LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kiara Tito nuk heq dorë nga këngëtarët, pas lidhjes problematike me Butrint Ymerin, del në takim romantik me Younger Zerkë

15 Nëntor 2020, 16:54 Nga DOSJA
Kiara Tito nuk heq dorë nga këngëtarët, pas lidhjes

Kiara Tito dhe Young Zerka janë dy prej figurave më të përfolura për sa i përket jetës së tyre private.

Young Zerka është komentuar më parë për lidhjen me Ronela Hajatin, që duket se i përket së shkuarës.Nga ana tjetër, moderatorja Kiara Tito ka qenë në vëmendjen e mediave rozë për një histori problematike me ndarje e ribashkime me Butrint Imerin.

Por, duket se pasi kanë hedhur pas krahëve historitë e tyre të gjata me këngëtarë, ata mund të kenë nisur një histori të re me njëri-tjetrin.

Ajo që ngriti dyshimet se Kiara dhe Zerka mund të jenë në një lidhje, është pikërisht një foto e publikuar në “Insta Story”, ku Zerka është në shoqërinë e moderatores.

“Date” ka shkruar këngëtari në foton e publikuar që nënkupton takim romantik për njohje, dhe ku ka marrë shumë komente. Gjithashtu, edhe Kiara ka publikuar një foto me Young Zerkën me po të njëjtin përshkrim.

Date në Shiko kush luan”, ka shkruar Kiara në foton e publikuar, ndërsa janë përzgjedhur si të ftuarit në emision. Burime pranë çiftit kanë deklaruar se kjo ishte dhe arsyeja pse Luana i ftoi të dy në emision, në mënyrë që të kishte ekskluzivitetin e lidhjes së tyre në programin e saj.

Për Zerkën kjo do të jetë një histori e re, ku ai në vend të këngëtares zgjedh një moderatorë televizive.

Ndërsa për Kiarën historia përsëritet, pasi ajo nga një këngëtar sërish në krahët e një këngëtari, pikërisht Young Zerkës. Ndërkohë për Zerkën kjo do të jetë historia e re me një vajzë të njohur, pesë muaj pas ndarjes nga Ronela Hajati.

Ishte vetë Hajati që konfirmoi ndarjen nga partneri i saj prej më shumë se pesë vitesh. Ronela tha se izolimi e ndihmoi të rigjente veten dhe t’ia niste punës. Ajo theksoi se është e kotë të kërkosh gjëra, për të cilat nuk e di nëse do të ndodhin ndonjëherë.

“Jam çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë dhe jam vetëm e fokusuar te puna. Kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ia rinis punës me shpresën që Zoti i di të gjitha, i ka shkruar disa gjëra për ne. Ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë”, tha këngëtarja e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Vetë Zerka këtë herë heshti, por duket se qëndrimin e tij ndaj kësaj marrëdhënieje e kishte bërë të qartë muaj më parë. Gjatë një interviste së fundmi, Young Zerka rrëfeu disa detaje nga jeta e tij dhe marrëdhënia që kishte me Ronelën.

Ai tregoi përse kishte qenë ishte aq i rezervuar kur vinte puna te lidhja e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk kishte vendosur për të krijuar familje, ndonëse kishin 5 vite bashkë.

“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do të them diçka”, u shpreh ai. Kur vendosën të bashkëpunonin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përfliteshin për lidhje dashurie, por që përpiqeshin ta mbanin të fshehtë.

Dhe më këtë stil vazhduan për një periudhë të gjatë, edhe pse koncertet i planifikonin gjithmonë bashkë. Para dy vitesh, ata pësuan një krisje dhe përgjigjen për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtë vit.

Nga ana tjetër, Kiara Tito provoi në verë të rikthehej në krahët e Butrint Imerit pasi i theu zemrën. Prezantuesja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri për rreth dy vite u përfolën për një lidhje mes tyre, për të cilën asnjëherë s’kishin folur hapur, përveç Kiarës, e cila rrëfeu se bëhej fjalë për një lidhje toksike.

E pasi ajo pohoi se i kishte dhënë fund kësaj historie që vetëm e bënte të ndihej keq, ata u panë me pushime çift në plazhin e Dhërmiut. U tha se Kiara e vuajti aq shumë ndarjen nga këngëtari, sa kur u pyet në “InstaStory” nëse kishte pasur lidhje me ndonjë të famshëm, ajo iu përgjigj “Jo”.

Ke qenë ndonjëherë e lidhur me ndonjë të famshëm?”, ishte pyetja e një ndjekësi, të cilit Kiara iu përgjigj thjesht me “Jo”.

Çifti bënë pushime në Dhërmi dhe fotot në rrjete sociale zbuluan se ndodheshin në të njëjtin vend. Kiara publikoi në “Instastory” foto nga plazhi, siç bëri më pas dhe Butrinti, një postim i koduar ky, që përdoret shpesh nga personazhet e njohur, kur duan të tregojnë se janë bashkë.

Burime pranë çiftit treguan se me pushimet në Dhërmi ata i dhanë dhe një shans tjetër njëri-tjetrit, por që tashmë janë ndarë sërish. Le të shohim se si do t’i ecë Kiarës njohja romantike me një tjetër djalë të muzikës, Zerkën.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kiara tito young zerka kiara tito young zerka


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet