LIVE UPDATES
Politike

5 PIKAT/ Kryemadhi prezanton programin e LSI-së: 1 mijë dollarë për çdo bebe dhe 25 mijë të tjera kur të rritet e të kr

25 Janar 2021, 08:25 Nga DOSJA
5 PIKAT/ Kryemadhi prezanton programin e LSI-së: 1 mijë dollarë

TIRANË– Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka prezantuar sot programin e partisë me të cilët futet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një mbledhje të organizuar me të gjithë anëtarët e LSI-së, Kryemadhi u shpreh se LSI-ja ka pesë prioritete. Ajo përmendi këtu bonuzsin për bebet që tha se do të jetë 1 mijë dollarë për çdo të sapolindur. Sipas Kryemadhit, në momentin që ky fëmijë i lindur të shkojë 25 apo 30 vjeç dhe të jetë gqti për të krijuar familjen, do të marrë edhe 25 mijë dollarë ndihmë.

Kryemadhi tha më tej se LSI-ja do të ketë një program rimbusimi dhe se çdo qytetari do t’i kthehet mbrapsh 5% për çdo shpenzim që do të bëjë, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Kryetarja e LSI-së shtoi më tej se Shqipëria do të furnizohet gjithmonë me produkte shqiptare duke premtuar program edhe në bujqësi.

Mëso dhe Fito është një tjetër pikë e programit, që sipas Kryemadhit, duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre, me parimin e gërshëtimit të arsimit profesional me marrjen e dijeve teorike duke mundësuar që gjatë vitit shkollor nxënësit edhe të mësojën, por edhe të zhvillojnë praktika pune të paguara në të njëjtën kohë.

5 prioritetet per 5 muajt e parë të qeverisjes nga progami madhor i LSI:

1- Programi i rimbursimit 5% të vlerës së çdo blerje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Çdo qytetar do t’i kthehet mbrapsh 5% për çdo shpenzim që do të bëjë.

2- Mbështetje për familjet e reja dhe rritje të lindshmërisë. Programi nga “Bebja në bebe” duke krijuar fondin për çdo fëmijë të lindur që do ti kthehet në momentin që riprodhon vetveten. 1000 USD fond fillestar deri në maturim rreth 25.000 USD.

Në momentin që një bebe lind, në emër të tij hapet një fond investimi prej 1000 USD, i cili vendoset në një fond investimesh dhe i kthehet bebes në momentin që ai riprodhon vetveten. Kur ai bëhet prind. Duke patur parasysh se mosha mesatare që ai riprodhohet është llogaritur rreth 25 vjec. Mund të jete edhe me shume prej interesave të fondit të investimit.

3- 1% Taksa e të Ardhmes për arsimin për 200 kompanitë më të mëdhatë.

4- Të masivizojë programin “Mëso dhe Fito”, duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre, me parimin e gërshëtimit të arsimit profesional me marrjen e dijeve teorike duke mundësuar që gjatë vitit shkollor nxënësit edhe të mësojën, por edhe të zhvillojnë praktika pune të paguara në të njëjtën kohë.

5- TVSH 0% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale Made in Albania; Pajisja me Kartën e Fermerit me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVSH-së për imputet bujqësore, (plehra kimik, fidanë, fara, naftë), për rimbursimet dhe subvencionet.

Fjala e Monika Kryemadhit:

Punësimi dhe ekonomia janë prioritet për ne dhe të panegociueshme. Me punësimin e shqiptareve është abuzuar dhe gënjyer shume, besoj të gjithë e mbajnë mend premtimin e pa mbajtur të 300 mije vendeve të punës. Punësimi për ne është jetik për të kthyer besimin tek  rinia që ata të ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre. Çlirimi i ekonomisë nga monopolet, ulja e taksave te larta qe po i marrin frymën ekonomisë dhe familjeve shqiptare, krijimin e zonave të lira ekonomike ku do të mbështesim drejt për së drejti krijimin e çdo vendi pune për të rinjtë dhe profesionistët do ta kthejnë Shqipërinë shtëpinë e investimeve. Kemi rënë dakord për taksën e sheshtë 9%, por ne si Lëvizje Socialiste për Integrim angazhohemi për përjashtimin nga çdo taksë për çdo familje ose person me të ardhura nën 35 mijë lekë të reja në muaj.

Do të realizojmë një reformë tërësore në arsim. Do të mbështesim këtë sektor me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shpesh e kemi parë formalizimin e ekonomisë si një betejë titanësh për një kupon tatimor ku zbarkon repart policor për të kapur kuponin e një buke 500 lekëshe.  Ne formalizimin nuk e shikojmë thjesht si një betejë, si një luftë, ne e shikojmë si një bashkëpunim midis shtetit, biznesit dhe konsumatorit prandaj ne propozojmë që brenda 5 muajsh të miratojmë rimbursimin e 5% të çdo blerjeje me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Do të krijojmë mundësinë për të formalizuar konsumin dhe familjet të krijojmë një pagë shtesë në fund të çdo viti. Ky formalizim do të rrisë jo vetëm të ardhurat e familjeve  shqiptare por edhe të ardhurat me buxhetin e shtetit që do të futen në qarkullimin ekonomik dhe mundësi për te nxitur punësimin e te rinjve.

Kjo nisëm kërkon vetëm vullnet politik sepse infrastruktura dhe dëshira e qytetarëve dhe bizneseve ekziston, sepse sot më shumë se kurrë konsumatori dhe qytetari e kërkon shtetin partner në ekonomi, në jetën e tij shoqërore dhe sociale dhe nuk kërkon një xhelat mbi kokë. Taksat e ulëta dhe formalizimi do të sjellin më shumë investime të huaja dhe vendase dhe me shumë punësim për familjet shqiptare.                Me programin Garancia Rinore do të mbështesim sipërmarrjen e lirë të profesionistëve të rinj në Fushën e teknologjisë dhe inovacionit, prandaj dua të ndalem tek të rinjtë tanë, të cilët përballen me sfida të mëdha si papunësia, kosto e jetesës shpopullimi dhe integrimi në BE.                      

Një sistem arsimor cilësor që prodhon profesionist dhe jo kartonë diplomash, është  zgjidhja për të garantuar për punën e mirëpaguar, për të krijuar besimin se ardhmja për rinjtë është këtu, që të qëndrojnë këtu, ta konsiderojnë Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe për të përgatitur qytetarë për të ardhmen si qytetarë evropianë.  Prandaj, ne do të realizojmë një reformë tërësore në arsim, duke paguar në mënyrë dinjitoze mësuesit tanë që janë ata që edukojnë brezin e ri dhe duke e lidhur  shkollën, me biznesin, dhe me tregun e punës. Ne do të mbështesim realisht arsimin me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito dhe do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacion

Ne do të  vendosim  Taksën e të Ardhmes në 1% e fitimit të 200 aktiviteteve apo kompanive të të mëdha. Kjo e bën të mundshme, të prekshme për të realizuar atë reformë në arsim që është e domosdoshme. Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito, që profesionistët e rinj të punojnë dhe fitojnë pranë  biznesit, ndërsa mësojnë në shkollë. Do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacionin, që të rinjtë te tregojnë talentin e tyre dhe që shoqëria të konkurrojë në ekonomi me dinjitet si me fqinjët, ashtu edhe me botën.

Mbështetja për familjen është një nga çështjet tona kryesore. Kjo ka të bëjë me programin nga bebja në bebe. Për çdo fëmijë që lind, ne do të i ofrojmë një garanci prej 1 mijë dollarësh dhe në momentin që ky fëmijë do të ketë mundësinë të krijojë familjen e tij e të bëhet me fëmijë, pas 25-30 vitesh, ai do të ketë rreth 25 mijë dollarë që të ndihmojë dhe krijojë familjen e tij.  Ashtu edhe për mbështetjen ekonomike të gruas, fuqizimin e saj e cila është themeli i edukimit të brezit të ri, do të jetë një nga prioritetet tona kryesore. Le të flasim tani për bujqësinë, që është një nga pikat kryesore, pasi gjysma e popullsisë jeton me këtë sektor, ku shumica e tyre janë në prag të mbijetesës, e ndërsa shqiptarët shpenzojnë rreth 80% të pagës së tyre për ushqim, vetëm rreth 30% e kësaj kërkese prodhohet dhe mbulohet nga prodhimi vendas.   Me planin tonë, kjo situatë do të ndryshojë. 

Ne do të garantojmë mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët shqiptarë për të rritur prodhimin. Një paketë e dedikuar financiare do të investohet për të mundësuar uljen e kostove të inputeve bujqësore dhe të naftës. Ndërsa fermerët do të mbështeten për njësitë e prodhimit, shqiptarët do të ushqehen me produkte MADE IN ALBANIA.   Ne do të vendosim 0% TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, në mënyrë që shqiptarët të ushqehen më mirë dhe më lirë. Ne do të mbështesim industrinë ushqimore, e cila do të dëshirojë të krijojë mundësinë e vendeve të reja të punës që do të jenë jo vetëm dinjitoze, por edhe vende pune të mirëpaguara, sepse do të kemi një mundësi për të krijuar hapësira edhe për eksportet me prodhimet bio.

Këto janë prioritetet tona kryesore që kanë të bëjnë me punësimin, me një punësim të mirëaguar, për fuqizimin ekomomik të familjeve shqiptare, ashtu sikurse kemi të bëjmë edhe me një nga pikat tona kryesore që është çështja e shpopullimit dhe për të ndaluar këtë fenomen, për tu dhënë mundësinë të rinjve të krijojnë familjet e tyre në Shqipëri. Taksës së sheshtë do ti shtojmë edhe taksën për ardhmërinë, taksën e të ardhmes që është 1 % për 200 bizneset e mëdha. Kjo taksë shkon drejt për së drejti në buxhetin për arsimin. Vetëm në këtë mënyrë ne mund ta çojmë në 5% të PBB buxhetin për arsimin që është një nga reformat kryesore që përgatit brezat e ardhshëm dhe rrit cilësinë e mësimdhënies.  Rimbursimi i faturave tatimore. Rimbursimi i 5 % i çdo shpenzimi jashtë faturave që ka të bëjë me entet publike është një mundësi që i jep fund betejës për formalizimin. Ne duhet ta kthejmë këtë në një marrëdhënie miqësore mes biznesit-konsumatorit-shtetit sepse vetëm në këtë mënyrë kemi mundësi të rrisim të ardhurat në buxhetin e shtetit, që të eliminojmë çdo evazion fiskal që bëhet nga oligarkët me rimbursimin e famshëm të TVSH. Qytetarët shqiptarë e paguajnë TVSH edhe në çerekkilen e djathit që blejnë në atë dyqanin e lagjes.

Nga bebja në bebe; Të ndalojmë shpopullimin dhe ti japim një shans të rinjve që të krijojnë një familje dhe të qëndrojnë këtu. Një nga arsyet se pse të rinjtë dhe të rejat po ikin nga Shqipëria është mungesa e sigurisë për të krijuar familje. Mungesa e sigurisë së një sistemi arsimor dhe sistemi shëndetësor për fëmijët. Kjo është një nga arsyet se pse shtresa e mesme dhe familjet e reja po ikin nga Shqipëria, pasi shteti nuk e ofron këtë mundësi. Projekti nga bebja në bebe nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit, është veç një nga projektet që qeveria e rilindjes i dha recepsionistit. Pra është njëherë në vit. Për të vazhduar më pas me popullsinë; gjysma e popullsisë shqiptare jeton, kontribuon me bujqësinë dhe blegtorinë. Vendosje e TVSH zero për prodhimet vendase që të krijojmë mundësi e hapësirë dhe të mos jenë përballë konkurrencës së padrejtë me prodhimet e importit. Të kemi prodhimet Made in Albania që shqiptarët të hanë më mirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi programi i lsi-se monika kryemadhi programi i lsi-se

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje