LIVE UPDATES
Bota

Senatori McConnell përjashton mundësinë e miratimit të pagesave prej 2 mijë dollarësh

31 Dhjetor 2020, 07:50 Nga DOSJA
Senatori McConnell përjashton mundësinë e miratimit të

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell tha të mërkurën se një projekt-ligj demokrat për të rritur pagesat e ndihmës për koronavirusin në 2,000 dollarë nga 600 dollarë nuk kishte gjasa të kalonte në Senat së shpejti, duke eliminuar pothuajse me siguri shanset për sukses të një përpjekjeje për të rritur ndihmën, e cila u përkrah nga Presidenti Donald Trump.

Senatori McConnell tha në sallën e Senatit se një projekt-ligj i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, që synonte të përmbushte kërkesën e zotit Trump për pagesa më të mëdha, “nuk ka asnjë shans realist për t’u miratuar së shpejti në Senat.”

Senatori Republikan John Cornyn u tha gazetarëve se ai mendonte se nuk kishte gjasa që Kongresi të vepronte për të rritur shumën e ndihmës duke pasur parasysh komentet e zotit McConnell.

I pyetur nëse ai priste që republikanët të përballeshin me një kundërpërgjigje politike, zotit Cornyn tha “jo”, duke shtuar se Kongresi kishte miratuar tashmë triliona dollarë në ndihma për ekonominë e goditur nga pandemia.

Presidenti Trump ushtroi trysni ndaj republikanëve për të mbështetur pagesa më të mëdha stimujsh për COVID-19 për amerikanët në vështirësi, duke shkruar vazhdimisht në Twitter gjatë ditëve të fundit. “2000 dollarë sa më shpejt!” kishte shkruar ai në Twitter të mërkurën herët.

Tensionet brenda partisë mbi përpjekjen për të rritur pagesat nga 600 dollarë të miratuara tashmë nga Kongresi u përkeqësuan nga një përplasje e dytë mbi një përpjekje në Kongres për të hedhur poshtë një veto të zotit Trump për një projekt-ligj të mbrojtjes.

Senati i kontrolluar nga Republikanët ishte gati të ndërmerrte një hap më shumë drejt një veprimi që do të ishte anulimi i parë i një vetoje për gati katër vitet e mandatit të presidentit Trump, me një votim procedurial të mërkurën.

Me një Kongres të ri dalë nga zgjedhjet e nëntorit, që fillon sesionin të dielën, komenti i senatorit McConnell linte të kuptohej se legjislacioni që u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të hënën, thjesht mund të lihej të skadonte.

Zoti McConnell tha se pagesat prej 2,000 dollarësh nuk ishin të përcakuara për një grup të caktuar dhe mund t’u shkonin njerëzve që nuk kanë nevojë për to.

Të martën vonë, udhëheqësi i Senatit prezantoi një projekt-ligj që kombinonte pagesat prej 2,000 dollarësh me dispozita që hiqnin disa mbrojtje ligjore për kompanitë e mediave sociale dhe një kërkesë për të analizuar sigurinë e zgjedhjeve, një çështje e rëndësishme për zotin Trump, i cili pretendon pa prova se mashtrimet në votime ndihmuan demokratin Joe Biden të fitonte ndaj tij në zgjedhjet e nëntorit.

Meqenëse shumica e demokratëve nuk mbështesin dy masat që ai propozon, dukej se lëvizja kishte si synim që të treja këto propozime të mos kishin shanse për t’u miratuar.

Të martën presidenti sulmoi udhëheqësit republikanë si “patetikë”, ndërsa krisjet në marrëdhëniet e tij me udhëheqësit republikanë në Kongres, vijnë tre javë para se presidenti t’i dorëzojë pushtetin zotit Biden më 20 janar.

Republikanët e Kongresit kanë mbështetur përgjithësisht zotin Trump gjatë katër viteve të trazuara, por presidenti është i indinjuar që ata nuk i kanë mbështetur plotësisht pretendimet e tij për mashtrime zgjedhore.

Dhoma e Përfaqësuesve rrëzoi veton e Presidentit Trump për projektligjin e mbrojtjes të hënën. Pas kapërcimit të disa pengesave proceduriale në Senat, një votim përfundimtar mund të mbahet në ditët e e mbetura të kësaj jave.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mitch mcconnell mitch mcconnell

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen