LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kohë Kovidiane”/ Tritan Kalo-qytetarëve: Mirëbesimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë, ata “brekëgrisurit” nuk

27 Shkurt 2021, 09:32 Nga DOSJA
“Kohë Kovidiane”/ Tritan Kalo-qytetarëve: Mirëbesimi

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen bashkë me bluzat të bardha dhe që të mos lejojnë të manipulohen nga politikanët. Në një status në rrjetet sociale Kalo shkruan se politikanët janë po ata ‘brekëgrisurit’ e djeshëm dhe nuk ndryshojnë as pas zgjedhjeve.

Ai shton se politikanët ndërrojnë partitë njësoj siç ndërrojnë dashnoret, ndërsa bashkimi mes mjekëve dhe qytetarëve nuk duhet të ndikohet prej tyre.

Shkrimi i plotë i Kalos:

Kohë Kovidiane….27.02.2021….Prag Marsi dhe fillim PRANVERE….Dielli dhe ngrohtësia e kësaj stine uroj dhe shpresoj, të ndrijë dhe të ngrohë mëndjen dhe zemrën e gjithkujt nga NE….OPTIMIZMI dhe PËRPJEKJET për JETËN duhet të prevalojnë mbi jetëlëndimin dhe jetëmarrjen e shkaktuar nga infeksioni i “flamës” nga Sars-Cov2/Covid-19….KURRË nuku mundet të shuhet DRITA në fundin e tynelit të përpjekjeve tona në përballjen me PANDEMINË….Njerëzimi ka kaluar ndër shekujt e ekzistencës së tij shumë e shumë syresh të tillë, por në fund të fundit ka ngadhnjyer dhe u ka mbijetuar atyre….Kolegë, miq, dashamirës dhe bashkëqytetar të Trojeve Arbërore bëni kujdes, luftoni për jetën tuaj dhe të gjithë atyre të cilët gjallojnë pranë jush…..MOS bini në grackën e TOLLOVITJEVE, që POLITIQENËT ju ofrojnë përditë në ekranet televizive, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….Kanë mbi 30 vite që na kanë lënë në harresë si popull, për të ndarë mes vedit pasuritë e pafundme të këtij vendi….KURRË mos mendoni se “ish-brekëgrisurit” e djeshëm, u fisnikëruan pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991, KURRË….

Demokracija në teori por edhe në praktikë na ka ofruar një mjet për të ndryshuar të ardhmen tonë, VOTËN….MOS bini pre e atyre të cilët për interesat e tyre meskine, i ndrojnë Partitë sikundër i ndrojnë edhe “dashnoret” e tyre….ATA/ATO “grinden” qëllimisht në mes të ditës mes vedit, për të na hedhur hi syve për aferat okulte mes tyre gjatë natës….NE, “il poppolo Albanese”, vetëm varfërohemi dhe marim udhën e theqafjes së emigrimit ndërkohë, që ata shtojnë për çdo minutë pasuritë e tundshme dhe të patundëshme….NA TALLIN me vilat e tyre milionëshe kudo, me vanitetin e veshjeve dhe të sjedhjeve të tyre pseudo-aristokratike, me parfumet e tyre erëspikatëse, për të mbuluar “zhulin” e tyre mendor dhe shpirtëror….Na tallin me “altruizmin” e tyre parazgjedhor ndaj halleve tona, KUR këto halle u krijuan në këto 30 vite pikërisht prej tyre….MOS e lini mbrothësimin e jetëve tuaja në duart e “burokratëve diplomatikë”, të këtyre përfaqësues të pseudo-botës demokratike dhe të qytetëruar, sepse ”Berri varet nga këmbët e veta”….UNË pak besoj dhe shpresoj se ata/ato të cilët na i sollën këto kohëra të padëshirueshme, do të ndryshojnë sjedhjen e tyre politike, KURRË….

I PANGINJURI mendërisht, kulturalisht dhe materialisht genetikisht ndërbreza, mbetet i panginjur më së paku për shtatë breza….Kohët kovidiane DUHET të na afrojnë dhe jo të na largojnë nga njëri tjetri….Jo më kot nga lashtësija na vjen mesazhi “Përça dhe sundo!”….Largoni nga mëndja tuaj edhe kontributin jo dobiprurës të militantëve e servilëve partiakë….Gjithologët dhe anal-istët në çdo fushë të jetës sonë, i shërbejnë me përparësi interesave të tyre dhe jo interesave tona…Ndjej keqardhje për këdo që qëllimtazi konfondon rolin real të Komitetit të ekspertëve në menaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….KY Komitet ka ROL vetëm këshillimor për mundësinë e mirë-menaxhimit të kësaj “flame mbarëbotërore”….Kontributi i gjithkujt në të, përfshirë edhe mua, bëhet mbi baza vullnetare….Nuku vendoset asgjë nga ky Komitet, vetëm bëhen sugjerime…QËLLIMTAZI luhet me termin “Komiteti i ekspertëve vendosi”….Komiteti NUKU është një organizëm ekzekutiv, një Qeveri e dytë dhe pas këtij termi fshihet si Qeverija po ashtu edhe ata/ato, që në vënd të japin kontributin e tyre direkt me ne mjekët, infermierët, sanitaret, imazhëristët, farmacistët e “vijës së parë” dhe mjekëve të familjes e personelit të shërbimit ambulator, në mbarëvajtjen e Pandemisë dhe në luftën për jetëshpëtimin e atyre të prekurve nga infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, QËLLIMTAZI bëjnë atë që nuku duhet të bëjnë apo thonë…Bashkimi mes vedit duhet të pravalojë dhe jo të pravlojnë nteresat mediokre karieriste apo militanteske….Njëkohësisht nuku e mirëkuptoj rolin

pedagogjik” të kolegëve, të cilët për t’i mundësuar vetes dhe familjeve të tyre një jetë më të mbrothtë, ju larguan detyrimeve morale dhe profesionale ndaj vendit…Kemi mbetur me më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe më gjërë…NËSE e keni të pamundur të vini dhe të kontribuoni në përballjen e kësaj pandemije në Shqipëri, më së paku mos gjykoni apo pengoni punën tonë….NUKU shoh ndonjë shëmbull të thuktë frymëzues, që të na vijë nga vëndet ku ju frymoni dhe kontribuoni profesionalisht…Heshtja në këto raste është flori mirësjedhje, deontologjie dhe profesionalizmi…Mirëkuptimi dhe Mirëbesimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë…TOGETHER FOREVER!!!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo tritan kalo

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Shkurt 2021, 06:17

Mali i Zi: Kriza e Coronës trazon Tuzin

MALI I ZI- Tuzi, qyteti me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg kryeqendrës Podgoricë është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për opinionin e Mali...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet