LIVE UPDATES
Ekonomi

Aty ku gratë paguhen për të vajtuar

17 Nëntor 2020, 07:33 Nga DOSJA
Aty ku gratë paguhen për të vajtuar

Kur Ionna Sakellaraki-it i vdiq i ati, ajo që jeton dhe punon si fotografe në Londër u kthye në atdhe, në Greqi. Ajo donte të qëndronte disa kohë aty për të përpunuar dhimbjen dhe për të kaluar kohë me të ëmën. Në përpjekjen që ishte duke bërë për të kuptuar dhimbjen e vet, ajo u përballua me ritualet tradicionale të kulturës greke që kanë lidhje me vdekjen. Kështu ajo mësoi për një grup grash të moshuara, që jetojnë në fshatrat e largëta të Peloponezit dhe merren ende me një zanat të vjetër: vajtojnë kundrejt një honorari.

Guidë përmes kultit të të vdekurve

Moirologe quhen këto gra: “Moíra” do të thotë fat dhe “lógos” do të thotë gjuhë. Ato kërkohen të këndojnë dhe vajtojnë në ceremonitë e varrimit në Greqi, duke futur kështu familjet në ritualet komplekse të kultit tradicional grek të vdekjes. Vajtueset ngarkohen që të vajtojnë për një person që nuk e kanë takuar kurrë. Ashtu siç e kanë bërë para tyre vajtueset shekuj me radhë.

Ioanna Sakellaraki u magjeps shumë prej tyre. Pasi mori një bursë nga Londoner Royal Photographic Society, 31 vjeçarja shkoi në fshatrat ku ndodhen këto gra për të mësuar më shumë për këtë zanat të vjetër.

Projekti i saj me emrin “The Truth is in the Soils” (“E vërteta ndodhet në tokë”) dokumenton jetën e disa moirologeve. Këto fotografi u treguan gjatë muajit tetor në një ekspozitë në Berlin, në kuadër të “Muajit europian të fotografisë”.

Tradita e “këngëve të fatit”

Zanatçijet e vajtimit në gadishullin Mani e kuptojnë punën e tyre si punë për të ndihmuar familjet në zinë e tyre dhe për të shoqëruar të vdekurin në rrugën drejt botës tjetër. Vajet që ato këndojnë quhen „këngë fati”, thotë fotografja, e cila po mbron doktoraturën në filozofi, Sakellaraki kur flet për Deutsche Welle-n. „Ato vijnë nga një traditë e vjetër dhe janë një lloj improvizimi gojor.”

Nga pikëpamja historike, thotë Sakellaraki, “familjet i paguanin këto gra për këtë proces, sepse për ta ishte e rëndësishme, ishte një lloj ndarjeje e rëndësishme kolektive nga personi.”

Moirologjia bazohet tek koret e tragjedive antike greke, tek të cilat këngëtari kryesor fillon vajin, që vazhdohet prej korit. Gjatë shekujve ky zanat është bërë vetëm nga gratë. Dëshmi për vajtuese profesioniste varrimi gjenden edhe në Egjiptin e vjetër, ku dy gra që luanin rolin e motrave- perëndesha Isis dhe Nephtys, ndihmonin gjatë përgatitjes së të vdekurit.

Në Gjermani mbahet fjalim zie

Vajtues profesionistë dhe fjalimbajtës ka sot në gjithë botën, por duhet thënë se ata e ushtrojnë profesionin e tyre krejt ndryshe, në varësi të kontekstit kulturor. Në Gjermani angazhohen njerëz që mbajnë një fjalim, duke kujtuar të vdekurin në rastet kur ceremonia e varrimit bëhet pa shoqërimin fetar.

Në pjesë të Afrikës njerëz profesionistë paguen për të derdhur lotë. Romani “Rrugët e vdekjes” i shkrimtarit afrikano-jugor Zakes Mda tregon historinë e një vajtuesi profesionist, Toloki, që shkon nga një koloni barakesh në tjetrën në kohën e aparteidit në Afrikën e Jugut.

Në Rajasthan të Indisë, ekziston një traditë shfrytëzuese, ku gratë e klasave të ulta që punojnë për burrat e kamur dhe shprehin dhimbjen e tyre, që nuk është e pranueshme për anëtarët e familjes për shkak të klasës.

“Ka njerëz që nuk qajnë dot”

Në Kinë ekziston një histori e gjatë e vajtuesve profesionistë, që fillon që në periudhën e Dinastisë Han. Vitet e fundit ky lloj profesioni është ringjallur sërish, ndërkohë që gjatë revolucionit kulturor ishte i ndaluar.

Vajtuesit profesionistë sot në Kinë ofrojnë veç lotëve dhe vajtimit për të vdekurin edhe nderime emocionale ose shfaqje teatrale për të lehtësuar atmosferën e komunitetit vajtues. Një ndër profesionistët më të famshëm të vendit, Hu Xinglian shpjegonte për një reportazh të stacionit radiofonik amerikan NPR: se “ka njerëz që nuk janë në gjendje të qajnë. Prandaj unë ofroj zemrën time, për të kënduar këngën që i prezanton brezit të ri humbjen.”

Rituale vajtimi që tregojnë diçka tjetër

Përdorja e teatrales si mjet për të treguar emocionet është e pranishme edhe sot në traditën greke. Vajtueset e Manit nuk hedhin në tokë lotët si kolegët kinezë, por ato vishen me të zeza dhe mbajnë shalle të qëndisur gjithë art, gjë që u jep atyre një katakter teatral.

“Këto gra bëhen agjente të vdekjes brenda një komuniteti”, tregon Ioanna Sakellaraki. “Ato duhet të shfaqen dhe të luajnë në një mënyrë të caktuar.” Prania e tyre dhe kënga e tyre i krijon mundësinë anëtarëve të familjes së të vdekurit, që të tregojnë hapur emocionet dhe dhimbjen dhe jo t’i fshehin ato. „Kjo do të thotë se ideja e pastërtisë, e katarsis në kulturën greke vjen prej këtij rituali,” plotëson fotografja.

Zia në kohërat e Coronës

15 nëntori është në Gjermani dita kombëtare kur kujtohen të vdekurit. Tema e vdekjes e preokupon shoqërinë sot më shumë se kurrë për shkak të pandemisë Covid -19. Prandaj studimi i ritualeve të zisë në procesin e zisë është më i rëndësishëm se kurrë. Por pikërisht në pandemi ritualet personale dhe private, megjithëse janë të rëndësishme nuk mund të mbahen si zakonisht, për shkak të rregullave të mbajtjes së distancës dhe higjenës.

Tradita e moirologjisë në gadishullin grek Mani rrezikon të humbasë shpejt, pavarësisht nga Corona. Shumë gra që ka fotografuar Ioanna Sakellaraki janë gati njëqind vjeçare. Dhe deri tani asnjë nga brezi i ri nuk e ka zënë vendin e tyre. Po mbase këngët e tyre do të mbijetojnë.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë