Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Ministria e Brendshme: Ejani, rinovoni kartat e identitetit, jemi hapur edhe të shtunën
27 Shkurt 2021, 08:45Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Brendshme u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të shkojnë të aplikojnë për rinovimin e kartave të identitetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministria shkruan se zyrat e tyre janë të hapura edhe sot, që është ditë e shtunë, në mënyrë që të gjithë qytetarët që u ka skaduar karta e identitetit, të shkojnë ta rinovojnë atë.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021. MB dhe DPGJC fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.
Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në Postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SARANDË– Një makinë e llojit “Mercedez Benz”, është shkrumbuar gjatë orëve të natës së kaluar. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, në fshatin Gjashtë. Dos...
GREQI– Greqia ka shtrënguar sërish masat me Shqipërinë. Mësohet se në Pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga data 1 mars, do të lejohen të kalojnë vetëm 400 qy...
MALI I ZI- Tuzi, qyteti me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg kryeqendrës Podgoricë është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për opinionin e Mali...
KUKËS– Gjendet një predhë në Kukës. Dosja.al ka mësuar se predha është gjetur pranë Divizionit Ushtarak në qytetin e Kukësit. Predha është gjetur pra...
DashiPërballuni me jetën me më shumë entuziazëm, mos u shkurajoni nga vështirësitë që duhet të hasni në këtë periudhë. Së shpejti do të shpërbleheni për të gjit...
TIRANË – Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku ka thënë është ende herët për të folur për një ulje të rast...