LIVE UPDATES
Ekonomi

Komuniteti LGBT kërkon me ligj të gëzojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve në Shqipëri

27 Tetor 2020, 14:47 Nga DOSJA
Komuniteti LGBT kërkon me ligj të gëzojnë të

TIRANË- E. C e kishte të vështirë ta pranonte se nuk ishte si vëllai dhe shokët e tij. Ai ishte rritur në një familje tradicionale shqiptare, në një qytezë në jug të vendit. Babai i tij ishte kryefamiljar  me rregulla të forta dhe i dhënë pas familjes, ndërsa nëna ishte një mësuese, e përkushtuar po ashtu shumë pas familjes dhe dy djemve të saj.

Gjatë adoleshencës së tij, por edhe në rininë e hershme, E. krijoi disa lidhje intime me vajza të moshës së  tij. Por emocionalisht ai nuk u tërhoq kurrë nga gjinia e kundërt.

Kur ishte 20 vjeçe ai u zhvendos në Tiranë ku filloi studimet e larta e njëkohësisht krijoi një lidhje intime me një vajzë një vit më të vogël . Marrëdhënia e tyre zgjati rreth një vit e gjysmë, megjithëse provuan edhe të bashkëjetojnë . Por në fund, ashtu si çdo lidhje paraardhëse edhe ky raport i E. me vajzën përfundoi.

“Më dukej sikur isha në kurth dhe po tradhëtoja veten çdo ditë që kalonte. Ka qenë një periudhë tepër e vështirë për mua.”, – shprehet E., për gazetën “Si”, teksa kujton atë periudhë të jetës së tij.

Tashmë, ai është një homoseksual i deklaruar dhe prej disa vitesh bashkëjeton me të dashurin e tij nga Hollanda, me të cilin ka dëshirë të martohet dhe të krijojë familje.

“Për mua ishte e vështirë ta pranoja që isha ndryshe. Tmerri më i madh ishte kur mendoja reagimin e prindërve dhe të vëllait. Kalova vite të tëra, duke u përpjekur të bëhesha ai që nuk isha”,- vijon ai.

Të pranonte veten nuk ishte fare e thjeshtë. Por njohja me të J.S., të dashurin e tij akutal bëri që më në fund ai të shfaqet për atë që është.

J. ndodhej në Shqipëri për arsye biznesi dhe pasi u njoh me të, vetëm disa muaj më vonë, që të dy vendosën të largoheshin drejt Hollandës, ku jetojnë edhe sot.

“Për familjen time ishte e vështirë ta pranonin diçka të tillë. Madje, unë kurrë nuk ia kam pohuar këtë gjë drejtpërdrejt. E prezantova J. me mamin tim si shok dhe mik timin e më pas gjërat ndoqën rrjedhën e tyre. Sigurisht, për ta ka qenë shumë e vështirë.”, vëren E.

Sot, ata planifikojnë të martohen me njëri-tjetrin dhe  duan të kenë edhe një fëmijë.

Të njëjtën dëshirë për të birësuar fëmijë ka edhe Z.F dhe F.L një çift grash homoseksuale, të cilat jetojnë në Shqipëri. Ligji shqiptar nuk e lejon birësimin nga çiftet LGBT.

“Do të donim të krijonim familjen tonë dhe të kishim edhe fëmijë. Megjithatë, për momentin e kemi të pamundur diçka të tillë në Shqipëri”,- shprehen ato.

Duke pasur parasysh këto kërkesa  ambasada PINK kërkon zyrtarisht, që edhe personat LGBTI në Shqipëri të gëzojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve.

“ Nisur nga propozimet që Ministria e Drejtësisë ka paraqitur për konsultim së fundi për disa ndryshime dhe përmirësime në ligjin për birësimet dhe në Kodin e Familjes, Ambasada PINK kërkoi që ndryshimet e propozuara të eleminojnë diskriminimin e hapur që iu bëhet personave LGBTI, si në Ligjin e Birësimeve ashtu edhe në Kodin e Familjes.”- shprehen përfaqësues të kësaj ambasade.

Sipas tyre, pavarësisht kërkesave të brendshme dhe presionit ndërkombëtar që Shqipëria të garantojë barazinë në martesë dhe përgjegjësitë që vijnë me të, vendi ynë “vijon t’i diskriminojë  duke mos u  njohur ligjërisht marrëdhëniet apo familjet e tyre, për t’u kujdesur për fëmijët e tyre apo për të birësuar”.

Sot në Europë 26 Shtete njohin barazinë në martesë dhe bashkëjetesë: 14 shtete zyrtarisht njohin barazinë në martesën civile në seks të njëjtë dhe 12 të tjera njohin bashkëjetesën civile.

Ministria e Dejtësisë prej disa javësh ka hapur procesin e konsultimit publik për dy ligje të rëndësishme që kanë të bëjën me familjen, atë të birësimit të fëmijëve dhe vetë kodin e familjes. Ambasada PINK thotë se gjatë takimit të fundit konsultues që u zhvillua midis përfaqësuesve të ministrive dhe OSHC-ve, Ambasada PINK paraqiti publikisht kërkesën e saj për eleminimin e të gjitha barrierave apo edhe atrificave ligjore, që ligji shqiptar vijon të mbajë vetëm ndaj personave LGBTI. / Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale komuniteti lgbt komuniteti lgbt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj