, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj reformave, jo sepse BE po i kërkon ato, por sepse ua kemi borxh qytetarëve tanë të cilët në totalitetin e tyre, rreth 98%, mbështesin proceset integruese të vendit. Madje pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë të bindur që reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit janë të duhura dhe për të mirën e vendit.

Për këtë qëllim nuk ka dhe nuk do të ketë tërheqje pas në rrugën e reformave ku Reforma në drejtësi do të vijojë të mbetet prioritet.
Në lidhje me kryereformën, jam krenar të nënvizoj faktin se Kuvendi i Shqipërisë në zbatim të detyrimit Kushtetues të përcaktuar në nenin 125 të Kushtetutës, në seancën e datës 17.12.2020, votoi dhe zgjodhi anëtarin e 3-të të Gjykatës Kushtetuese duke mundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm dhe me padyshim plotësimin e një kriteri të lënë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Edhe Reforma zgjedhore gjithashtu nuk mund të qëndrojë jashtë vëmendjes në këtë fjalë të shkurtër. Amendamentet e miratuara të Kodit Zgjedhor në 5 tetor 2020 ashtu siç e theksuam në krye të herës mbi nevojshmërinë e tyre morën edhe çertifikimin e Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR. Aspekt i cili zhbën çdo diskutim non sens mbi këtë temë.

Me rëndësi janë edhe 7 ligjet që u miratuan në sesionin e kaluar parlamentar me qëllim harmonizimin e legjislacionit në fuqi me ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor si:
1. Ligji 146/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”;

2. Ligji 147/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë “, i ndryshuar ;

3. Ligji 150/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”;

4. Ligji 149/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9612016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë “, i ndryshuar “;
5. Ligji 135/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar” ;

6. Ligji 148/2020 “ Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;

7. Ligji 133/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr.108/2014, “Për policinë e shtetit”,të ndryshuar”;

Të nderuar pjesëmarrës,
Jo pa qëllim ky takim mbi monitorimin e ecurisë në realizimin e përparësive të lëna nga Këshilli i BE-së zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. Sa here me jepet mundesia ne kete Keshill,do vazhdoj ta nenvizoj faktin se në një moment historik në të cilin ndodhet vendi, Kuvendi duhet të marrë rolin që i takon të kontrolluesit dhe të monitoruesit të institucioneve të tjera për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit.
Përpos kësaj, Kuvendi prej vitesh ka shërbyer si urë lidhëse mes aktorëve të përfshirë në procesin e integrimit, dhe KKIE është një shprehje kuptimplotë e këtij roli. Inkurajoj që në këtë fazë sa historike po aq edhe sfiduese edhe delikate për vendin të vazhdojmë zhvillimin e takimeve intensive në kuadër të KKIE apo edhe të Komisionit të Integrimit Evropian qe drejtohet po ashtu nga zonja Hajdari, për të përmbushur detyrimin tonë ligjor në raport me procesin e integrimit.

Në lidhje me përparësitë ato do të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të axhendës së punës së Qeverisë dhe të Kuvendit ku unë jam përfaqësues në mënyrë që të paktën nga ana jonë të mos ketë pengesa të qenësishme për të ecur përpara në procesin e integrimit Evropian.

Duke mos dashur t’i marr kohë të vyer këtij Këshilli, ju falenderoj për vëmendjen tuaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e keshillir kombetar per integrimin europian taulant balla mbledhja e keshillir kombetar per integrimin europian taulant balla

Sondazh

Poll
Politike 25 Janar 2021, 09:36

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pas mbledhjes që u zhvillua në ambientet e selisë me drejtuesit e qarqeve u shpreh se...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion