LIVE UPDATES
Aktualitet

Komiteti nuk dha detaje! Policia SQARON: Muzika s’lejohet në clube pas orës 23:00

6 Mars 2022, 06:43 Nga DOSJA
Komiteti nuk dha detaje! Policia SQARON: Muzika s’lejohet në clube

TIRANË– Nëse muzika do të lejohej në clube dhe lounge pas orës 23:00 u kthye në pikëpyetje për qytetarët shqiptarë dhe menaxherët e këtyre aktiviteteve. Policia e Shtetit ka bërë një sqarim lidhur me lirimin e masave anti-COVID nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dy ditë më parë.

Policia sqaron se nga Komitetit Teknik i Ekspertëve nuk janë hequr kufizimet për disa masa, të cilat janë bërë publike më parë nga ana e këtij institucioni. Do të mbetet ende në fuqi masa që në Klubet e natës, diskot, lounge-baret dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre në mjedise të mbyllura apo të hapura, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura pas orës 23:00. Po ashtu, policia shton se edhe muzika do të jetë e ndaluar në këto aktivitete. Aktivitetet si bare, restorante, fast-food-e dhe lokale mund të ofrojnë shërbim pa kufizim kohor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mbi kuptimin dhe zbatimin e masave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, në datën 02.03.2022, lidhur me pandeminë Covid-19.Policia e Shtetit, si institucioni përgjegjës për zbatimin e masave të parashikuara në Aktin Normativ, që lidhen me pandeminë, sqaron edhe një herë opinionin publik, për kuptimin dhe zbatimin e drejtë të masave të vendosura në datën 02.03.2022, nga Komiteti Teknik iEkspertëve, në lidhje me pandeminë.Sipas këtyre vendimeve dhe akteve të miratuara nga MSHMS, janë hequr kufizimet dhe lejohen:1. Aktiviteti në bare, restorante, fast food-e dhe lokale, në zbatim të Urdhrit nr. 155, datë 02.03.2022 të MSHMS “Për shfuqizimin e Urdhrit nr.100, datë 10.02.2021 “Për kufizimin e aktiviteteve të bareve, restoranteve, fast food-eve dhe lokaleve”, i ndryshuar. Ky urdhër ka shfuqizuar kufizimin dhe lejon ushtrimin e aktivitetit në bare, restorante, fast food-e dhe lokale, si dhe ofrimin e shërbimit për klientët në të gjithë vendin, pa kufizim kohor.2. Lëvizja e popullatës në të gjithë vendin, në zbatim të Urdhrit nr.32/3, datë 02.03.2022 MSHMS “Për shfuqizimin e Urdhrit nr.99, datë 10.02.2022 “Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit”, i ndryshuar. Ky urdhër ka shfuqizuar kufizimin dhe lejon lëvizjen e shtetasve pa asnjë kufizim kohor, në të gjithë vendin.Nga Komitetit Teknik i Ekspertëve nuk janë hequr kufizimet për disa masa, të cilat janë bërë publike më parë nga ana e këtij institucioni.Për shkak të sensibilitetit dhe të interesimit të subjekteve që ushtrojnë këto aktivitete, si dhe me qëllim zbatimin e ligjit nga pronarët e tyrdhe nga strukturat e Policisë së Shtetit, sqarojmë se janë akoma në fuqi edhe këto dy masa:1. Klubet e natës, diskot, lounge-baret dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre në mjedise të mbyllura apo të hapura, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Ky detyrim është përcaktuar në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, i ndryshuar, me Aktin Normativ Nr. 30, datë 20.07.2020 në pikën 7/1, të nenit 1 të tij.2. Muzika ndalohet në çdo mjedis shërbimi pas orës 23:00. Ky rregull është përcaktuar në Urdhrin e Ministrit të Brendshëm nr. 284, datë 19.07.2021 “Për caktimin e orarit të ndalimit të muzikës”, në bazë të kompetencës që i ka dhënë në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 të ndryshuar me Aktin Normativ Nr. 23, datë 26.05.2021, në germën “a” të nenit 1 të të cilit përcaktohet se: “Orari i ndalimit të muzikës në mjediset e shërbimit përcaktohet rast pas rasti me urdhër të Ministrit të Brendshëm, pas rekomandimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi”. Policia e Shtetit siguron opinionin publik dhe në veçanti subjektet e interesuara, se ka marrë të gjitha masat për zbatimin e detyrimeve ligjore në këtë drejtim.Duke falënderuar për mirëkuptimin, veçanërisht përfaqësuesit e subjekteve që ushtrojnë këto aktivitete, Policia e Shtetit kërkon zbatimin me përpikëri të masave sipas akteve në fuqi që lidhen me pandeminë. Për çdo ndryshim të akteve të mësipërme, do të ketë komunikime të tjera.DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETITTiranë, më 05.03.2022

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi dy ditë më parë të heqë orën policore si dhe vendosi që të rekamondojë vaksinimin e fëmijëve duke nisur nga mosha 12 vjeç. Ndryshimi i masave u vendos në një mbledhje të zhvilluar, ndërkohë në fuqi është lënë paraqitja e pasaportës së vaksinimit, ose testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në Shqipëri, me përjashtim të fëmijëve deri në 6 vjeç.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet hiqen masat anti-covid masat anti covid ne shqiperi muzike ne bare policia hiqen masat anti-covid masat anti covid ne shqiperi muzike ne bare policia

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen