LIVE UPDATES
Aktualitet

Klodiana Lala: Komisari humbi dritën e syve, si përcolli gruan dhe vajzën në varr me fustan të bardhë (RRËFIMI)

6 Dhjetor 2019, 12:54 Nga DOSJA
Klodiana Lala: Komisari humbi dritën e syve, si përcolli gruan dhe

30 sekonda….vetëm 30 sekonda fatale mjaftuan për ta shkatërruar vatrën e ngrohtë familjare të Ajet Meçjas.

Tërmeti i orëve të para të mëngjesit të 26 nëntorit e goditi fort oficerin e policisë. Ai humbi gruan, Rozën, vajzën e vetme Dienën (Diena Karanxha) dhe mbesën e mitur Esielën.

Të hënën që lamë pas, gjashtë ditë pas tragjedisë, që shkaktoi 51 viktima dhe 900 të plagosur, Ajet Meçjan e gjeta mes lotësh, përpara pallatit 6 katësh pranë kryqit të Kuq në Durrës, ku ai banonte me bashkëshorten, godinë, të cilën lëkundjet sizmike e shkatërruan tërësisht. Prej andej ai mundi të dalë i gjallë, por fati i keq deshi që nën rrënoja të mbeteshin tri femrat më të shtrenjta të jetës së tij.

“Përse nuk mbeta dhe unë brenda? – thotë ai. Në bisedë Ajeti rrëfen se Diena pasi ndjeu lëkundjet e para të tërmetit, diku rreth orës 22.30 e telefonoi dhe i tha se do të shkonte të flinte tek prindërit.

“Unë me gruan ishim në një darkë. Diena në mori dhe tha po vij te ju, sepse ndihem më e sigurt”, tregon Ajeti. Ai thotë se e bija Diena, që pas vdekjes së bashkëshortit, Dorit jetonte më të bijën. “Dori ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Piktor i talentuar. Një djalë që e plotësonte Dienen. Ishte dramë e madhe vdekja e tij për ne. Vajza e vuajti shumë humbjen e tij, por kishte nisur pak e nga pak ta merrte veten. Ne ishim gjithmone pranë saj. Unë kam një shtëpi në Kavajë dhe shkoj herë pas here atje. Atë natë pas darkës me Rozin u kthyem dhe u bëmë bashkë”, kujton oficeri.

Ajetin e takova në Durrës para pallatit të shembur në orën 05.10 minuta të mëngjesit të 26 nëntorit. Ishte tërësisht i shokuar. I gjakosur tek gjunjët. Mbi të gjitha i traumatizuar. Ai vendosi të fliste përpara kameras. Kërkonte ndihmë. Donte të ndërhyhej, sa më parë për të shpëtuar të afërmit e tij, dhe çdo person që dergjej nën rrënoja.

“Diena më foli. Më kërkoi ndihmë. E pyeta po vajza si është: më tha e kam në gjoks. Por mamin nuk e shoh, më tha”, kujton mes lotësh Ajeti.

Ai bëri cmos t’iu vijë në ndihmë, por ishte e pamundur, sepse për këtë duheshin mjete, duheshin njerëz të specializuar.

“Përse?, pyet Ajeti. Përse mua? Përse nuk munda ta ndihmoj Dienën, Esielën, Rozin?

Orët në vijim ishin fatale. Diena Karaxha u nxor me shenja jete, pas një operacioni kërkim shpëtimi që zgjati 14 orë. Zjarrfikësit shqiptarë e të huaj shpjeguan se ajo ishte bllokuar te këmbët nga një bllok betoni. Dy orë me parë u nxor e pajetë e bija, Esiela, fryt i dashurisë së saj me Dorin.

Diena nuk ia doli dot. Ajo ndërroi jetë në spital. Ishin momente tragjike për Ajetin. E takova po atë mbrëmje oficerin. Ishte rikthyer pranë pallatit të rrënuar, për të pritur lajme prej andej, se mos bashkëshortja e tij mund t’ia dilte. Ende nuk e dinte që Diena kishte ndërruar jetë. Vajtonte për mbesën. Lajmin e kobshëm do ta mësonte pak më vonë.

Të nesërmen, ai më tregon se kërkoi fustanet e nusërisë për t’i përcjellë të dyja me të bardha. Por, gjashtë ditë pas tragjedisë, Ajeti bën shumë pyetje, që një ditë e duan një përgjigje. Jo thjesht e vetëm për të qetësuar zemrën e trazuar të komisarit, por sepse nëse dikush ka një përgjegjësi, sado e vogël qoftë, duhet të japë llogari.

Sot të gjithë duan të dine; a u ndërhy në kohë për të shpëtuar Esielën, mbesën e 8-vjeçare, të oficerit, të bijën Dienën dhe bashkëshorten Roza? Po për Klement Çupin a erdhi në kohë ndihma? Po për Saimir Grekun? Po për Dionis e Dionisa Lalën, binjakët që u gjetën të pajetë në gjirin e nënës së tyre Marjeta? A mund të ishte shpëtuar Emilio Lala e motra Amelia, kushërira e tyre, Grisilda? A mund të ishte shpëtuar dhe Roled Vata apo Aderina Kabili? Po Stela dhe i fejuari i saj, Almir Cara? Lista është e gjatë. Për fat të keq, shumë lot, shumë dhimbje.

Por përtej humbjes së madhe të jetëve njerëzore, shkatërrimit të qindra banesave, lëkundjet sizmike nxorrën në pah shumë probleme. Probleme që ne i kemi patur përditë para syve, por kemi heshtur.

Askush nuk pyeti më parë, se si është e mundur që ushtria shqiptare s’ka as mjetet minimale për të ndërmarrë një operacion kërkim shpëtimi? Cilit ushtar mund ti kërkojmë sot llogari, kur i duhet të rrëmojë me thonj? Kur kërkon levë apo çekan nga banorët rreth e rrotull banesave të rrënuara? Cilit zjarrfikës ti hakërrehem, kur pashë sesi Nadir Kapaj luftoi orë të tëra për të shpëtuar Ramë Lalën, i vetmi i mbijetuar nga 9 pjesëtarët e familjes. Po me ndërtimet çfarë ndodhi në 29 vite? Kush i dha lejet? Përse nuk u zbatuan ato? Me çfarë cilësie u ndërtua?

Për të gjitha këto pyetje duhet një përgjigje nga drejtësia e reformuar. Se nëse kjo nuk ndodh atëherë, jo vetëm zemra e Ajetit, nuk do të gjejë qetësi, por vritet shpresa e të gjithëve.

Tërmeti, nuk parashikohet. Ai mund të vrasë sic ndodhi. Por pas tragjedisë, duhet të flasim dhe të pranojmë se zyrtarët e korruptuar dhe ndërtuesit e pangopur abuzuan. U ndërtua pa kriter. Në çdo centimetër tokë. Pa u pyetur specialistët e fushës. E inatosën Natyrën. Vetëm kur abuzuesit, kushdo qofshin ato, me apo pa pushtet, të mbajnë përgjegjësi para ligjit, atëhere zemrat e familjarëve, do të gjejnë qetësi. E nga rindërtimi mund të shohim një Shqipëri ndryshe.

Ajeti me tregon, se u rikthye tek pallati, sepse dhimbja po e mbyt e duke e parë nga afër atë vendrrënojë, i duket sikur i zgjohen kujtime. E ka krejt të pamundur të pranojë se ka humbur familjen. I biri Maroldi, që i qëndron pranë që prej momentit që mbërriti nga Italia, i ka kërkuar oficerit të udhëtojnë baahkë për të qëndruar përtej adriatikut. Por Ajetit, kjo i duhet tradhti, ndaj tri grave të zemrës. Thotë se nuk mundet t’iu kthejë shpinën Rozës, Dienës dhe Esielës.

Pranë pallatit të vdekjes, u rikthyen edhe familjarët e Eduart Reçit, i cili për fat të keq, nuk mundi t’i mbijetonte tragjedisë, bashkë me gruan Dolorën e dy fëmijët, Kristi (studentja ekselente e mjekësisë) e Klausi. Në përkujtim të tyre, u vunë në rrënoja tufa me lule dhe u ndezën qirinj. Ata nuk flasin. Por në sy, e shprehin dhimbjen e madhe.
Oficeri u përqafua me ta. Më përqafoi dhe mua. Me rodhën lotët, kur me falenderoi. Ai nuk harroi të falenderonte të gjithë kolegët e mi të terrenit. Ndjeva që ishte përqafimi i një babai me zemër të plagosur. Mua, asnjëherë s’më kanë munguar përqafimet atërore, por ai i KOMISAR Ajetit, ishte krejt ndryshe.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ajet mecja diena karanxha diena meçaj karanxha tragjedia e 26 nentorit 2019 ajet mecja diena karanxha diena meçaj karanxha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 12:23

Kukës- Në pikën kufitare të Morinës është arrestuar një 29-vjeçar me iniciale R.N,  pasi rezulton i shpallur në kërkim nga Italia. Ai është shpallur në k...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet