LIVE UPDATES
Ekonomi

Koncesioni i Rrugës së Kombit, deri në fund të 2019-të u realizuan vetëm 48% e punimeve të ndërtimit

23 Tetor 2020, 10:29 Nga DOSJA
Koncesioni i Rrugës së Kombit, deri në fund të 2019-të

SHQIPËRI- Të ardhurat e Albanian Highway Concession, që menaxhon me koncesion rrugën e Kombit, për vitin 2019 ishin 10 për qind më të larta se projeksioni.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, drejtorisë që monitoron kontratat koncensionare, të ardhurat e realizuara nga tarifat e përdoruesve të rrugës janë realizuar në më shumë se 1,4 miliardë lekë ose 10 për qind më e lartë se sa vlera e projektuar vjetore. Në total, kompania arkëtoi 2 miliardë lekë më 2019, nga të cilat 570 milionë lekë ishin subvencione nga buxheti i shtetit.

Kontrata e koncensionit në rrugën e Kombit nisi të zbatohej në vitin 2017 për një afat 30 vjet. Në bazë të kontratës do të investohet nga koncensionari 5,3 miliardë lekë. Vlera e investimit pritet të mbulohet me arkëtimet që kompania ka realizuar që nga fillimi i aktivitetit deri në fund të këtij viti.

Ministria e Financave bëri të ditur se, aktualisht projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit. Ndërtimi për këtë projekt pritet të realizohet në katër vite (deri në vitin 2022). Realizimi i punimeve të ndërtimit në mënyrë progresive, për vitin 2018 ka qenë 20 për qind. Theksohet në raport se, për shkak të protestave kundër pagesës së tarifës së kalimit për përdorim të rrugës, të cilat çuan në shkatërrimin e sheshit të Pagesës (Toll Plaza) ky shesh doli për 6 muaj jashtë funksionit.

Deri në fund të vitit 2019 janë realizuar 48 për qind e vlerës së përgjithshme të punimeve të ndërtimit, në mënyrë progresive.

Aktualisht shoqëria koncesionare vazhdon të realizojë punimet e mirëmbajtjes së autostradës, ka përmirësuar nivelin e sigurisë në Tunelin e Thirrës dhe ka rehabilituar elementë të autostradës, thuhet në raport.

Për vitin 2018, vlera e investimit e realizuar ka rezultuar rreth 17 për qind e vlerës së përgjithshme së investimit.

Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot-Morinë për autoveturat është 5 euro. Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh. Ndërsa për kamionët kjo pagesë është 22 euro.

Në vitin 2018, për shkak të kundërshtimeve mbi tarifën e rrugës nga përdoruesit e rrugës si dhe nga banorët e qytetit të Kukësit, Sheshi i Pagesës (Toll Plaza) qëndroi për 6 muaj jashtë funksionit. Megjithatë, për muajt operativ të ardhurat ishin më të larta se ato të parashikuara. Por Ministria e Financave thotë se, nga rakordimi vjetor për vitin 2018 raportohet se niveli i të ardhurave faktike ka rezultuar më i lartë se minimumi i të ardhurave të garantuara nga trafiku, si rrjedhojë në bazë të kontratës nga ky suficit i të ardhurave të realizuara Autoriteti Kontraktues ka pasur përfitimin duke bërë ndarjen e këtij suficiti me shoqërinë koncesionare në raportin 60 me 40.

Ndryshe nga sa pritej vënia e tarifës nuk e ka ulur qarkullimin në rrugën e Kombit përderisa arkëtimet nga trafiku janë rritur që kur nisi koncesioni. Koncesioni financohet më së shumti nga shqiptarët e Kosovës të cilët nëpërmjet rrugës së Kombit udhëtojnë në Shqipëri për pushime gjatë fundjavave dhe sezonit të verës.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi koncesioni i rrugës së kombit koncesioni i rrugës së kombit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet