LIVE UPDATES
Bota

Komentojnë ekspertët: Tërheqje nga Afganistani para Krishtlindjes?

9 Tetor 2020, 18:08 Nga DOSJA
Komentojnë ekspertët: Tërheqje nga Afganistani para

Pas komentit në Twitter të Presidentit Donald Trump se të gjitha forcat e SHBA duhet të kthehen në atdhe nga Afganistani para fundit të vitit, zyrtarët e mbrojtjes të ngarkuar me ekzekutimin e tërheqjes, kanë heshtur.

Afati i ri i Presidentit Trump ishte shumë më herët sesa ai i paraqitur nga administrata e tij pak orë më parë dhe ekspertët ushtarakë kanë ngritur shqetësime për pasojat e një lëvizjeje të tillë.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper nuk pranoi të enjten asnjë pyetje nga gazetarët. Pentagoni u tha atyre t’i drejtoheshin për pyetje Shtëpisë së Bardhë pas komentit të Presidentit Trump për Afganistanin, i cili tronditi Departamentin e Mbrojtjes.

Disa orë pasi këshilltari i sigurimit kombëtar i zotit Trump tha se deri në fillim të vitit 2021, SHBA do të ulnin numrin e trupave në Afganistan nga rreth 5,000 në 2,500, presidenti shkroi në Twitter:

“Numri i vogël i mbetur i burrave dhe grave tona trime që shërbejnë në Afganistan duhet të jenë në shtëpi deri në Krishtlindje!”

Një zyrtar ushtarak, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Zërit të Amerikës lidhur me komentin e presidentit, se ishte hera e parë që ai dëgjonte për një tëheqje nga Afganistani para fundit të vitit. Ekspertë ushtarakë si Bradley Bowman i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive, e quajtën politikë e gabuar:

“Pse u dashka të tërheqim dy, tre, katër mijë forca nga një vend i botës ku ka më shumë grupe dhe organizata terroriste se në çdo vend tjetër? Kjo është politikë e gabuar, e koordinuar dobët, e zbatuar dobët, dhe është mjaft e qartë pse presidenti po e bën këtë. E bën këtë për qëllime politike para zgjedhjeve,” thotë Bradley Bowman i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive.

Rajoni mes Afganistanit dhe Pakistanit është strehë e të paktën 20 grupeve terroriste, më shumë se kudo tjetër në botë, sipas qeverisë amerikane. Ndërkaq, qeveria afgane vazhdon të luftojë atje kundër kryengritjes talebane.

Për Presidentin Trump, tërheqja nga Afganistani para Krishtlindjes do të përmbushte një premtim fushate.

“Ne do të godasim terroristët që kërcënojnë qytetarët tanë dhe do ta mbajmë Amerikën larg këtyre luftërave qesharake, idiote, të pafund jashtë vendit,” thotë Presidenti Trump.

Talebanët thanë të enjten se e shohin komentin e Presidentit Trump si “një hap pozitiv”. Shumë amerikanë kanë thënë se duan që të gjitha trupat të kthehen nga Afganistani. Një studim i Fondacionit Grupi i Eurasisë, zbulon se shumica e amerikanëve nga të dy partitë politike mbështesin bisedimet e paqes brenda Afganistanit të përkrahura nga administrata e Presidentit Trump.

“Nuk mendoj se mund të tërhiqemi nga Afganistani tani për tani. Kjo do ta fuste vendin në një luftë civile shumë më të ashpër. Vendi do të rrezikohej nga më shumë trazira, paqëndrueshmëri, do të ishte më i përshtatshëm për al-Kaidën ose ISIS-in që të krijonte aty baza, të hidhte rrënjë dhe të planifikonte sulmet e ardhshme,” thotë Michael O’Hanlon i Institutit Brookings.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha të enjten se aleanca ushtarake, e cila ka rreth 12,000 ushtarë në Afganistan, do të koordinojë përpjekjet dhe do të marrë vendime për nivelet e trupave bazuar te kushtet në terren.

“Ne vendosëm të shkojmë në Afganistan së bashku; vendimet për rregullimet e ardhshme do t’i marrim së bashku, dhe, kur të jetë koha e duhur, do të largohemi së bashku”, thotë Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Ekspertët thonë se shpresojnë që përfundimisht të mbizotërojë qasja e bazuar mbi kushtet në terren, për të cilën bën thirrje zoti Stoltenberg dhe komandantët ushtarakë.

“Çdo komandant i përgjithshëm duhet të përqendrohet para së gjithash te siguria për amerikanët. Nëse bëjmë një tërheqje me afate nga Afganistani, kam frikë dhe fatkeqësisht parashikoj se do të na duhet të kthehemi më vonë me më shumë kosto dhe sakrifica,” tha Bradley Bowman i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota doland trump forcat ushtarake amerikane ne afganistan terheqja e trupave nga afganistani doland trump forcat ushtarake amerikane ne afganistan terheqja e trupave nga afganistani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet