LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kina dhe SHBA në garë për vaksinën kundër Covid-19

23 Qershor 2020, 15:25 Nga DOSJA
Kina dhe SHBA në garë për vaksinën kundër Covid-19

Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen nga një hije rivaliteti mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. A mund ta vështirësojnë nacionalizmi dhe interesat për pushtet fushatën botërore të vaksinimit?

Nga shtatë kandidatët për vaksina që janë aktualisht në fazën e dytë të testimit nga OBSH-ja tri janë zhvilluar nga kompani ose institucione kërkimore kineze dhe dy nga amerikane.

Shtëpia e Bardhë planifikon të shpenzojë 10 miliardë dollarë për testimin, prodhimin dhe blerjen e një ose më shumë vaksinave. Në kuadër të të ashtuquajturit operacioni “Warp Speed” ” deri në janar 2021 pritet të sigurohen të paktën 300 milionë doza vaksinash. Nä këtë proces janë të përfshirë gjashtë kompani farmaceutike amerikane si dhe grupi britanik-suedez Astrazeneca.

Operacioni i udhëhequr nga Departamenti i Shëndetit i SHBA-së drejtohet nga gjenerali amerikan Gustave Perna. Në dëgjimin e tij para senatit amerikan javën e kaluar, Perna tha se është i gatshëm të “punojë me çdo vend që ofron informacione ose bashkëpunim në zhvillimin e vaksinave ose tä ilaçeve”. Por njëkohësisht gjenerali bëri të qartë se Kina nuk bën pjesë ndër to.

Lajme për suksese dhe paralajmërime për hakerë

Ndërmarrja farmaceutike Moderna nga Masaçusets ishte kompania e parë që filloi provat klinike tek vullnetarët në mars dhe njoftoi rezultate paraprake pozitive në mes të muajit maj. Prodhimi mund të fillojë në korrik, tha kompania. Një javë pas njoftimit për suksesin nga kompania Moderna, FBI dhe Enti Amerikan për Mbrojtjen Kibernetike CISA paralajmëruan për sulme hakerësh nga Pekini që synonin të vjedhin rezultatet e kërkimeve amerikane mbi vaksinën për Coronën. Senatori Rick Perry i përsëriti këto pretendime në BBC. Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit kinez reagoi me fjalët: “Ju lutemi paraqisni prova që Kina po saboton përpjekjet perëndimore për të zhvilluar një vaksinë. Ju nuk ka pse të keni fare frikë.”

David Fidler nga Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet e Jashtme i tha DW se nuk kishte dyshim se “Kina dhe vendet e tjera po përpiqen të marrin informacione mbi aktivitetet e organizatave amerikane në lidhje me pandeminë, përfshirë edhe zhvillimin të një vaksine ”. Po ai tha gjithashtu se nuk do të befasohej nëse edhe Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre po kryejnë spiunazh kibernetik kundrejt instituteve kineze të kërkimit.

“Krah për krah me të gjithë botën”

Kina, ku u shfaq për herë të parë virusi, ishte vendi i parë që publikoi në janar sekuencën e gjenomit të virusit. Kina e paraqet zhvillimin e vaksinës si një “luftë të vendosur” që ajo po zhvillon “krah për krah” me të gjithë botën. Në mars kompania kineze CanSino në bashkëpunim me Akademinë Kineze të Shkencave Ushtarake, njoftuan për rezultate paraprake pozitive në testimin e një vaksine në fazën e parë. 500 vetë në një spital në Wuhan janë përfshirë tani në testimet për fazën e dytë. Javën e kaluar kompania SinoVac njoftoi gjithashtu për rezultate premtuese pas testimit të vaksinës në 743 vetë.

Chang Lung-Ji, drejtor i laboratorit të Institutit Mjekësor Geno-Imunune në Shenzhen, i cili po punon gjithashtu për zhvillimin e një vaksine, i tha DW, “Falë ekspertizës së saj në mjekësinë molekulare, Kina mund ta ndihmojë SHBA në garën për gjetjen një vaksine kundër COVID 19 “. Sidoqoftë Kina është akoma e varur nga importet e teknologjisë së lartë kur bëhet fjalë për prodhimin masiv të një vaksine, kështu që ajo ka nevojë për mbështetjen e vendeve të huaja.

Solidaritet dhe interesa vetiake

Gjatë një takim të OBSH-së në maj Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se vendi i tij do ta vërë në dispozicion vaksinën si një “të mirë publike globale”. Kjo e veçon Pekinin nga Shtetet e Bashkuara, që nuk e ka miratuar rezolutën e OBSH-së që vaksinat duhet të vihet në dispozicion “në mënyrë të drejtë “.

Kryetari i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA, i cili është i përfshirë në zhvillimin e vaksinave, tha se çdo vaksinë do t’u vihet në dispozicion atyre që kanë nevojë më shumë në të gjithë botën.

“Si Shtetet e Bashkuara dhe Kina do ta vënë në dispozicion një vaksinë efektive dhe të sigurt në mënyrë të tillë që t’u shërbejë interesave të tyre kombëtare,” tha eksperti Fidler. Dhe vendet më pak të forta financiarisht duhet të jenë të vetëdijshme që ofrimi i vaksinës qoftë nga Kina qoftë nga Amerika do të lidhet me kushte politike. Sidoqoftë kjo është hera e parë që zhvillimi i një vaksine pandemike lidhet me konsiderata gjeopolitike, dhe “prandaj është e paqartë se si do të përfundojë kjo,” thotë Fidler.

Nuk priten konflikte globale për shpërndarjen e vaksinës

Aktualisht në botë po testohen rreth 120 vaksina kundër Covid19. Në Gjermani kompania Curevac nga Tybingeni ka filluar fazën e parë të testimit të një vaksine. Qeveria gjermane investoi tek kjo kompani 300 milion euro, pasi qeveria amerikane kishte treguar gjithashtu interes për Curevac. “Duke pasur parasysh numrin e madh të projekteve për zhvillimin e një vaksine në vende dhe kontinente të ndryshme, ne nuk presim konflikte globale për shpërndarjen e saj,” tha Han Steutel, Presidenti i Shoqatës së Kërkimit të Kompanive Farmaceutike në Gjermani (vfa) për DW. “Ne mendojmë se vaksinimet mund të fillojnë pak a shumë në të njëjtën kohë në disa vende.”

Marrë nga DW

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi en bote koronavirusi en bote

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 23 Qershor 2020, 15:14

VIDEO/ Ariu i murrmë viziton banorët e Radomirës

KUKËS– Radomira ka pritur një vizitor shumë të rrallë dhe të frikshëm për banorët. Ariu i Murrmë është parë së fundmi në zonën e Radomirës ku ka ngja...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen