LIVE UPDATES
Bota

Kinë-BE: Marrëveshje me kleçka dhe pikëpyetje

31 Dhjetor 2020, 09:14 Nga DOSJA
Kinë-BE: Marrëveshje me kleçka dhe pikëpyetje

BRUKSEL– Tani marrëveshja është konfirmuar edhe nga pala zyrtare. Bashkimi Europian (BE) dhe Kina pas shtatë vjet negociatash të vështira ranë dakord për një marrëveshje investimesh. „Sot ne kemi përmbyllur parimisht bisedimet me Kinën”, bëri të ditur presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në twitter. Përpara se të komunikonte këtë ajo ishte lidhur në një video-konferencë (30.12) me presidentin e Kinës dhe kreun e partisë  Xi Jinping, presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron e kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel. Qysh një ditë më parë nga qarqet e BE-së kishin dalë sinjale, se do të arrihet një ujdi për marrëveshjen me një emërtim të ndërlikuar “Comprehensive Agreement on Investment” (CAI). Kjo marrëveshje investimesh është deri tani vetëm një marrëveshje politike, por që përmban mjaft potencial shpërthyes ekonomik.

Kushte jo të barabarta

Ndryshe nga marrëveshja për tregtinë e lirë, në marrëveshjen e investimeve nuk bëhet fjalë për dogana, por për aksesin reciprok në tregje. Shoqata Federale e Industrisë Gjermane (BDI) e vlerësoi marrëveshjen, por paralajmëroi që të mos ketë prishshmëri të mëdha prej saj. Edhe me një marrëveshje të tillë investitorët „nuk përfitojnë një akses vërtetë të lirë në tregun e Kinës”.

Ndërsa Shoqata e Tregtisë me Jashtë, BGA, e cilësoi marrëveshjen si „lajmi i mirë” i fundvitit. „Me kohë do të duhej të ishte shmangur asimetria e aksesit në tregje për investimet mes BE-së dhe Kinës”, deklaroi preisidenti i BGA Anton Börner.

Jürgen Matthes nga Instituti i Ekonomisë gjermane në Këln, tërheq vëmendjen, se: „Pozicioni fillestar nuk është i barabartë. Tregu i Kinës është shumë më i mbyllur, ndërsa në Europë kushdo mund të investojë i lirë. Ndaj qysh në krye të herës ishte e qartë, që Kina do të duhej të bënte më shumë lëshime se sa BE-ja, e kjo nuk mund të kremtohet tani si ndonjë sukses i veçantë”, i tha Börner, Deutsche Welle-s.

Në disa sektorë firmat europiane për filiale të tyre në Republikën Popullore të Kinës duhet të  krijojnë një Joint Venture me një partner kinez e kësisoj të ndajnë me të edhe sekretet e biznesit të tyre. “Deri tani Kina në shumë sektorë ka bërë shumë premtime, por nuk e ka përmirësuar në praktikë as aksesin për firmat europiane dhe as mbrojtjen e pasurisë intelektuale – mbetet të shihet, nëse kjo marrëveshje tani do të përmbajë më shumë se sa vetëm premtime boshe”, thotë Matthes.

Ende jo e vulosur përfundimisht

Deri tani informacionet që dihen janë të vakëta. Nga qarqet e BE-së thuhet, se BE tani do të ketë akses të përmirësuar në tregun kinez me 1.4 miliardë banorë. Këtu bëjnë pjesë edhe sektorët si energjia, shëndetësia, automjetet dhe ofertat cloud.

Për të ndaluar vjedhjen e pasurisë intelektuale, krahas rregullave të qarta për herë të parë do të ketë edhe norma për sjelljen e sipërmarrjeve shtetërore kineze dhe më shumë transparencë tek subvencionet.

Këto bisedime përkohësisht ishin bllokuar për shkak të rasteve të punës së detyruar në Kinë. Problemet duket tashmë të jenë kapërcyer. Kina ka premtuar, se „do të bëjë përpjekje të vazhdueshme dhe konseguente” për ratifikimin e konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO. Krahas kësaj BE-ja do të zhvillojë në mënyrë autonome instrumenta në luftën kundër punës së detyruar.

Rezultatet e bisedimeve janë ndër më ambiciozet, që ka arritur ndonjëherë Kina me një vend të tretë, thuhet në qarqet e BE-së. Megjithatë është ende e paqartë, se çfarë ka qenë e gatshme të japë BE në këmbim. Sipas qarqeve në BE p.sh. çështja e rrjetit 5G nga prodhuesi kinez Huawei ishte përjashtuar nga bisedimet.

Krisje me SHBA?

Për Angela Merkel-in marrëveshja e investimeve ishte një sukses. Sepse pikërisht ajo ishte angazhuar vazhdimisht për këtë dhe e kishte vënë si qëllim të presidencës gjermane në BE, që përfundon më 31 dhjetor. Pikërisht në këtë sfond ka dhe një ndrojtje mos ndoshta kjo ujdi është arritur disi me nxitim tani. Kritikët tërheqin vëmendjen për garanci të mangëta prej Kinës lidhur me kodin e punës. Eurodeputeti ekologjist Bütikofer  i tha Radios Kombëtare Gjermane, DLF, se Komisioni i BE-së lidhur me këtë çështje është kënaqur prej fjalëve në erë. Po ashtu nuk është parashikuar mundësia e sanksioneve.

Ekspertët e marrëdhënieve transatlantike vërejnë, që me këtë marrëveshje BE-ja mund të krisë raportet me SHBA-në. Atje ndërkohë presidenti i ardhshëm Joe Biden është duke përpiluar strategjinë e tij ndaj Kinës. Këshilltari i tij i sigurisë marrëveshjen BE-Kinë e komentoi në twitter, se administrata amerikane „do t’i përshëndeste konsultimet e shpejta me partnerët europiane për shqetësimet tona të përbashkëta lidhur me praktikat ekonomike të Kinës”. Kjo do të thotë: SHBA tani mund të jetë e pakënaqur nga nxitimi i BE-së.

Sidoqoftë edhe pas ujdisë politike të arritur parimisht, kjo marrëveshje ka ende nevojë të sqarohet, mësohet nga qarqet e BE-së. Ajo do të duhet më tej të ratifikohet. Pra ka ende kohë për rrahje të mendimeve politike, lojëra pushteti dhe një debat publik./marrë nga DW

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marreveshja be kine marreveshja be kine

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit