"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
VIDEO-Komisioni i Shëndetësisë/ Vokshi përplaset me nënkryetaren dhe anëtarët, akuzat për Manastirliun
5 Tetor 2021, 11:34Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë është zhvilluar ditën e sotme, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, me prezencën e deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Për 2 orë, Komisioni miratoi kalendarin e punës deri me datë 15 tetor. Marrëveshja me Pfizer, ishte projektligji i cili u diskutua ditën e sotme në Komision, duke ngritur shumë akuza dhe debate të forta mes anëtarëve.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi publikoi gjatë mbledhjes të dhënat që sipas saj tregojnë se qeveria mashtron për vaksinimin. Sipas Vokshit, nuk mund të quhet sukses pasi vetëm 28.8% e popullatës është vaksinuar, duke shtuar më tej se shpenzimet dhe vëmendja për shëndetësinë janë në nivelin më të ulët pasi qeveria e ka patur vëmendjen tek krimi zgjedhor dhe vjedhja e votës, çështja e së cilës ndodhet në SPAK.
Debate gjatë mbledhjes kishte debate mes Vokshit dhe nënkryetares së Komisionit të Partisë Socialiste, Klodiana Spahiut mirëpo dhe me deputetin Ilir Metajn.
Në Komision ishte dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të Komisionit për ecurinë e proçesit të vaksinimit. Ajo u përball me akuzat e Vokshit e cila tha se vaksinimi në total i popullsisë është rreth 25% e se vendi është i parafundit në rajon dhe shumë poshtë mesatares botërore. Kryetarja e Komisionit i kërkoi Manastirliut që të japë dorëheqjen nga posti i saj.
Në fund të Komisionit, Kryetarja Vokshi u shpreh se janë pro marrëveshjes së vaksinimit, pro informimit dhe vaksinimit të informuar. Të gjithë anëtarët ishin pro aktit normativ, duke u miratuar marrëveshjen me Pfizer e duke ia dërguar çështjen Komisionit të Ligjeve.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Komisioni i Shëndetësisë është shoqëruar ditën e sotme me debate të shumta. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi debatoi me anëtarin e Parti...
TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, publikoi ditën e sotme të dhënat që sipas saj tregojnë se qeveria mashtron për vaksini...
TIRANË– Dy politikanë, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, do të shpallen së shpejti persona non grata nga...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, Ambasadorin Arno Riedel si dhe me përfaqësues ...
TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka pritur në takim ditën e sotme homologen e saj suedeze Ann Linde, e cila është njëkohësisht edhe kryetarja...
TIRANË– Ministrja suedeze për Punët e Jashtme Ann Linde mbërrin sot në Shqipëri, si kryetare e radhës e OSBE-së. Mësohet se Linde do të Zhvillojë sot...