LIVE UPDATES
Ekonomi

Kështu manipulojnë mediat sociale

17 Nëntor 2020, 07:56 Nga DOSJA
Kështu manipulojnë mediat sociale

Po sikur të përsëritej viti 2020? Jo, ju lutem, do të thoshin shumë vetë. Edhe ata që udhëtojnë në kohëra do të ktheheshin mbrapsht, për të shkuar diku gjetkë, por jo tek ky vit. Ky është sugjerimi që japin memet, kombinimet argëtuese të tekstit dhe fotografisë që qarkullojnë në internet për çdo temë.

Të veçantat e kësaj kohe janë memet për virusin Corona. Ato ndihmojnë me humor shumë njerëz që ndodhen në mes të pandemisë. Memet janë një fenomen interneti që ndahet shpesh me të tjerë. Ato bëjnë humor dhe ushtrojnë kritikë të lehtë. Ashtu siç e kërkon edhe kuptimi fillestar i fjalës, (greqisht „mimema” do të thotë “imitim”), memet kanë të bëjnë me diçka që ekziston dhe e paraqisin atë me një notë humori.

Por memet nuk janë vetëm për të kaluar kohën. Në SHBA ato kanë kohë që janë kthyer në pjesë të fushatës elektorale që bëhet online. Çdo fotografi, çdo meme, çdo video është pjesë e lojës me të cilën duhen bindur votuesit, thotë i sigurt Dan Pfeiffer, ish-drejtori për çështjet e komunikimit të ish-presidentit, Barack Obama.

“Fushatat politike sot janë luftëra moderne informacioni, operacione masive propagande, twitter- bots që lëshohen nga shtetet për të nxitur indijatën dhe për të ndikuar mbi raportimet; faqe facebook-u që dërgohen nga ish-republikat e Bashkimit Sovjetik dhe mbërrijnë tek gjithnjë e më shumë njerëz në Nju Jork; dhe vende si Rusia, që mundohen në mënyrë aktive të ndikojnë tek votuesit”, shkruan ai në një artikull për revistën online Wired.

“Gjeneral në luftën me Meme”

Memet përdoren shumë në SHBA për të krijuar atmosferë të caktuar. Një shembull prominent është Donald Trump Jr., i cili e quan veten në instagram „Gjeneral të luftës me memet” dhe shpërndan shumë fotografi të kësaj natyre. Një prej tyre, që u shpërnda në twitter edhe nga i ati, ishte me përmbajtje shumë shpërthyese. Ai tregon presidentin amerikan, që tregon gishtin drejt kamerës kurse sipër ka mbishkrimin: „Në fakt ata nuk janë duke më ndjekur mua, po ty. Unë vetëm se i kam zënë rrugën.” Twitter e ka bllokuar mesazhin me këtë meme- Trump mendon se kjo i ka konfirmuar atë që do të thotë.

Kjo „luftë informacioni” nuk është përhapur në masë aq të madhe në Gjermani ose në vende të tjera europiane. Por edhe në këto vende programe të automatizuara kompjuterike lëshojnë bote në fushata elektorale dhe diskutime publike në mediat sociale.

Kjo shihet edhe në diskutimn aktual për pandeminë e Coronës. Për qëllimet e tyre mediat sociale nuk kanë rrëmbyer vetëm përkrahësit e komunikimit politik. Edhe grupet radikale përdorin platformat për të përhapur bindjet e tyre tek njerëz që mendojnë njësoj, ose tek ata që janë në mëdyshje.

Radikalizimi i mohuesve të Coronës është duke ecur në mënyrë eksponenciale, shpjegon eksperti i internetit dhe autori Sascha Lobo në një artikull të shkruar për revistën gjermane Spiegel: “Mohuesit e Coronës janë duke u radikalizuar live në një mënyrë pandemike, që nuk është parë kurrë ndonjëherë deri tani.”

Lobo është i sigurt se një “radikalizim i tillë rrufe” mund të bëhet vetëm me mediat sociale. Por: „Mohuesit e Coronës dhe „ata që mendojnë ndryshe” nuk janë një grup amorf që nuk ndryshon, në verë të 2020 lëvizja ishte diçka ndryshe nga ajo që ishte në vjeshtën 2020, mes të tjerash edhe sepse grupi është infektuar ndërkohë nga ideologjia e konspiracionit të QAnon”.

Gjatë kësaj vere ndodhi në facebook një fenomen tjetër. Papritur u shfaqën thirrje për demostrata kundër Coronës tek grupe që deri atëherë nuk kishin pasur fare të bënin me këtë temë. Kështu tek një grup njerëzish që shfrytëzojnë karpulimin, kur dikush merr me vete në makinë dhe pasagjerë të tjerë, shpërtheu diskutimi për masat e marra kundër Coronës. Shumë pjesëmarrës të grupit u ankuan ose dolën krejt nga grupi.

“Ne kemi nevojë për kompetencë me mediat “

Kjo tregon se mediat sociale janë një tokë pjellore perfekte për lëvizje të tilla. E krijuar fillimisht për të lidhur njerëzit në rrjete komunikimi, mediat sociale mund ta kthejnë këtë synim mbrapsht. “Nëse përdor vetëm burime informacioni që konfirmojnë mendimin tënd, atëherë kjo çon në fragmetim në rritje të publikut,” shpjegon për Deutsche Welle-n, gjuhëtari Lars Bülow nga Universiteti i Vjenës.

Nga njëra anë mediat sociale bëjnë lidhjen e njerëzve me mendime të njëjta, kolekzivizimin e tyre. “Nga ana tjetër krijohet edhe një pjesëmarrje individuale politike.”

Mediat sociale krijojnë mundësinë e nxitjes së proceseve demokratike. „Këtë e shohim tek feminizmi apo në politikën për klimën,” thotë Bülow. “Por ato krijojnë edhe rreziqe nëse i shërbejnë mohuesve të Coronës.”

Kështu ekziston një dilemë: Botet dhe algoritmet formojnë të përditshmen online dhe ndikojnë shumë mbi vendimet e pandërgjegjshme dhe krijimin e opinionit publik. Dokumentari i Netflix-it, “The Social Dilemma”, në të cilin shpalosin historitë e tyre ish-punonjës të firmave të mëdha teknologjike të Silicon Valley, e tregon qartë këtë.

Thirrjet për të ndalur me ligj gjigandët e të dhënave, janë duke u bërë me zë gjithnjë e më të lartë. Shumë politikanë dhe aktivistë kërkojnë rregulla dhe ligje për të mundësuar bashkëjetesën e përgjegjshme digjitale. “Ne na duhet kompetencë në fushën e mediave, e cila fillon të krijohet që në moshën e shkollës,” thotë Michael Johann nga Instituti i Mediave dhe Komunikacionit në Universitetin e Augsburgut. Në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se bretkosa jeshile që lëshon fotografi nga WhatsApp-i, nuk është vetëm një ilustrim gazmor, por mund të bëjë ndaj aludime për ultra të djathtët e SHBA.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale meme rrjetet sociale meme rrjetet sociale

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Nëntor 2020, 07:33

Aty ku gratë paguhen për të vajtuar

Kur Ionna Sakellaraki-it i vdiq i ati, ajo që jeton dhe punon si fotografe në Londër u kthye në atdhe, në Greqi. Ajo donte të qëndronte disa kohë aty për të për...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj